Mediat norvegjeze: Në qendër të Oslos ka mikropërgjues. Private, mafioze apo shërbime

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mediat norvegjeze: Në qendër të Oslos ka mikropërgjues. Private, mafioze apo shërbime të huaja?


ROMث– Një sistem i sofistikuar përgjimi celularësh, pranë ndërtesave kryesore qeveritare të ekonomisë dhe politikës, është zbuluar në shumë pika të Oslos, në atë që mund të shndërrohet në operacionin më të rëndësishëm të përgjimit të historisë moderne norvegjeze, njoftoi sot gazeta e përditshme norvegjeze ”Aftenposten”, që për dy muaj përdori sisteme të përparuara përgjimi që, edhe pse kanë zbuluar mikropërgjuesit, nuk ka dhënë edne asnjë emër zyrtari përgjegjës.

aa117.jpg

Sistemet e përgjimit ishin vendosur në brendësi të centraleve fals për telefoninë celulare pranë ndërtesave të fuqisë norvegjeze: parlamentit dhe zyrave financiare.

Këto aparate ishin në gjendje ”të thithnin” biseda telefonike në një zonë prej qindra metrash katrorë.

Gazeta përmend zyrën e kryeministrit si edhe shumë zyra qeveritare nën përgjim duke mos harruar të përmendë se në këtë zonë përgjoheshin edhe qytetarë të zakonshëm.

Shërbimi norvegjez i sigurisë, PST, deklaroi se nuk ishte në gjendje të dinte se kush i kishte vënë këta mikropërgjues, por shtoi se nuk përjashtonte asnjë mundësi, nga krimi i organizuar për spiunazh financiar deri te ndërhyrja e një fuqie të huaj.

“Nuk mund t’i them shtetit se kush është autori i kësaj”, deklaroi Arne Chrisitan Haugstoyl i PST-së.

”Por, mund të them se janë disa fuqi të huaja në gjendje ta bëjnë ktë gjë”, theksoi Haugstoyl.

Sido që të jetë, shërbimi norvegjez i sigurisë ka këshilluar qytetarët të mos flasin për tema delikate pranë këtyre ndërtesave, në qendër të kryeqytetit.
BalkanWeb)
 
Titulli: Metropol Fenomeni Ronaldo bën shqiponjën me duar, kosovari: Ja si e binda TI

Une asgje smora vesh :kohe:
 
Titulli: Mediat norvegjeze: Në qendër të Oslos ka mikropërgjues. Private, mafioze apo

Lexo temen jo veq titullin :p se tema flet tjeter gje tjeter na thoshte titulli,tani eshte ne rregull. :D

 
Titulli: Mediat norvegjeze: Në qendër të Oslos ka mikropërgjues. Private, mafioze apo

nuk ka dhënë edne asnjë emër zyrtari përgjegjës.

Artikulli eshte i ndertuar keq Tuane, e meqe lexova dhe tekstin spo e lidhja dot
Mbi te gjitha kur ne hyrje thote 'Rome' nga doli :O
 
Titulli: Mediat norvegjeze: Në qendër të Oslos ka mikropërgjues. Private, mafioze apo

Gazetari/ja do kete pas mendjen ke ''Roma'' kur ka shkruar kete artikull.. Lol tjeter shpjegim si gjej dot. :p



 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top