Mediumi serb: Manchester Utd refuzoi serbin për shkak se shau nënën shqiptare!

legjenda

Tetova
auto_21660066808.jpg


Arnautoviq

Anglezët nuk lejojnë në mesin e tyre një futbollist që ka bërë sjellje të pahijshme gjatë një ndeshje.
Ai është Marko Arnautoviq.

Mediumi serb, një farë “Kurir”, sot ka shkruar me titull: “Manchester Utd refuzoi serbin për shkak se shau nënën shqiptare!
Tifozët i qitën një kusht drejtuesve: Nëse ai vjen, ne do ta anulojmë sezonin”.
“Edhe pse Manchester United ishte shumë i interesuar që Marko Arnautoviq të veshë fanellën e klubit në periudhën e ardhshme, asgjë nuk do të ketë.


Fajtor për këtë janë tifozët e Manchester United, të cilët i kanë bërë shumë presion administratës për të mos sjellë lojtarin e Bologna-s.
Sipas disa burimeve britanike, një numër i madh i tifozëve të United, duke përfshirë edhe ata që janë blerës të biletave të sezonit prej 30 vitesh, i kanë dërguar email klubit duke i kërkuar të braktisin transferimin e lojtarit të kombëtares austriake, në të kundërtën ata do të anulojnë sezonin e tyre”,
shkruan mes të tjera.

Arsyeja nuk janë cilësitë futbollistike të Arnautoviqit, por shpërthimi i tij racist në ndeshjen mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas disa raporteve, ai shau Ezgjan Alioskin dhe Egzon Bejtullai, të cilëve iu shau nënën shqiptare në gjuhën serbe pas golit.
“Edhe pse Arnautoviq kërkoi falje pas ndeshjes duke thënë se nuk është racist dhe se ka shumë miq mes maqedonasve dhe shqiptarëve, mesa duket anglezët nuk e kanë harruar këtë”, shkruan ky medium.https://www.botasot.info/
 
Fut p... e gri sallate, emrin veja Merihat🤣

S'ka lidhje fare qe shau nenen e Alioskit!
Nuk e deshen tifozet sepse eshte futbollist skarso!
 
Top