Me te rejat ne Kampjonatin Francez.

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Me te rejat ne Kampjonatin Francez.
 
Cana ka një problem në gju. “Por mos ta bëjmë dramë”
28 Korrik



Lorik Cana nuk dëshiron më të flasë për çështjen “Hilton”. Më 15 tetor të vitit 2006, në javën e nëntë të kampionatit francez, Olimpiku i Marsejës mund ta kishte fituar ndeshjen kundër Lensit, në rast se gjyqtari Fotrel, nuk do të kishte dhënë një penallti në favor të Lensit, pas simulimit të Vitorino Hiltonit, dhjetë minuta përpara përfundimit të takimit. Veprimi i Hiltonit bëri bujë të madhe në Francë. Tashmë Cana thotë: “ثshtë folur shumë për këtë, nuk ia vlen më”.

Lorik Cana, si po kalojnë përgatitjet?

E kemi nisur shumë herët për t’u përgatitur për kampionatin, e sidomos për të bërë një paraqitje të mirë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve. Nuk na lejohet të gabojmë. Dhe për më të tepër në dy ndeshjet e para (eliminatore).

Cili është programi përpara fillimit të sezonit?

Kemi bërë një punë shumë të madh për të krijuar një gjendje të mirë fizike. Tashmë na duhet të ndryshojmë fazën e punës. Tani është duke afruar kampionati dhe do të punojmë më shumë me anën taktike, lëvizshmërinë dhe topin. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më mirë do të jemi.

Gjuri juaj ju shkakton gjithmonë dhimbje?

Po shkon gjithmonë e më mirë. Kam pasur pak lodhje fizike, dhe pak ditë pushim më kanë bërë mirë. Të mërkurën kundër Monakos nuk luaja për të shmangur ndonjë përkeqësim.

Kampionati është në prag...

ثshtë shumë e rëndësishëm ta fillojmë mirë kampionatin. Një fillim i mirë nuk është gjithçka, por kushtëzon në një farë mase vazhdimin. Dhe në Marsejë gjërat ndryshojnë shumë shpejt në një kuptim apo tjetrin. Një fillim i mirë na jep mundësinë për të bërë një sezon të bukur. E dimë se ndeshjet e Ligës së Kampioneve janë të vështira, por nga ana tjetër i gëzon lojtarët dhe klubin. Jemi duke i përgatitur shumë mirë.

Si po përshtaten lojtarët e rinj?

Jemi duke i njohur e komunikuar gjatë lojës. Të vjetrit po i ndihmojnë të rinjtë. Jemi përpjekur t’u krijojmë kushtet më të mira, që ata të japin maksimumin.
 
Titulli: Me te rejat ne Kampjonatin Francez.

Francë, PSG fiton supersfidën me Lyon
17/12/2012
xeiwm0.jpg
Paris Saint Germain ka fituar supersfidën ndaj Lyon 1-0 dhe është ngjitur në krye të klasifikimit të kampionatit francez me 35 pikë, po aq sa kundërshtari i mbrëmjes së të dielës dhe Marseille.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi falë golit të mesfushorit Matuidi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ky gol erdhi pas një krosimi të saktë të Zlatan Ibrahimovic nga krahu i djathtë i sulmit.

Në pjesën e dytë, në vend që të kërkonte golin e barazimit, skuadra e Lyon u pëpoq të mos pësonte gola të tjerë.

Portieri Remy Vercoutre shpëtoi portën në dy raste të pastra të Javier Pastore dhe Ezequiel Lavezzi./Tch
 

Attachments

  • xeiwm0.jpg
    xeiwm0.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Me te rejat ne Kampjonatin Francez.

PSG, gati numri 10 për Ibrën

14pd74.jpg

E kishte kërkuar që në momentin e transferimit në Paris, por Nenè kishte thënë “Jo”.

Tashmë që braziliani është larguar, me destinacion Al Gharafa-n në Katar, Zlatan Ibrahimovic mund të veshë fanellën aq shumë të dëshiruar, atë me numrin 10 të Paris Saint Germain.

Një lojtar si ai, që është ambientuar me ndërrimin e shpeshtë të fanellave, nuk mund të ndiejë shumë keqardhje për lëshimin e asaj me numrin 18.

Megjithatë, fanella me numrin 10 është e limituar vetëm në kampionatin francez, Ligue 1, pasi në Champions, për shkak të rregullores, do të duhet të luajë me atë aktualen, me numër 18. /Tch
 

Attachments

  • 14pd74.jpg
    14pd74.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Telenovela Neymar..psg- barça- akuza për përdhunim etj etj etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top