Më thuaj ç'ngjyrë e ke portofolin, të të them sa mbarë do të ecë me paratë!

Ngjyra e portofolit nuk është një ngjyrë e zakonshme, por është edhe simbol i shpirtit të pronarit. Bëni gati kuletat nga i keni nga s’i keni dhe zbuloni ç’domethënie ka secila ngjyrë!

I zi dhe blu: Këto dy ngjyra i përkasin elementit të ujit, i cili është i lidhur me paratë tuaja në teorinë e Feng Shui-t. Sidomos ngjyra e zezë tërheq paratë më shumë; sa herë e hapni atë për ndonjë blerje, ajo ngjall ndjenjat dhe tërheq pasuri.

I kuq: E kuqja është ngjyra më e mbarë në Feng Shui, e cila i përket elementit të zjarrit. Për këtë arsye shumë njerëz, që besojnë tek kjo teori, priren të mbajnë një portofil të kuq. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo ngjyrë nxit elementin e zjarrit dhe mund t’ju bëjë që të shpenzoni më shumë seç duhet.

I gjelbër: Kjo ngjyrë i përket elementit të drurit, është e lidhur me procesin e rritjes dhe i jep pozitivitet jetës. Ajo është e aftë të tërheqë pasurinë dhe sjell fat për personat e lidhur me biznesin. Ngjyra e gjelbër nxit idetë dhe kreativitetin.

I verdhë, kafe ose bezhë: Janë ngjyra që i japin stabilitet pasurisë dhe ju ndihmojnë të kurseni para. Gjithashtu mbron para tuaja. Nëse jeni një njeri që shpenzoni shumë, atëherë një portofil në ngjyrë kafe do të ishte alternativa më e mirë (elementi i tokës).

I bardhë, gri, argjend ose në ngjyrë ari: Këto ngjyra i përkasin elementeve metalike, që gjithashtu mbajnë pasurinë tuaj; e bëjnë më të qëndrueshme dhe më të përhershme. Ari është gjithnjë i lidhur me luksin.

r.
 
Tani kam nje te kuq,me pare kisha nje kaf me dizain ngjyrash,ishte nja dashuri ai,por u vjetrua. :)
 
Krejt ngjyrat i kam provu po n'cuk :) si mba paret :)
 
Ngjyre te zeze po ce do, i gerryen parate vetvetiu lol
 
I gjelbër: Kjo ngjyrë i përket elementit të drurit, është e lidhur me procesin e rritjes dhe i jep pozitivitet jetës. Ajo është e aftë të tërheqë pasurinë dhe sjell fat për personat e lidhur me biznesin. Ngjyra e gjelbër nxit idetë dhe kreativitetin



E e dija un kohe me pare.se kjo ngjyr eshte terheqse per lekun???‍♀️madje me lekur krokodili eshte?
 
I verdhë, KAFE ose bezhë: Janë ngjyra që i japin stabilitet pasurisë dhe ju ndihmojnë të kurseni para. Gjithashtu mbron para tuaja. Nëse jeni një njeri që shpenzoni shumë, atëherë një portofil në ngjyrë kafe do të ishte alternativa më e mirë (elementi i tokës).
 
E sidomos tani pas krizes se korones. ahahahahahahaha
 
Blu i erret, he kemi ndonje mundesi ta mbushim ? Se ngelem vec nxirr...
 
  • Haha
Reactions: NGU

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top