Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me thuaj si sillesh me te tjeret, te te them si je..

sensuu

sweet
V.I.P
Ne themi me thuaj me ke rri te te them si je,por doja qe shprehjen ta diskutonim ne nje aspekt tjeter..
Pyetja eshte:me thuaj si sillesh me te tjeret,te te them si je....dmth ne shoqeri,ju intereson vetem si sillet shoqja/shoku me juve apo edhe si i nderton mardheniet ai/ajo me tjeret...sepse shpesh na ndodh si ne jeten e perditshme si ne forum qe ja kalojme shume mire me shoqen/shokun por ka disa sjellje apo komente qe behen ketu dhe nuk na pelqejne :zgjedhje: dhe na acarojne nervat :p aq sa mendojme qe nuk e njihnim kete ane te ketij/kesaj...
Idene e kishte Soulmind por ne pamundesi per ta hapur temen ma besoi mua :D
Faleminderit per vemendjen....diskutim te kendshem:D :zgjedhje:
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Personalisht ne shoqeri vlersoj sinqeritetin shume shume shume . Eshte nje vityt i larte fare , pastaj vjen thjeshtesia .
Kam alergji hipokrizin dhe tangarllekun ne shoqeri , nuk i duroj dot . E vetmja gje qe me ben ti pranoj deri diku keto dy vese eshte
qelimi i mire , i drejte dhe i padjallzuar .
 
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Jam e hapur ne bisede dhe tolerante ne mendime...

Si ne cdo lidhje njerezore edhe ne shoqeri ka ca kufij ........

Besimi eshte shume i rendesishem,kjo eshte kryesorja.. Per mua ,po me theve besimin , i ve vize te kuqe dhe nuk kthehem me mbrapsht.

Ne fakt jam shume e kujdeshme ne raportet e shoqeris ,,,pa e kuptu ata i ve ne prove. Ne heshtje i pranoj (ne rrethin tim),nese e kane kalu apo jo proven.

Perfundimisht ,deri tani nuk me ka tradhtu instinkti :)
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Per mua shoqeri e vertet eshte ajo qe pranohet pa u paragjykuar asnje moment por mbeshtet gjithmon pa u menduar.
Per mua nje shoqe e vertet eshte ajo qe te njeh dhe perseri te do.
Miqesia eshte vet nje virtyt :D

Po nuk tu acaruan nervat me nje mike te pakten disa here ne dite nuk eshte mike e vertet :P

Por mesa kuptoj ketu flitet per njohje, miqesi te mira, te kendshme qe bazohen ne respektin e komunikimit dhe pelqimit human. Por jeta reale ka ndryshim me ate forumale sepse komunikimi ne kete te fundit eshte edhe me i lehte ndonjehere aq sa krijohen "miqesi" te shumta, por te cilat jan teper delikate e duhet vetem pak per tu shnderruar ne "armiqesi"....Njohja kerkon nje periudhe kohe te sajen...

Sjellja ne virtual eshte e ndryshueshme sepse edhe situatat dhe personat nuk jan te njejtet. Mendoj se sjellja gjate nje debati, diskutimi apo edhe dialogu ne forum mund te jet indikues per karakterin tend vetem 50%....sepse gjysma tjeter eshte ajo qe permbajm brenda vetes, eshte ajo qe nuk arrijm ta materializojm ne virtual (forum) ........Prandaj,edhe nese ne mendime jemi te sinqert dhe vetvetja perseri mungon ne sjelljen ton nje pjes e cila tregon vertet 100% sesi jemi......................Ndersa ne jeten reale arrijm te kuptojm me heret sjelljen e nje shoqeje\shoku e keshtu edhe nuk "digjemi" sic mund te ndodh ne virtual.


Me thuaj si sillesh me mua te te them sesi je....ky eshte gjykimi qe behet shpesh here ne heshtje ne forum.
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Un personalisht kam patur dhe kam nje lidhje,,si te thuash private me boten virtuale,,dhe kam patur eksperjenca te shumta,,ku njerz qe i kam dashur serjozisht me zemer,, me kan zhgenjyer,,!

un e shoh forumin te ndar ne dy pjese,,per mua njera pjes esht ajo,,ku shohin te gjith dhe shkruhet me qellimin per te qen konstruktiv,,,dhe pjesa tjeter te cilen un e kosideroj "familjare" kur me futen ne privatsi,,dhe nga aty un flas me ta sikur te isha duke fol me njerzit e shtepis,,,dhe esht pikrisht ky respekt qe u jap,,qe ata e marin per dobesi,,,dhe mendojn se jam "ai i dobti" edhe kur dalim perpara drases se zez! ne nje far mynyre kerkojn qe edhe kur te jem me "te kosideruar familjare" duhet te jem i njejti dhe te mbaj te njejtin karakter,,mua me duket paradoks mynyra e atyre qe e mendoj keshtu,,sepse ne te vertet ata luajn me karakterin e tyre,,dhe duan te ken karakter te fort edhe ne dras te zeze,,por edhe ne shtepi kur mbaron shkolla,,per mua ju jeni ne te gjitha dhomat e forumit,,njerez qe luani dhe nuk jeni vetvetja,,e keshtu si lejoni as te tjeret qe te jen,, sepse nje fjal po ta thon,,pa i ven rendesin dhe peshen qe do i vinin fjales nese do te ishe para drases se zez,,te gjith do ta lidhin me karakterin dhe te quanin dy ftyresh,,un jam zhgenjyer me miljona her nga njerez qe i kam afruar tek zemra.

e kam menduar edhe her tjeter ne pergjithsi se perse behen kaq shum kekqkuptime ne boten virtuale,,
dhe kam dal ne konkluzionin se behen ngaqe antaret mund te behen pjes e forumit pa patur identitet te vertet,
sikur c´do antar te kishte identitetin e vet me forografi e te gjitha te sakta,,vetem do te respektonin me shum njeri tjetrin dhe do te ndikonte fuqishem ne stabilitetin e mardhenjeve,,jo vetem shoqerore dhe siperfaqsisht,,por do te bente te mundur lidhje shoqerore ku do futej edhe ndjenja fuqishem ne loje.
 
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..


Fakt qe kam mendimin dhe vepren e njejt si Endrra dhe Hartini...

Sinqeritetin dhe besnikerin kam baze...


- Mua me vjen keq kur dikush mendon se mashtroj dikend, ku per interes personal ndermerr strategji te ndryshme tradhetie...apo metoda tjera te ngjashme pavler, me çrast humb edhe vlera e individit njekohesisht...

 
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

hm, me sa kuptoj une kjo tema pyet se si e gjykojme ne nje person, bazuar vetem mbi marredhenien tone me te apo duke u influencuar dhe nga menyra si tjetri sillet me nejrezit qe ka rreth e rrotull. Perosnalisht i shikoj te dyja. pse? Me mua normalisht qe mire do sillet, perndryshe sdo kishte shance te ishte shoqja/shoku im. Pra normalisht para meje nuk do shfaqe shenja mendjemadhsie apo ku di une se cfare. Nga ana tjeter kur shikon se si sillet me te tjeret ti kupton nje pjese te atij personi. Ja une do sjell nje shembull madje po e lidh me virtualitetin. Psh, kemi nje anetar i cili i tall forumistet madje dhe i ofendon duke vene ne pikpyetje inteligjencen apo karakterin e tyre. Nga ana tjeter me ndonje anetar qe ka muhabet ai mudn te jete cun sh i thjesht madje shok i mire. Ne kete rast, normal me dike qe njeh i mire do jet, ama menyra si i trajton njerezit shfaq nje ane te tij...(THJESHT SHEMBULL EE)... Pra me pak fjale tek une ndikojne te dyja. per me teper do u mundoja te dija arsyet pse nje person i tille vepron ashtu. Nqs e ben nga keqkuptimi apo nga nje qellim qe ne vetvete eshte i mire sdo ndikonte, ama nese pas saj do u fshihnin qellime dashakeqe, mendjemadhsie, talljeje etj, do e largoja pak nga pak:)....

p.s. them se shumica se kan kuptu mire temen, lol
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Soulmind,,si e gjykojm ne nje person esht tem e gjere,,si e gjykoni ju nje person esht pun e juaja,,

un sdo te nguroja te sillesha ne mynyren me te poshter,,me te gjith ata qe me bejn poshtersi,,,jo sepse sdua ti fal,,por sepse sdua te mendojn as per nje momet,,,qe un jau kam harruar!


Pra mund te ndodh qe kjo sjellje e poshter te ndodh para syve te tu,,por mua nuk me intereson se si e gjykon ti,,sepse ajo qe po bej un ne ato momente esht gjykimi im ! per te cilin ti sja ke idene se pse po ndodh!

esht e kuptueshme per mua qe do te dish arsyet se pse?? sepse arsyet i duan te gjith,,por asnje antar nuk vjen ktu per te permbushur deshirat apo per tu pergjigjur pikpyetjeve te antarve te tjer,,por c´do kush vjen per deshiren dhe argetimin e vet,,dhe besoj se nuk ka nevoj asnje antar te vi me programin e vitit,,ne mynyr qe te tjeret te kuptojn se c´far do ket kte vit,,per ditur pastaj se kur duhet te jen te pranishem ne forum,,ne mynyr qe te jen te kenaqur,,dua te them se askush svjen ktu me program per tu sjellur antarve lumturi dhe harmoni,,
gjerat krijohen vet nga rrethanat,,pershembull shpesh me ndodh qe skam nerva te plotesoj deshiren ty,, dhe te behem i sjellshem me ndonje shok apo shoqe tende,,por "ja thej koken dysh dhe as nuk me plas!" ndonjeher edhe vetem per te treguar ty se rrespektin tek un e fitojn individet dhe jo bashkesit apo klanet shoqerore,,qe me duket sic ka then leonardo davinci,,trofta qe bashkohen ne grup,, dhe notojn ne uje,,por un e zgjati doren dhe i kapi zogjt ne ajer,,dhe troftat i le te notojn ne qetesin e tyre,,sikur un asgje nuk kuptoj, dhe skam kuptuar!:puc
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

ketu ne forum me then drejt me intereson me shume sesi sillet me mua,nuk me intereson dhe aq si sillet me tjeret...po nqs eshte nje sjellje negative qe e ben shpesh dhe me te gjithe do e diskutoja me te...dhe do perpiqesha ta kuptoja dhe mbase ti jepja edhe nje keshille...nqs kam konsiderate per te.

por edhe ne jeten e perditshme sdo me then qe tja kalojme mir me te gjithe ,do kemi edhe antipati....po kjo sdo me then qe do e shprehim duke u treguar arrogante.
une e para nuk rri me njerez qe me mua sillen mire dhe me tjeret sillen keq...i kuptoj qe ne fillim....ose nqs ndodh ndonje rast i jap nje keshille i them se ketu e ke pas gabim por asnjehere sdo prish shoqerine me te per dike tjeter...kur mendoj tja them ja them por edhe e kuptoj ...se jam analiste kshu lol
 
Titulli: Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

hm, me sa kuptoj une kjo tema pyet se si e gjykojme ne nje person, bazuar vetem mbi marredhenien tone me te apo duke u influencuar dhe nga menyra si tjetri sillet me nejrezit qe ka rreth e rrotull. Perosnalisht i shikoj te dyja. pse? Me mua normalisht qe mire do sillet, perndryshe sdo kishte shance te ishte shoqja/shoku im. Pra normalisht para meje nuk do shfaqe shenja mendjemadhsie apo ku di une se cfare. Nga ana tjeter kur shikon se si sillet me te tjeret ti kupton nje pjese te atij personi. Ja une do sjell nje shembull madje po e lidh me virtualitetin. Psh, kemi nje anetar i cili i tall forumistet madje dhe i ofendon duke vene ne pikpyetje inteligjencen apo karakterin e tyre. Nga ana tjeter me ndonje anetar qe ka muhabet ai mudn te jete cun sh i thjesht madje shok i mire. Ne kete rast, normal me dike qe njeh i mire do jet, ama menyra si i trajton njerezit shfaq nje ane te tij...(THJESHT SHEMBULL EE)... Pra me pak fjale tek une ndikojne te dyja. per me teper do u mundoja te dija arsyet pse nje person i tille vepron ashtu. Nqs e ben nga keqkuptimi apo nga nje qellim qe ne vetvete eshte i mire sdo ndikonte, ama nese pas saj do u fshihnin qellime dashakeqe, mendjemadhsie, talljeje etj, do e largoja pak nga pak:)....

p.s. them se shumica se kan kuptu mire temen, lol

Soul kam then pak me siper se ndryshimi i madh i situatave, dhe shtrirja qe marrin ndonjehere debatet ne virtual ben qe edhe nje person te jet ndryshe me persona te ndryshem. Por sigurisht qe ne arrijm te bejm dallimin nese nje njeri sillet ne menyre arrogante me dike tjeter thjesht per provokim, keqkuptim apo se ka dicka personale. Ne te gjitha rastet eshte dicka e shemtuar. Por mendoj se si ne real edhe ne virtual ne dallojm shoqerin apo afrimitetin e nje personi disi lajkatar me ty dhe komplet agresiv me te tjeret e si pasoje krijojm edhe opinionet tona per shoqerit tona.


Ne virualitet kamuflimi i mire i indentitetit ose me mire jo shfaqja komplet e tij perben nje faktor te leht per te ndryshuar edhe karakterin sipas interesit ose qellimit. Por sigurisht ne i zem bes gjykimit tone ne fund.
 
Pe: Titulli: Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..



Soul kam then pak me siper se ndryshimi i madh i situatave, dhe shtrirja qe marrin ndonjehere debatet ne virtual ben qe edhe nje person te jet ndryshe me persona te ndryshem. Por sigurisht qe ne arrijm te bejm dallimin nese nje njeri sillet ne menyre arrogante me dike tjeter thjesht per provokim, keqkuptim apo se ka dicka personale. Ne te gjitha rastet eshte dicka e shemtuar. Por mendoj se si ne real edhe ne virtual ne dallojm shoqerin apo afrimitetin e nje personi disi lajkatar me ty dhe komplet agresiv me te tjeret e si pasoje krijojm edhe opinionet tona per shoqerit tona.


Ne virualitet kamuflimi i mire i indentitetit ose me mire jo shfaqja komplet e tij perben nje faktor te leht per te ndryshuar edhe karakterin sipas interesit ose qellimit. Por sigurisht ne i zem bes gjykimit tone ne fund.

Po bella e lexova cke shkruar dhe jam dakort, une thjesht fola per nje shembull ne ajer, psh nqs nje nga friendsat e mi do te sillej ne ate menyre, dhe e kam sqaruar qe do doja te dija arsyet:)...

. Pra me pak fjale tek une ndikojne te dyja. per me teper do u mundoja te dija arsyet pse nje person i tille vepron ashtu. Nqs e ben nga keqkuptimi apo nga nje qellim qe ne vetvete eshte i mire sdo ndikonte, ama nese pas saj do u fshihnin qellime dashakeqe, mendjemadhsie, talljeje etj, do e largoja pak nga pak:)....
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Ne realitet eksperimentet me njerez zakonishte jane treguar te pasakte ngase njerezit ne situata te njejta dine te bejne apo te sillen ne menyra te ndryshme, madje edhe i njejti njeri. Por, ajo qe jane munduar te shprehin senssu dhe soul eshte e vertete dhe e dukshme ne forumin tone, ngase ketu me gjithe kete kongelemrat njerezish edhe munde te takosh: megalomanizem, kermillizimi, jargavitje, histerizem, klanizim, gacmbuluar, prapashtytes, lule me therra, por ka edhe te drejperdrejte, indiferent, e deri tek intelegjent. Nuk do kisha thene se ka edhe intelektual sepse ata te shkretet nuk kan kohe te rrine kendej :-":-":-" Kjo eshte natyra e virtualitetit i cili ne fakt ne shumicen e rasteve paraqet edhe sjelljen tone reale kam pershtypjen. Tani nese futemi ne debatin se cila prej cilesive: megalomanizmit, kermilizimit, jargavitjes, klanizimit, ...........deri te drejtperdrejti jane me te dobishem kam pershtypjen se edhe do kemi cfare per te diskutuar.

Kaq sa per fillim, sa te marr konfirmimin ne e kam kuptuar temen, per te vazhduar pas konfirmimit :kupidon:
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Nje njeri qe ka nje karakter te mire, stabil e jo te lekunder, qe eshte besnik, i sinqerte, jo mendjemadh, jo dashakeq eshte besoj si me ty si me tjetrin…E shoqet dhe miket e mia jane bashkesi e pikerisht ketyre elementeve :)..Nje njeri qe me ty flet dhe sillet ndryshe e me nje person tjeter tregon krejtesisht nje natyre tjeter me te eger, arogante, ofenduse at’her i bie te jete person me dy fytyra dhe nuk e njohur tamam sa duhet.
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Nje njeri qe ka nje karakter te mire, stabil e jo te lekunder, qe eshte besnik, i sinqerte, jo mendjemadh, jo dashakeq eshte besoj si me ty si me tjetrin…E shoqet dhe miket e mia jane bashkesi e pikerisht ketyre elementeve :)..Nje njeri qe me ty flet dhe sillet ndryshe e me nje person tjeter tregon krejtesisht nje natyre tjeter me te eger, arogante, ofenduse at’her i bie te jete person me dy fytyra dhe nuk e njohur tamam sa duhet.

Delize kam pershtypjen se i ke ngaterru gjonat pak. Afersia apo miqesia e njeriut nuk munde te jete e njejte me te gjithe njerezit. Ne lagjen time ai qe e ka rrafsh dynjan dhe mire me krejt dynjan i thojne budall. Ndoshta kan gabu plakat e lagjes por kshu i thone. Nuk munde te jesh ti besnik, i sinqert, jo dashakeq, me karakter te mire me krejt dynjan ngase kjo ne shumicen e rasteve nuk kushtezohet nga ti por nga tjetri. E te tregohesh i sinqert e besink me nje qe sta var fare, apo qe si vje aroma njeri, per mua eshte budallallek.

Perjashtuar ofendimet, dhe arrogances, perseri ke gabuar, per mendimin tim kur e quan njeri me dy fytyra njeriun me te vetmen arsye se pse ai nuk qenka i njejte per tere dynjan.

Une kam pershtypjen se i keni ngaterru pak gjerat. Jeni duke diskutuar per marredheniet ne nje shoqeri te ngushte apo jeni duke diskutuar per marredheniet njerezore ne pergjithesi?!
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Delize kam pershtypjen se i ke ngaterru gjonat pak. Afersia apo miqesia e njeriut nuk munde te jete e njejte me te gjithe njerezit. Ne lagjen time ai qe e ka rrafsh dynjan dhe mire me krejt dynjan i thojne budall. Ndoshta kan gabu plakat e lagjes por kshu i thone. Nuk munde te jesh ti besnik, i sinqert, jo dashakeq, me karakter te mire me krejt dynjan ngase kjo ne shumicen e rasteve nuk kushtezohet nga ti por nga tjetri. E te tregohesh i sinqert e besink me nje qe sta var fare, apo qe si vje aroma njeri, per mua eshte budallallek.

Perjashtuar ofendimet, dhe arrogances, perseri ke gabuar, per mendimin tim kur e quan njeri me dy fytyra njeriun me te vetmen arsye se pse ai nuk qenka i njejte per tere dynjan.

Une kam pershtypjen se i keni ngaterru pak gjerat. Jeni duke diskutuar per marredheniet ne nje shoqeri te ngushte apo jeni duke diskutuar per marredheniet njerezore ne pergjithesi?!

Une dhash mendimin tim duke u bazuar ne pyetjen qe kish parashtruar Sennsu dhe une me sa e kuptova ishte per relatat shoqerore..Dmth nese nje shok/shoqe e jona sillet mire me ne por vepron dhe sillet ndryshe me te tjeret..Prandaj une thash qe nese nje njeri ka ato vyrtyte qe i permenda me larte nuk me besohet qe do sillej si arrogant, ofendues me nje njeri tjeter..Nuk e di tashti o une nuk e kam kuptuar temen o nuk arrij ta interpretoj mire ate qe dua ta them.
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

pyetja eshte: a do ndikoheshit ne nje marredhenje me nje mikun.mikeshen tuaj nese do shikonit qe sillet jo mire me njerezit e tjere pavarsisht se me ju eshte e mire........
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Nje njeri qe me ty flet dhe sillet ndryshe e me nje person tjeter tregon krejtesisht nje natyre tjeter me te eger, arogante, ofenduse at’her i bie te jete person me dy fytyra dhe nuk e njohur tamam sa duhet.

ka persona qe nuk jan ne forum vetem per te ber cinglamingla te stilit tuaj,,,por ka persona qe sfidohen dhe sfidojn njekohsisht disa gjera,,ka njerez qe mund te jen "ne lufte" me njeri tjetrin,,ka njerez qe sfidohen nga dicka tjeter,,ka njerez qe kan pergjigjsi me vete,dhe ka njerez qe skan asgj vetem emrat falls dhe fotografit e avatarve,,dhe kta jan pikrisht ata qe u kerkojn tjetrve te kene karakter.

Pershembull kjo Vipja deliza,,qe esht antare e vjeter ne forum,,ne nje shprehje para dy ditesh tha qe ne fund te krahut do te gjeni doren,,

shiko nje her ti,, bashk me ata antaret e vjeter qe ngeleni me muaj e vite ne harres,,,shikojeni nje her se cilen dor do gjesh ne fund te krahut tend personal,, se esht e thjesht ti maresh gjerat siperfaqsisht,,por me e thjesht esht qe ti maresh te thjeshta ashtu sic jan,:po:
 
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..


Mvaret edhe personi tjeter sa e meriton te jemi ne kontakt te mir me te?

Dmth nuk varet veq nga nje person, por nga dy e me shum...

 
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Teme e bukur kjo :)

Une personalisht 2-3 veta njof ketu..me ata mu dha rasti te njifem..dhe sillem shume mire(besoj) dhe jam e dashur me ata,sepse i vlersoj i respektoj ..Por s'do te thot qe duhet te jem ose jam me te gjithe ashtu..Pastaj jam tip qe spara jam e afrueshme...me mir larg..Sepse keqkuptime ndodhin plot..dhe per gjera pa vlere.

Qe kshu deri tani s'jam keqkuptuar me asnje..as nuk kam noj antipati per ndonje ketu.

sensuu besoj se e kape thelbin ku doja te dilja:)
Me beso po ke te besh me NJEREZ do kesh keqkuptime,ose do thush "uaa si ma tha ai/ajo kete" ...ehhh bot e poshter :P

Sipas vendit behet kuvendi me duket mua ..apo jam gabim?
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Kisha degjuar me pare me thuaj me ke rri te them se cili je .Por trashme ne kohen tone mjafton te shohesh si sillesh te thon se kush je .E hedh poshte pse do thoni njeriu nuk sillet me te gjith njesoj ;).Njeriu me cdo njeri sillet ndryshe varet nga mardheniet afrimiteti dhe miqesia.Smund te kuptosh 1 njeri kur i thot 1 te panjohuri mos me caj trapezin ;)
 
Pe: Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Nje njeri qe ka nje karakter te mire, stabil e jo te lekunder, qe eshte besnik, i sinqerte, jo mendjemadh, jo dashakeq eshte besoj si me ty si me tjetrin…E shoqet dhe miket e mia jane bashkesi e pikerisht ketyre elementeve :)..Nje njeri qe me ty flet dhe sillet ndryshe e me nje person tjeter tregon krejtesisht nje natyre tjeter me te eger, arogante, ofenduse at’her i bie te jete person me dy fytyra dhe nuk e njohur tamam sa duhet.



Aman e gjen dot nje njeri si e ke pershkruar ti? do ta bej mik :)
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

E shoh qe nuk jam kuptuar si duhet dhe po tentoj tani dhe njehere te sqarohem…

Tema ishte per relatat shoqerore

E zejme keshtu..

Kam une shoqen time me te mire qe eshte e sinqerte me mua, eshte besnike me mua, e hapur, e ngrohte, tolerante, me nje karakter te ndertuar mire e keshtu me radhe…Une tashti them, si ka mundesi nje person si ajo, qe ka keto vyrtyte dhe cilesi te sillet ftohte, ne menyre arogante, ofenduse me ndonje person tjeter dhe aq shume te ndryshoj. Normalisht qe kjo mua do me pengonte. Vazhdimi dhe rrjedhoja e shoqerise nuk e di si do vazhdonte ne nje situate te ketille. Ne postimin tim te pare thash qe nje mike qe mund te kete keto cilesi, nuk besoj se mund te ndroj aq kollaj sjellje dhe te sillet krejt ndryshe me nje person tjeter se behet fjale per karaketer! Ate o e ke te ndertuar mire o se ke fare.

Nga ana tjeter cdo njeri nga ne ka mendime te ndryshme per ceshtje te caktuara, krijon ide, respekt dhe nje qendrim ndaj nje personi te caktuar, llogjikon dhe vepron sipas mendjes se vet dhe sipas edukates dhe frymes ne te cilen eshte rritur dhe ketu nuk me bjen mua qe ta gjykoj tjetrin se pse vepron ashtu vetem se pse ka nje mendim me ndryshe nga une…Si perfundim nje mendim me ndryshe nuk ka shanse te me pengoj, jam tolerante dhe i pranoj ato..Por sjelljet jo korekte, banale, arogante dhe fyerse qe mund t’i bej ky person i afert e i dashur per mua ndaj nje tjetri e me mua ne nderok i ‘’fsheh’’ e per ndonje arsye nuk i ben, nuk e di nese do i kaperdija aq kollaj.

Nuk e di ne arrita te sqarohem tani me mire, gjithsesi kaq kam per te thene per kete teme, sepse ne te kundert vetem se do rrotullohesha perseri rreth ketyre fjaleve dhe ketij mendimi qe jap, i drejte apo i gabuar qofte.
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

E shoh qe nuk jam kuptuar si duhet dhe po tentoj tani dhe njehere te sqarohem…

Tema ishte per relatat shoqerore

E zejme keshtu..

Kam une shoqen time me te mire qe eshte e sinqerte me mua, eshte besnike me mua, e hapur, e ngrohte, tolerante, me nje karakter te ndertuar mire e keshtu me radhe…Une tashti them, si ka mundesi nje person si ajo, qe ka keto vyrtyte dhe cilesi te sillet ftohte, ne menyre arogante, ofenduse me ndonje person tjeter dhe aq shume te ndryshoj. Normalisht qe kjo mua do me pengonte. Vazhdimi dhe rrjedhoja e shoqerise nuk e di si do vazhdonte ne nje situate te ketille. Ne postimin tim te pare thash qe nje mike qe mund te kete keto cilesi, nuk besoj se mund te ndroj aq kollaj sjellje dhe te sillet krejt ndryshe me nje person tjeter se behet fjale per karaketer! Ate o e ke te ndertuar mire o se ke fare.

ti po flet per nje shoqeri jasht botes virtuale,,,kurse ketu gjith ideatoria e ka me forumin dhe me boten virtuale!

por me gjith ata,,mebetet shum per tu kundershtuar edhe ne versionin tend te zbutur,,nje shembull te thjesht do ta merja me nje kafsh te eger,,,qe do te hante te gjith njerzit nese sdo ta mbaje te lidhur per zinxhiresh,,por ajo do te ishte kafsha jote,,dhe mikja me e mire,,qe ty instiktivisht sdo te lendonte kurre,,dhe qe do ti hante te gjith njerzit,,nese ti do ta gjykoje te arsyeshme! :canna:
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Meqenese eshte nje teme ku duhet te perfshijme veten tone po shprehem:
ne jeten reale.
Une ne kte stad te jetes kam njohur shume persona, kam krijuar shume miqesi qe jo te gjitha jane ruajtur,kam njohur lloj loj karakteresh me bote te ndryshme dhe kam arritur ne perfundimin se shoqeria duhet zgjedhur, dhe une tashme shoqerine time e kam zgjedhur. Kam shume shok e shoqe qe pi kafe, kam shume shok e shoqe qe i ndaj gjerat -gezimet apo hidherimet- Mendoj se shoqeria e vertet nuk eshte perfekte,nuk eshte lajkatare,qe ta ben shithom qefin,hipokrite dhe aspak me hile. Une kam mesuar te sillem me njerzit sic sillen ata me mua. i trajtoj sic me trajtojne,ndersa ata persona qe i kam te zgjedhur dhe i konsideroj me shume sesa thjsht shok te mirefillte,i trajtoj me me shume konfidenca, toleroj me shume ne shume gjera,ua pranoj shakate,ua pranoj fjalet pozitive dhe negative, sepse kjo eshte fundja shoqeria e vertet. nese ska tolerim,nese ti veren cdo fjal qe thote,cdo veprim qe ti ben,nese te ecen apo i ecen ti me hile nuk eshte shoqeri...une shoqerine time e trajtoj me shume respekt sepse kam mesuar fillimisht ti njoh,pastaj ti vlersoj dhe ne fund ta fus ne shoqerine time.
sigurisht varet tek marrdhenia qe krijon dhe me intelektin e personave qe ti rrin. Sigurisht menyra e te sjellur eshte shume e rendesishme sepse ne rradh te pare tregon edukaten dhe kulturen tende.
ne boten virtual.
Realisht skisha menduar se do krijoja kaq shume shoqeri permes botes virtuale.sepse mendoja se nuk ekzistonte nje shoqeri e tille qe te mbahej e kam fjalen. ama kam krijuar goxha,me shume qe kam prej tre vitesh qe njihem dhe vazhdoj e flas. me ca qe nuk kam me komunikim edhe, pasi eshte e veshtir te mbash kontakte ,me sakt te mbash shoqeri permes virtualitetit. si sillem? arrogante shpeshhere,menefregiste me thone, ndonjer flass me ironisepse si jap shume rendsi botes virtuale,ndonjehe jam e sjellshme,e dashur, shume e muhabetit dhe kam sens humori , ama dhe e keqe ndonjeher por asnjiher nuk ofendoj. nuk e kam ne natyre te ofendoj askend. pse kshtu? sepse ne boten virtuale nuk arrij te dalloj mire me ke kam te bej realisht, si jane tamam,nuk kam kohe dhe ndonjeher edhe sdua...ndonjeher me acarojne kur shkruajne dhe cafre shkruajne ...fundja sic ndodh dhe ne jeten reale qe ne tavoline kur se pelqen dike nuk i jep shume xhevap i themi ne. nuk e perfill...

Nuk sillem ne menyre perfekte. sepse askush seshte perfekt. Nuk sillem mire me patjeter me te tjeret qe te fitoj sesben simpatine e tyre...jam shume e futshme ne muhabet ama nese sme pelqen x apo y person ,apo mka bere dicka qe sme pelqen nuk mbaj me te njetin qendrim si me pare. mundsisht e injoroj totalisht mbasi i kam thene nja dy llafe.
 
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Ju intereson vetem si sillet shoqja/shoku me juve apo edhe si i nderton mardheniet ai/ajo me tjeret...

KJo fraza me kujtoj nje sken ,.Njehere isha ne nje kafe dhe me ka ndodhe te reagoj shume keq kundrejt nje shoqje timen,pasi ajo u shpreh ne forme shume ironike dhe te padrejt kundrejt nje shoku te perbashket kete e beri ne sy te gjysmes grupit shoqeror,.(dhe kjo me acaroj jashte mase,sepse nuk munde te shprehesh per dike sidomos kur nuk eshte prezent,,me rezerva dhe ironi te medha,,e aqe me teper kur tjetri s'te ka bere asgje,,tani pse beri kjo ndoshta momenti,,ndoshta pa-pjekuria,kundrejt asaj situate,,etj etj..)
Dua te dal ektu:Sigurishte qe sjallja e shokut/qes ,,se si sillet ne ambjentin rrethues dhe kundrejt te tjerve ka te beje,.
Jam tip qe kur dikuj i them mik/ke,,ajo qe s'me duket e drejt ja perplas turive,,ndac ti vije mire ndac keq,,nuk flase kurre pas shpine direkt ne sy.
Cudrishte,,kurre keto lloj kritikash apo replikash ( dashamirse sigurishte,,sepse per njerez qe ste interesojn ti keshe ne jeten tende,,nuk harxhon fryme,,duke folur apo shtjelluar ,,situata apo sjellje apo probleme te ndyshme),,Nuk me kane ndikuar ne mardhenjet e shendosha shoqerore qe kam,,ose kam pase sepse disa shoqeri lidhje me kalimin e kohes zbehen,,se vete jeta impenjimet,,stadet neper te cilat kalojm te largojn.
E thene thjeshte ne prezencen time,,sjellja e tjetrit qe kam afer,,duhet te jete e pranushme ne totalin e bashkveprimeve kundrejt tjerve(gjithmone kur eshte me mua),,ne te kundert,,do distancohesha direkt.
NUk munde te jeshe pjes e nje shoqerie,,ku ka pike veshtrime sjelljesh dhe mendimesh shume shume te ndryshme.
Ne jeten time kam pase nje shoqeri te mire,,te zgjedhur dhe besnike,(Duke perjashtuar ndonje raste,,por qe dhe ato kane ndodhe te me dalin jashte parashikimit tim,,per te vetmen arsye,,sepse ndodhe nganjeher shoqerin tone e aftojme dhe ne fome se te vjen keq per dike,,ky eshte gabim,,nuk duhet bere kurre,,sepse keta individ qe afrohen ne forme lemoshe,,e duke treguar vuajtje te ndryshme,.jane shume hipokrit,,dhe rrine te mbuluar me vite,,jo se te bejne gje dhe kur zbulohen,,por thjeshte,,:
I thua vetes,,bahh kaqe kohe mi geshtenje e paplasme,,ahhahahaha..sepse asgje me teper s'kan fuqi individ te till qe vuajn nga kriza e personalitetit.)

Mos harrojm shoqerit e shendosha,,nisin tek ata njerez qe kane shoqeri te forte besimi ,sinqeriteti,personaliteti ne lidhje me veteveten e tyre,,ketu pastaj ai/ajo /shpaloset dhe ka vend dhe hapsir e shpirtgjersi,,dhe per te tjere qe afrojn me natyren e tij/saj.

 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Tani termin shoqeri (shok/shoq) dhe sjellje e pahijshme ne menyren si e keni paraqitur (duke perfshire edhe virtualitetin) sipas mendimit tim e keni perdorur ne nje kontest ku munde te fusim gjithcka. Ne nje kontest te tille edhe nuk munde te mundesit tona per te dhene mendimin jane nga me te ndryshmet me limite nga 0 -ja ne infinit.

Me pelqeu ne nja mase mendimi qe ka dhene Bellatrix dhe tani do flas per mendimin tim personal mbi shoqerine dhe sjelljen e pahijshme.

Cfare eshte shoqeria (shku/shoqja) per mua? Per mua eshte nje koncept shume i gjere ne te cilin perfshihen: njerezit me te cilet jam lidhur ne miqesi gjate jetes, njerezit me te cilet punoje, njerezit e idealeve, njerezit me te cilet luaj futboll, njerezit nga veprimtaria virtuale, apo njerezit te cilet vetem i pershendes ne rruge si njohje. Tani ke te quaj shok/shoqe une dhe per cilin te brengosem lidhur me sjelljet e tyre?

Njerezit qe i kam vetem si njohje - jane kryesisht njerezit te cilet i kam njohur ne nje rrethan apo ne nje rrethan tjeter gjate jetes sime. Jane kryesisht njerez te cilet i takoje rruges, kam nje njohje me ta dhe ne ndonje moment te caktuar apo rrethan, varet marredhenie pune apo diq tjeetr edhe munde te pi nje kafe me ta. Tani rreth tyre e rendesishme per mua eshte qe me ta kam vetem nje njohje te zakonshme dhe aq me bene mua se cfare ata bejne ne jeten e tyre. E takoje ne rruge apo ne veprimtarin time, e pershendes si zakonishte, nderrojme dy -tre llafe dhe tungjatjeta ai ne pune e vet une ne punen time.

Njerezit (shoket/shoqet) qe i toleroj - keta jane nje grup shume i vogel se se garupi i pare. Ne eprgjithesi jane njerez qe thuajse kam kontakte te shpeshta, pak me shume afirmitete por jo se rri shume gjate me ta qe sjellja ime apo e tyre te reflektoje ne shoqri. Ne kete grup bejne pjese edhe ca njerez nga vitualiteti. Diskutoje me ta, leshohem ne debate, shpreh mendimin tim e ndoshta edhe e kundershtoje, apo ne nje sjellje te tije te ''keqe'' me dike tjeter ja shprehe mendimin tim se: Nuk me pelqeu, por jo qe insistoje qe ai detyrismisht duhet te beje si une ngase po me demton. Nga arsyeja e vetme sepse ate une akoma nuk e kam pranuar ne jeten time dhe nuk e sjelle punen deri ne ate mase saq ai te kete nje afrimitet me mua qe te me pengoje sjellja e tij. Ne raste se e tepron dalngadal terhiqem (gjithmon duke ja bere me dije) dhe ky/kjo pastaj kalon ne rangun e njerezve puth kam si njohje.


Njerezit (shoket/shoqet) qe i pranoje - keta jane nje grup ekskluzivisht i vogel. Keta jane njerezit qe une i quaj: Njerez qe i ha buken e shtepise dhe i jap buken e shtepise. Nga keta kurre nuk pres rrahje shpine, por vetem kritika ne drejtim te permiresimit tim. Gjithashtu i mbeshtese me kritika ne drejtim te pemiresimit. Jane njerezit me te cilet ndaje gjithcka. Nga virtualiteti nuk kam te tille. Ndoshta kjo ndonje mangesi imja.
Po nese ndonjeri nga ky grupi i fundit i shokeve/ shoqeve bene sjellje te pahijshme, coroditese, fyese ndaj njerezve te tjere?! Ju lutem, deri me sot, nga ai grusht i vogel njerezish qe kam ne grupin e trete, nuk ka ndodhe dhe besoj se nuk do te ndodhe qe te beje nje gje te tille, pasi qe per tu futur ne kete grupin tim dikujt i duhet pune e madhe dhe e jashtzakonshme.
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..

Po sigurisht qe do te ndikoj karakteri i forumuar i shokut ne shoqerin me mua . Sepse nese ai do te sillet ne menyre jo te drjete me te tjeret ' qendrimet e te tjerve ndaj tij do te kishin ndikuar edhe ne mua . Prandaj mendoj se qdo kush duhet te dije se me kende shoqerohet - kujte ti besoj per shoke te ngushte . Ai njeri i cili i ka dy ftyra 'me mua behet serioze kurse me te tjeret tregon qendrim tjeter apo ben vepra jo te mira 'tek une sdo te pranohet ne shoqeri qofte edhe Minister qofte.
E po habitem me shume ketu ne kete forume !ketu edhe pse jemi ne virtualitet sdo te thote qe ti nderrojm karakteret.
Per mua sikur ne virtualitet si ne realitet ky jame ' karakteri im eshte ky e nuk ndryshon .
 
Titulli: Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret.te te them si je..


ndodhe nganjeher shoqerin tone e aftojme dhe ne fome se te vjen keq per dike,,ky eshte gabim,,nuk duhet bere kurre,,sepse keta individ qe afrohen ne forme lemoshe,,e duke treguar vuajtje te ndryshme,.jane shume hipokrit,,dhe rrine te mbuluar me vite,,

Po Kjo esht e vertete,, me ka Ndodhur edhe mua,, por shyqyr se kam lindur me nje aftesi te trashiguar, per te kuptur qellimin e Njerzve qe te sillen rrotull,Lol, dhe per te kuptuar qellimin e tyre! gjithsesi, sikur tu a Dergoje gjith antarve te forumin nga 500 Euro ne kohra krizash,, te gjith do shkruanin nga nje Roman me fjal te bukura per mua! Pa ma parasysh se un mund te jem shum i Poshter! E njerez njerez lol
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Me thuaj si sillesh me te tjeret, te te them si je..

Sa mire qenkeni mbledh duke bere gjyqin pa pranine e te pandehurit/res:)...Soulmind meqe tema ishte ide e jotja po te drejtohem ty,pasi ''asaj pjeses'' se hapjes se temes ja kam vene vizen me kohe:)...Soulmind permes boshlleqeve te lena ne kete teme,e pervec disa pergjigjeve pa ndonje baze,di te them nga intuita kuptohet,se ai person qe thua ti te jete ne kete menyre eshte femer,dhe madje ta them dhe moshen 25 vjec afersisht:)...Intuita ime kjo,uroj ta kete gabim kete here...
Qe ne fillim tema eshte paragjykuese : Me thuaj si sillesh me te tjeret te te them si je,dmth ka rendesi qe shoku/shoqja te kete nje sjellje me tjeret qe ta pranosh...Pse duhet te me interesoje marredhenia qe ka shoku/qja me tjeret??...
Une di nje shprehje : Verja gjithkujt kapelen sipas kokes:)...Nese shoqja ka nje reagim te mir me mua,sme intereson cben me tjeret,apo nese ka antipati per mua,pse duhet te me shqetesoje kjo gje??...Njeriu ka aftesine te sillet dhe te pershtatet sipas situatave te ndryshme,apo ambjentit...Cdo njeri ka si anen pozitive po ashtu dhe anen negative,per mendimin tim,nje person qe me dike sillet ne nje menyre dhe me dike tjeter ne nje menyre tjeter,eshte nje person qe di ca do,nje person qe di te ndaje te miren dhe te keqen e mbi te gjitha nje person konkret...Pasi une do u shqetesoja nese shoku/qja do u sillte me te gjithe njesoj,kur sillet mir me te gjithe eshte si ajo fjala : Miku i cdokujt nuk eshte miku i askujt:)...Dmth mesa kuptoj une ky person,di te ndaje njerezit sipas afersive,sipas ideve e mendime e mbi te gjitha i shpeh ato(eshte me i keq ai qe nuk duket)...

Une do zgjatem pak,pasi do i bej nje krahasim mes reales dhe virtuales...Nese preket kush,''politikisht'',foruminisht,personalisht etj etj sme intereson,mendimi im eshte fundi i fundit e nuk ndryshon:)...

Lexova te gjitha komentet e juaja,por sdo ndalem te bej quote,gjithsesi po tregoj nje rast real...Ne dhjetor kam patur ne South Port,nje seminar per punen qe jam tani,si tip trajnimi,ishim gjithsej 18 persona dhe kishim 2 femra si mbikeqyrse...Njera ishte e dashur,goje embel me te gjithe,e mir sprishte qejf,tjetra ishte e ashper,e eger,gjithmone per kritika,sidomos me mua u duk sikur e kapi keq fare...Sme linte te them te drejten te ngre krye,pasi per cdo gje ishte gati ajo...Ne fillim mendoja se ishte me mua keshtu,pasi isha e vetme e huaj ne ate vend,nuk isha vendase,e per kete thoja me ka inat...Gjithsesi duke qene se kam durim e kam shume madje,nuk kam shfaq ndonjehere shenja acarimi,vec thoja : Zot me jep sa me shume durim se po me dhe force do prish cdo gje:)...Para pak javesh kur mora detyren e re,me therret menaxheri ne zyre dhe kishte dy referenca mbi tavoline...Ketu fillon e bukura,se ajo femra qe gjate gjithe trajnimit,ishte e dashur e mir,cdo dite pasi mbaronim orarin shkruante nje referat ku shprehte sa e pazonja isha,sa keq sillesha,etj etj...Ndersa ajo qe me kritikonte,qe smu hiqte nuk shkruante asgje,dhe ne fund ka votuar per mua,dhe kishte shkruar : E votoj kete,pasi ka durim,kembngulje,nuk acarohet kur kritikohet,dhe te gjitha gjerat ja kam thene ne sy...
Tani do bej pyetjen ke do donit ju,nje person qe emban mir me te gjithe e pas shpine sle gje pa thene apo nje person qe ca nuk i pelqen ta thote aty per aty??Une zgjodha personin e drejtperdrejte:)Ndersa asaj tjetres nuk i fola me te vetmen gje qe i thash ishte : Zakonisht hipokrizia ka gusto ne zgjedhjen e njerezve,kete here spati as gusto:)...

Tani po i bej nje lidhje me virtualen,na shkruani juve neper tema te themi ate qe mendojme,te themi sic jemi,te mos shtiremi,lexova em lart ne komente qe keni bere ''sme intereson mendimi i tjereve ne forum''...Seriozisht e keni??Pasi mjafton ti hedhni nje sy temes : Mendimi yt per anetarin lart,apo Cfare mendoni per anetarin xy,qe jane kthyer ne fushe betejash,pasi nese dikush i thote dikujt : Ti sme pelqen,tjetri hidhet pupthi,kur sju intereson mendimi i tjetrin pse kerceni??...Tani me duket se po shtiremi pak apo jo:)...Tani cdo preferonit ju nje person qe ju thote ne sy apo nje person qe para syve ju thote lajka pas shpine 100 te zezat??...E di e di qe e doni ate qe jua thote ne sy,por ama kur jua thone se pranoni:)...Mua me ka ndodh ti thote goces se botes ne temen : mendimi yt per anetarin sa e mir je,e ne chat privat me mua te flase ndrysh,e kur i shtrova pyetjen : Kur qenka ashtu,pse e lavderove aty?? Pergjigja ishte : Per tja bere qejfin:)...Zakonisht keta persona per mua e kane vizen ne vend...

Po kap kete pjesen ketu
i ne forum qe ja kalojme shume mire me shoqen/shokun por ka disa sjellje apo komente qe behen ketu dhe nuk na pelqejne dhe na acarojne nervat

Pse duhet te acaroje nje njeri virtual?Se nuk ka nje mendim me ty?Se ste pelqen?Habitem vertet,pasi kam me shume se nje vit ketu,se mbaj mend veten ndonjehere te acaruar se nuk i pelqej dikujt,apo ca do gjeje qofte me kane share nga me te ndryshmet,femer siperfaqesore,egoiste,idiote,injorantetangerllikse,femer pa moral madje deri edhe lesbike(e te gjitha keta kane qene ne publik,ska ardh njeri te mi thote ne 4 sy:)...E vetmja pergjigje qe kam dhene ka qene : Flm shume,pasi cdo gje qe shkruhet ketu do me ule buxhetin?Do me lere diplomen pa marr,apo do me shkruhet ne pashaporte??...Jeni kaq shume te dhene pas ndertimit te nje imazhi virtual,saqe doni tju thuhen vec gjerat e mira...Une per vete nuk them ate qe duan tjeret te lexojne por ate qe mendoj une,nese duan gjera te bukura, te dalin para pasqyres dhe ti recitojne vetes nga em te ndryshmet...
Sjam pro fyerjeve,as ofendimeve,me pelqejne pak ironite,sarkazma dhe kur me flasin ashtu,po ashtu ja kthej,por ama kur ofendojne sjam aq e dobet sa tja kthej me pergjigje banale:)...Me pelqeu nje pjese e komentit te Kitrres ku permend klanet grupet etj etj...Sdo e ekzagjeroja kaq,thjesht do thoja qe gjerat ecin cik me ndrysh...Nese une kam shoqe Bella dhe Bella nuk shkon mire me Kitrren,automatikisht sduhet te shkoj as une mire me te,te pakten dhe tema kete lloj paragjykimi trajton:)...

Nejse se u zgjata cik si shume:)
 
Titulli: Me thuaj si sillesh me te tjeret, te te them si je..

Glooommmmmmmmmmmmmm bre lol

Une tani sdi cte them mi keni marre te gjitha fjalet nga goja ,
jo se kuptova sh nga tema, se skam durim jo per tj , me aq sa kuptova
po them qe sme intereson ca ben tj, mua me intereson si eshte me mua, tani une si jam me te tj?

Po ia varet zakonisht jam e dashur me njerezit qe i konsideroj te mire,
por edhe pak ironike, por pa te keq e bej.
Aq kisha per sonte edhe pse lumturia juaj ishte te lexonit me shume nga mua... :)
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top