Mediat italiane/ ‘Shtypje dhe represion, Shqipëria me Ramën po i largohet BE-së’

dangerous

* * * *
Mediat italiane/ ‘Shtypje dhe represion, Shqipëria me Ramën po i largohet BE-së’

edi-rama-opinion-rende.jpg

Mediat italiane e kanë gjithmonë në qendër të tyre, situatën në Shqipëri dhe raportimet për që atë që ndodh në vendin tonë, janë të shumta.
Gazeta italiane ‘Il Giornale’, sot i ka kushtuar një tjetër artikull Shqipërisë dhe situatës ku ndodhet vendi ynë, në rrugën drejt BE-së.

Gazetari Marco Valle, shkruan se qeveria e Tiranës nën drejtimin e Edi Ramës, çdo ditë e më shumë po i largohet Europës së bashkuar. Ai ka marrë në analizë gjestin e fundit të qeverisë Rama, shembjen e Teatrit Kombëtar, që duket se italianëve u dhemb më shumë se shqiptarëve, për shkak se ishte një trashëgimni e një arkitekti mjaft të njohur milanez.

‘Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar për të ndërtuar një qendër tregtare, ishte akti i fundit i Edi Ramës’, shkruan gazeta italiane.

Më poshtë, pjesë nga shkrimi i Gazetës italiane ‘Il Giornale’
‘Çfarë po ndodh në Tiranë? Në agimin e së dielës 17 maj, saktësisht në orën 4.35, buldozerët e bashkisë të mbrojtur nga mbi 1 mijë policë, rrënuan Teatrin Kombëtar në kohë rekord, simbol i një proteste të ashpër, që zgjati 27 muaj.
Paraditen e së njëjtës ditë, një turmë e madhe që kundërshtonte ndalimet e autoriteteve dhe rregulloret antivirus mbushën zemrën e kryeqytetit, zonën pranë sheshit Skëndërbej dhe bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për të protestuar ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Zemërim.
Policia dhunoi vazhdimisht protestuesit dhe arrestoi 64 persona, duke përfshirë Monika Kreymadhi, gruan e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe drejtuese e një partie në opozitë. Bilanci në fund të ditës ishte i rëndë: bomba tymi, gurë, shkopinj dhe disa të shtëna me armë (për fat të mirë) në ajër plus 7 arrestime për ‘shkelje të dhunshme të rendit publik’, ‘tubim të paligjshëm’, ‘shkelje të karantinës’. Dhjetëra persona të plagosur në spitale.
Një e diel e keqe që bëri debatin tashmë të mbinxehur (ose më saktë, përplasjen) midis Ramës dhe kundërshtarëve të tij flaktë dhe, edhe një herë, rigjallëroi sfidën midis vendimmarrësit kryeministër dhe protestuesve të tij të shumtë dhe aspak entuziast ( ta themi butë) nga metodat e tij të ashpra dhe projektet e tij ‘të modernizuara’ të paskrupullta.
Rasti i kompleksit Teatror është emblematik. Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti Giulio Berte e ndërtuar në Milano në 1938 dhe e mbledhur disa muaj më vonë në Tiranë nuk ishte vetëm një nga shembujt e parë të parafabrikatave në histori dhe një nga veprat më interesante të arkitekturës racionaliste në Evropë, por, mbi të gjitha, përbënte një pjesë e rëndësishme e panoramës monumentale të kryeqytetit shqiptar.
E shndërruar në epokën komuniste fillimisht në një gjykatë popullore pastaj në Teatër Kombëtar, pas rënies së regjimit në 1990, ndërtesa ishte kthyer në pritje të restaurimeve.
Duke pasur parasysh vjetërsinë e materialeve origjinale, mirëmbajtjen e dobët në periudhën Enveriste dhe rregullat e reja të sigurisë, të gjithë (ose pothuajse) kërkonin një ristrukturim rrënjësor në përputhje me projektin e Berte-s. Këto ishin vetëm iluzione.
Në vitin 2018, me justifikimin e festimeve në vitin 2020 të 100-vjetorit të kryeqytetit të Tiranës, Rama dhe ‘delfini i tij’ Erion Veliaj, kryetar bashkie vendosën të ndryshojnë qendrën historike dhe plani filloi pikërisht nga prishja e ‘Teatrit Kombëtar’.
Në vend të saj u vendos të ngrihet një strukturë masive betoni prej kullash të projektuar nga studiot daneze Big dhe nënshkruar nga arkitekti Bjarke Ingels, ku do të ketë presë qendra tregtare, apartamente, etj., dhe një hapësirë ??të destinuar për aktivitete teatrale.
Pas këtij plani privat nisën protestat e shumta të artistëve.
Gjysma e Tiranës u ngrit kundër kryeministrit dhe kryebashkiakut, të treguara si autorët e një spekulimi maziv ndërtimi. Në mbrojtje të kompleksit, u ngritën artistët dhe intelektualët që i përkisnin ‘Aleancës për mbrojtjen e teatrit’. Për t’i mbështetur ata, Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike dhe Monika Kreymadhi, nga ana e tyre të mbështetur u bashkuan në terren me artistët:
Confindustria Albania, partneriteti që përfaqësojnë ndërmarrjet italiane në vend, ishte gjithashtu kundër shkatërrimit. Presidenti i saj Sergio Fontana komentoi me hidhërim: ‘Është njësoj sikur në vend që të ndërtosh një teatër më të mirë dhe të rehatshëm, të vendosësh të shkatërrosh Arenën e Veronës apo Koloseu. Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës italiane’.
Ambasadori italian Alberto Cutillo ishte më i kujdesshëm (ose shumë i vakët): ‘Unë mendoj se në një vend demokratik këto zgjedhje duhet të merren pas një debati të gjerë, sepse pasi të merren, nuk është e mundur të kthehen mbrapsh’.
Asgjë më shumë, asgjë më pak. Nga ana e Institutit Kulturor Italian, heshtje absolute.
Reagimet e Evropës janë shumë më të ashpra. Delegacioni i BE në Tiranë ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mënyrave dhe kohësh së shkatërrimit të Teatrit.
Presidenti i PPE Donald Tusk e ka dënuar hapur shkatërrimin si një akt ‘i cili shkon kundër vlerave evropiane si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, sundimi të ligjit dhe dialogut mes palëve’.

Il Giornale
 
Last edited by a moderator:
Po pse Vertet mendoni se shqiperia do hy ne BE ? Sma do mendja e mesa kam par un Edhe Italia do I largohet BE

Saç eshte rrit mireqenia bullgare dhe rumune aq do rritet dhe e jona me futjen ne BE. Pa permend hemoragjine qe pritet te boshatise dhe kto pak njerez qe kane ngel.

Politika e BE nuk eshte te integroje vendet e ballkanit, por ti sundoje ato nepermjet politikave te tyre duke i marre trurin dhe duke i shfrytezuar burimet natyrore qe ofrojne kto vende.
 
Shume e drejte, nuk kemi perse te aderojme per ne BE, se mos jemi ne zemer te europes gjeografisht, se mos ju afrohemi politikisht, institucionalisht, etj. Ne duhet te aderojme nga na ka drejtuar Sulltani yne, drejt Lindjes! Çfare na duhet Europa, hajde mendje hajde!
 
Rama eshte bere si kali karroce,duke terheq Shqiperine per ne Evrope,keta thone te kunderten. ?! :P
 
Pse e ke manine o @Darius qe cdo postim qe ste pelqen ty ta kthesh ne debat partiak? lol

Thelbi eshte qe integrimi ne BE ska per tet rrit mireqenien, dhe si shembuj te solla Bullgarine dhe Rumanine ku papunsia dhe mireqenia jane ne nivele te frikshme, por jo se ne duhet te heqim dore nga integrimi ne BE.

Ps. Ne jemi drejtuar ne lindje qe me peshqeshin qe na beri saliu ne 1992 me anetarsimin ne konferencen islamike. Ta gezosh sulltanin tani lol
 
Bullgaria dhe Rumania jane edhe ceshtje etnish, kulturash etj une kom qe ne 2011 ne vendet Nordike Finlanda ndryshoi legjislacionin per vjedhjet sapo u dynden Rumunet. (dhe deri ketu jena isoj dmth si Shqipet ton ca nuk kan bo)

Por atehere neper Suedi etj tek tuk shihje noj lyps, te shumtet ishin me naj fizarmonike kitare etj.

sot ne c'do dere supermarketi ke nga keto bullgare e rumune madje edhe ne dyqanet e vogla neper qyteza....

Shqiptare nuk kom pa njeri der tani.

(nuk them se ska e smunde te kete por ne me se shumti kerkojme nje jete normale kaq.)

p.s dakort me ty per pjesen e politikes
 
Rama deri ne 2030 do jete ne pushtet me apo pa BEne dmth
Te kom thon mos fol kshu se do mi bosh me zemer (oj serbi moj ahahahaha) e di vet ti ke :p :p

mo but mo but se qajn duhet me ardh okb me I pushu lool
 
Bullgaria dhe Rumania jane edhe ceshtje etnish, kulturash etj une kom qe ne 2011 ne vendet Nordike Finlanda ndryshoi legjislacionin per vjedhjet sapo u dynden Rumunet. (dhe deri ketu jena isoj dmth si Shqipet ton ca nuk kan bo)

Por atehere neper Suedi etj tek tuk shihje noj lyps, te shumtet ishin me naj fizarmonike kitare etj.

sot ne c'do dere supermarketi ke nga keto bullgare e rumune madje edhe ne dyqanet e vogla neper qyteza....

Shqiptare nuk kom pa njeri der tani.

(nuk them se ska e smunde te kete por ne me se shumti kerkojme nje jete normale kaq.)

p.s dakort me ty per pjesen e politikes

Ky pra eshte problemi.
Sepse anetarisimi i Bullgarise dhe Rumanise ne BE nuk ka sjell asnje ndryshim. Rroga minimale ne bullgari eshte 280 eur dhe mesatarja 390 eur. Nuk i le zgjidhje tjeter bullgarit dhe rumunit pervec emigrimit dhe kur ke t'besh me vende si Rumania 25 milion dhe Bullgaria me 8 milion do kesh nga gjitha prerjet, lypsa, hajdut, kriminel ..etj.

Shqiperise hyrja ne BE i ben nder vetem politikave te sorosit tna zevendesoje me sirian, marrokin, kurdistan ..e ku di une. Sepse me rroga minimale dhe mesatare 226 mije lek dhe 400 mij lek te vjetra vetem dyndje emigrantesh do kesh ne BE, dhe sektori privat psh si @Darius eshte i detyruar qe puntoret kamarieret dhe kuzhinjeret ne restorantin e tij ti importoje, ashu sic po bejne firmat e ndertimit aktualisht me prurjen e afrikanve.

Pranaj i them Dariusit qe Shqiperia ska ci duhet BE me nxitim, por te rregulloje punet e brendshme njehere, te rrise mireqenien e njerezve, te permisoje arsimimin, shendetesine , sigurine dhe atehere ndoshta jemi gati.

Kshu sic jemi nis ne, jo vetem qe sjemi gati, por te gjithe kerkojne nga nje thele sepse e kane kuptu sa te deshperum sillemi. Greqia ka vene si kusht marrveshjen e detit dhe Himaren. Hollanda do hec-et e jugut, italia rrezik do kerkoje noi sazan me qera 99 vjecare, franca me na shit ca helikoptera te prish sic beri ne 2011 dhe gjermania ka mundesi tkerkoje koncesionet e porteve, minierave e ku di une. lol
 
Kisha hallin e disa prokurimeve thashe te ndryshoja ngjyre per pak :p lool
Keta jane me valixhe ne dore ne ikje Marla, te jesh e sigurte per kete qe po te them. Po mundohen lart e poshte, por e kane te kote. Keshtuqe, mos u tundo, sepse ne propagande jane te tmerreshem sikurse te tmerrshem ishin ne keto 8 vite per Shqiperine!
Gjithsesi na ndiq sonte tek Çim Peka ne 20:45 ✌️
 
Keta jane me valixhe ne dore ne ikje Marla, te jesh e sigurte per kete qe po te them. Po mundohen lart e poshte, por e kane te kote. Keshtuqe, mos u tundo, sepse ne propagande jane te tmerreshem sikurse te tmerrshem ishin ne keto 8 vite per Shqiperine!
Gjithsesi na ndiq sonte tek Çim Peka ne 20:45 ✌

Ishe mire deri ke Çim Peka ??

?‍♂️
 
Ky pra eshte problemi.
Sepse anetarisimi i Bullgarise dhe Rumanise ne BE nuk ka sjell asnje ndryshim. Rroga minimale ne bullgari eshte 280 eur dhe mesatarja 390 eur. Nuk i le zgjidhje tjeter bullgarit dhe rumunit pervec emigrimit dhe kur ke t'besh me vende si Rumania 25 milion dhe Bullgaria me 8 milion do kesh nga gjitha prerjet, lypsa, hajdut, kriminel ..etj.

Shqiperise hyrja ne BE i ben nder vetem politikave te sorosit tna zevendesoje me sirian, marrokin, kurdistan ..e ku di une. Sepse me rroga minimale dhe mesatare 226 mije lek dhe 400 mij lek te vjetra vetem dyndje emigrantesh do kesh ne BE, dhe sektori privat psh si @Darius eshte i detyruar qe puntoret kamarieret dhe kuzhinjeret ne restorantin e tij ti importoje, ashu sic po bejne firmat e ndertimit aktualisht me prurjen e afrikanve.

Pranaj i them Dariusit qe Shqiperia ska ci duhet BE me nxitim, por te rregulloje punet e brendshme njehere, te rrise mireqenien e njerezve, te permisoje arsimimin, shendetesine , sigurine dhe atehere ndoshta jemi gati.

Kshu sic jemi nis ne, jo vetem qe sjemi gati, por te gjithe kerkojne nga nje thele sepse e kane kuptu sa te deshperum sillemi. Greqia ka vene si kusht marrveshjen e detit dhe Himaren. Hollanda do hec-et e jugut, italia rrezik do kerkoje noi sazan me qera 99 vjecare, franca me na shit ca helikoptera te prish sic beri ne 2011 dhe gjermania ka mundesi tkerkoje koncesionet e porteve, minierave e ku di une. lol
Me raft pika sa qenke lodh tu shkrujt :P
 
Si je me shishen e veres ?!?
Po me tregonte ai i restorantit ne kalane e lekursit, qe skandal puna, e vertete?
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top