Media vret/ Psikiatrja: Një lajm i kronikës së zezë në media, prodhon dhe tre të ngja

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Nga Anxhela Ferra

Ta nisim ditën me lajme vrasjesh dhe vetëvrasjesh nuk është më diçka e pazakontë për ne shqiptarët, madje kur dita është pa kronikë të zezë, habitemi. Më pas vazhdojmë me rutinën tonë dhe në biseda nëpër kafene i cilësojmë njerëz me çrregullime mendore, siç thamë edhe për babanë që vrau veten dhe dy fëmijët.

Duke i quajtur të tillë, ne krijojmë stigmën se të gjithë ata që kryejnë akte të tilla, janë të sëmurë mendorë. Dr. Anila Hashorva, psikiatre në Spitalin Continental, në një intervistë për dritare.net, thotë se sjelljet e dhunshme nuk mund t’iu atribuohen vetëm njerëzve me probleme mendore, madje shumica e të sëmurëve mendorë, nuk janë të dhunshëm.
anila-hashorva-329tmh5ikz13iof2r7z6rk.png

Sipas Hashorvës, të gjithë njerëzit janë të rrezikuar të preken nga çrregullimet mendore dhe sëmundjet mendore janë duke u shtuar, ku të paktën 1 në 10 adoleshentë dhe 1 në 4 të rritur kalojnë një eksperiencë psikiatrike. Në çrregullime mendore përfshihen depresioni, skizofrenia, personaliteti i dyfishtë, ankthi, stresi post-traumatik etj.

Në një intervistë që nuk duhet humbur, dr. Hashorva tregon ndikimin që ka media në shtimin e rasteve të vetëvrasjeve apo kopjimin e mënyrës së vrasjeve. Para pak ditësh, ishte Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që i bëri thirrje medias të tregojë kujdes me detajet e kronikës së zezë dhe jo pa shkak. Specialistët e kriminalistikës po zbulojnë vdekje të ngjashme.

Për më shumë lexoni qëndrimin e specialistes./dritare.net

Dritare.net– اfarë duhet të dinë njerëzit për shëndetin mendor, çdo të thotë të kesh probleme me shëndetin mendor?

Dr.Anila Hashorva – Të jesh i shëndetshëm do të thotë të jesh në një gjendje mirëqenie të plotë fizike, mendore dhe sociale. Shëndeti mendor është në themel të mirëqenies dhe funksionimit efikas të individit. Njerëzit me çrregullime mendore, nuk janë në gjendje të arrijnë qëllimet ndaj vetes dhe komunitetit në periudha të caktuar kohe. Sëmundjet mendore janë të bazuara mbi diagnoza të çrregullimeve psikiatrike, janë të shumta dhe prekin më shumë se 25% të popullsisë në një periudhë të jetës. Në vitin 2020 sëmundjet mendore do të jenë të dytat për shpeshtësinë e tyre pas sëmundjeve kardiovaskulare. Statistikat e fundit të kryera në të gjitha vendet e botës flasin për rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve.

Dritare.net– Cili është roli i një psikiatri në sistemin shëndetësor?

Për shëndetin mendor duhet të kujdesemi njësoj si për shëndetin fizik. Psikiatri është profesionisti që ndikon në parandalim, diagnostikim, trajtim dhe rehabilitim të individit me probleme të shëndetit mendor, sigurisht bashkë me ekipin multidisiplinar.

Dritare.net– Cilat sëmundje përfshihen në çrregullimet psikiatrike?

Psikika e njeriut ndërtohet mbi katër shtylla; mendimi, gjendja shpirtërore, sjellja dhe perceptimi. Sëmundja mendore është dëmtimi i njërës prej këtyre shtyllave dhe pastaj gjithçka shkon zinxhir. Nëse “sëmuret” mendimi, do dëmtohet emocioni dhe ndjenja, do çrregullohet sjellja dhe mënyra e perceptimit. Gjërat shkojnë si lokomotiva që tërheq vagonët nga pas. Sëmundjet mendore janë të shumta, nuk është vetëm depresioni dhe skizofrenia për të cilat flitet më së shumti.

Dritare.net– اfarë i shkakton ato?

Ka shumë faktorë që ndikojnë në mirëqenien mendore, por faktorët ekonomikë dhe psikosociale kanë ndikim të madh. Kushtet e lidhura me stresin, mungesën e shpresës, sjelljet e dhunshme dhe të rrezikshme, abuzimi me alkool dhe substanca, kanë ndikim të rëndësishëm në sëmundjet mendore. Nëse individi nuk i realizon dot qëllimet e veta të lidhura me punën, të ardhurat, profesionin, intimitetin, familjen dhe shoqërinë, ka risk për sëmundje mendore.

Dritare.net– A janë çrregullimet psikiatrike të trashëguara?

Sëmundjet mendore janë edhe të trashëguara, por faktori gjenetik nuk është më i rëndësishmi, faktori psikosocial ndikon fuqishëm në mirëqenien mendore. Kur jeta të përball me vështirësi, humbje dhe mosrealizime, ekuilibri mendor lëkundet deri në krijimin e sëmundjes. Por, kur individi ka trashëgimi është edhe më vulnerabël.

Dritare.net– Cilat janë simptomat e para që vihen re dhe stadet në të cilat kalojnë këto çrregullime?

Simptomat e fillimit janë të shumta dhe nuk është e lehtë të kuptohen nga individi, sepse “normalja” nga “anormalja” ndahet nga një vijë e hollë, gati e padukshme. Të gjithë ne, që e konsiderojmë veten pa probleme të shëndetit mendor, në jetën tonë provojmë një sërë simptomash psikiatrike. Për shumë vite OBSH ka pasur sloganin: “Nga afër askush nuk është normal”. Sëmundja është një grup simptomash, prezent në një kohë të caktuar dhe që ndërhyjnë në funksionimin e përditshëm të individit. Megjithatë njerëzit flasin pak për shqetësimet e tyre. 28% e njerëzve presin më shumë se një vit për t’ua thënë problemet e tyre njerëzve të familjes. Dhe një problem i madh është stigma dhe paragjykimi e cila vonon diagnostikimin, trajtimin dhe kjo është kosto e madhe morale dhe financiare.

Dritare.net– Sa raste ka në vit, kemi një ulje apo ngritje të personave të diagnostikuar?

Sëmundjet mendore po shpeshtohen. Sot në botë 350 milion njerëz vuajnë nga depresioni. 1 në 4 të rritur dhe 1 në 10 adoleshentë, kalojnë një eksperiencë psikiatrike, në jetën e tyre. Nga këto shifra nuk përjashtohet edhe vendi ynë, megjithëse ne nuk kemi specifikisht statistikat tona. Gjithsesi në vendin tonë është rritur numri i trajtimit të hershëm e cila ndikon në zbutjen e kronicizimit të sëmundjes.

Dritare.net– ثshtë Shqipëria në vijën e kuqe?

Nuk mund të them që jemi në vijën e kuqe, por ne jemi shoqëri me probleme që kalojmë mes tranzicionesh të vështira. Stresi i vazhdueshëm kthehet në “stres toksik” dhe kjo sjell riskun për sëmundje mendore dhe fizike. Ne kemi nevojë për më shumë shërbime në këtë fushë. Ne bëjmë mirë në nivele bashkëkohore diagnostikimin dhe trajtimin biologjik, por bëjmë shumë pak për parandalimin e sëmundjes dhe akoma më pak për rehabilitimin. Kjo kthehet e gjitha në kosto ekonomike.

Dritare.net– Ka një ndarje të grupmoshave, gjinisë, apo shtresave sociale, të cilët janë më vulnerabël ndaj çrregullimeve psikiatrike?

Sëmundjet mendore prekin njerëz nga të gjitha nivelet e shoqërisë, nga të gjitha moshat, burra dhe gra, nivele ekonomike të ndryshme. Më në risk janë ata që kanë probleme psikosociale, kushte të vështira familjare dhe interpersonale, ata që kanë pasur humbje, disfata, divorce, ata që abuzojnë me substanca dhe alkool. Pra, të gjithë jemi të rrezikuar.

Dritare.net– Si duhet të sillemi me një person që vuan nga depresioni apo këto çrregullime?

Unë jam psikiatre dhe e trajtoj si profesionist çdo individ që ka probleme mendore, shoqëria duhet të pranojë dhe ndihmojë çdo individ të tillë. Duhet zbutur paragjykimi, frika dhe turpi sepse këto pengojnë trajtimin dhe çojnë drejt kronicizimit të sëmundjes.

Dritare.net– Përse shqiptarët kryejnë vetëvrasje dhe vrasje, lidhet kjo me shëndetin e tyre psikologjik e mendor?

Vrasja dhe vetëvrasja nuk është fenomen shqiptar, por njerëzor. Pjesa më e madhe e vetëvrasjeve kryhet nga njerëz që kanë prapavijë psikiatrike, ndërsa vrasjet më së shumti i bëjnë individët që kanë përgjegjësi para ligjit. Sjelljet e dhunshme nuk mund t’iu atribuohen vetëm njerëzve me probleme mendore, madje shumica e tyre nuk janë të dhunshëm.

Dritare.net– Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, babai vrau veten e dy fëmijët, bashkëshorti vrau gruan, por edhe rastet e vetëvrasjeve. Si cilësohen këta persona, quhen të sëmurë?

اdo rast ka specifikën e vet dhe kërkon ekspertim psikiatriko-ligjor. Nëse personi është potencialisht violent ai çohet për trajtim psikiatrik, në të kundërt përballet me ligjin. Sjelljet violente janë produkt më shumë i shoqërisë se sa i të sëmurit mendor. Ndërsa pjesa më e madhe e vetëvrasjeve përfshin njerëzit me çrregullime psikiatrike, depresioni, ankthi, skizofrenia, çrregullimet e personalitetit, abuzimi në alkool. Ka edhe vetëvrasje që realizohen nga njerëzit e konsideruar normalë.

Dritare.net– اfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri përballë këtyre rasteve?

Shoqëria jonë duhet të konsiderojë nevojën për mirëqenie shpirtërore. Ngritja e shërbimeve zinxhir në kujdesin e shëndetit mendor është tashmë domosdoshmëri e ndoshta emergjencë. Në komunitet duhet të ketë më shumë shërbime të kujdesit të shëndetit mendor, për identifikimin sa më të hershëm të problemit, por sidomos në fushën e rehabilitimit të të sëmurit. Ka zona të tëra në vend që nuk mbulohen nga psikiatër dhe nga shërbimet komunitare. Duhet të lehtësohet aksesi për të marrë shërbimin dhe kujdesin e shëndetit mendor. Ka shumë mangësi në këtë drejtim. Sëmundjet mendore janë kosto e madhe nëse nuk trajtohen.
Dritare.net– Ndikon media me transmetimin e këtyre lajmeve në shëndetin mendor të njerëzve që i dëgjojnë?

Sigurisht që media ka rolin e vet në këtë drejtim. Media duhet të zbusë stigmën dhe paragjykimin, të mos vrapojë të thotë se veprën e kreu një i sëmurë mendor, para se të flasë ekspertiza mjeko-ligjore. Media duhet të transmetojë me shumë kujdes vetëvrasjen sepse një lajm i tillë do të marrë me vete edhe 2-3 vetëvrasje të tjera. Media transmeton shumë ashpërsi dhe dhunë mes situatave politike dhe shoqërore. Nuk bën fare filtër, lajmi i keq është lajm, por kjo ka kosto në shëndetin mendor të gjithë shoqërisë./dritare.net
 
Back
Top