Mediat amerikane: Trump kërkon të privatizojë NASA-n

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Mediat amerikane: Trump kërkon të privatizojë NASA-n

Presidenti amerikan Dponald Trump ka ndër mend “të privatizojë” pjesën amerikane të Stacionit Hapësinor ndërkombëtar. Lajmi, i cili bëhet i ditur nga gazeta “Washington Post”, që zotëron disa dokumente të NASA-s, thekson se Shtëpia e Bardhë kërkon t’i japë fund financimeve federale për ISS-në në vitin 2025 dhe të krijojë kushte, sepse një ndërmarrje private që të trashëgojë barrën dhe aftësitë menaxhuese. Për këtë qëllim, në propozimin e buxhetit për vitin 2019, ai kërkon 150 milionë dollarë.

“Vendimi për t’i dhënë fund mbështetjes federale në vitin 2025, nuk do të thotë se stacioni do të mbetet jashtë orbitës, pasi industria mund të vazhdojë për të bërë atë punë që ka bërë në kuadër të një platforme për të ardhmen komerciale”, – thuhet në një dokument të NASA-s, botuar nga gazeta .

Plani i Trump ndoshta do të përballet me një kundërshtim të fortë, kryesisht për shkak se Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë investuar rreth 100 miliardë dollarë. Dhe, për më tepër, sepse ISS është ndërtuar për qëllime shkencore dhe jo për të krijuar fitime.

“NASA do të zgjerojë partneritetet e saj ndërkombëtare dhe tregtare gjatë shtatë viteve të ardhshme për të vazhduar sigurimin e aksesit dhe praninë e njeriut në orbitën e ulët të tokës”, thuhet në Washington Post.

Kërkesa për 150 milionë dollarë për vitin 2019 dhe fonde shtesë në vitet e mëvonshme synon të “lejojë zhvillimin dhe maturimin e subjekteve tregtare dhe aftësive që sigurojnë që pasardhësi komercial në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të jetë funksional kur është e nevojshme”.

(gazeta-Shqip.com)
 
Ky eshte njeri kokthyer.
Por ndoshta nje i tille i duhet botes.
 
me aq sa kam lexu, ka perqindje mjaft te ulte te personalitetit ky....... Nuk vlereson aq drejt.
 
NASA eshte institucion ne duart e CIA edhe nese kjo ndodh do ndryshoj vetem lajmi
 
Back
Top