Arfenilla
Themelues i Forumit
اfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun? Nuk ka mirësi në këtë botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të ngritet tek Allahu.
Vëlla!
Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se mund të mos e kthesh atë mbrapa.
Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botërave.
I pari nuk dëshiron që t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të vdes deshti apo nuk deshti.
I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë.
Mos e kujto vdekjen me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty.
I njejtë me ata në varreza, por dallimi mes jush do të jetë në punë të mira dhe largim nga mëkatët.
Asnjëherë mos thuaj nesër, nesër…! Sa njerëz dimë që nuk e kanë nxënë të nesërmen dhe kanë vdekur pa u penduar.
Përshtati: Valdet Kamber