Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Më pak nxënës me rezultate të shkëlqyera

Maturantët e vitit të kaluar morën më pak 10-a, por më shumë 9-a. Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit raportoi se ishin vetëm 200 maturantë që ishin vlerësuar me notën 10, ndërkohë që këtë vit, shifra shprehet në përqindje.
Kjo do të thotë se rezultatet e shkëlqyera përgjatë vitit të kaluar ishin më të shumta se këtë vit, por niveli i nxënësve që janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, në maturën 2010, për provimin e parë me detyrim është më i lartë.

Kjo në raport edhe me numrin e maturantëve që iu nënshtruan provimit të parë me detyrim, atij të letërsisë.

Vitin e kaluar kanë qenë pjesë e Maturës Shtetërore 31959 nxënës, ndërkohë që këtë vit numri ka qenë edhe më i lartë.

Dje, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka afishuar rezultatet e provimit të letërsisë në të gjitha shkollat e vendit. Sipas të dhënave, këtë vit korrigjimet janë vonuar, për shkak të procedurës së dyfishtë apo të trefishtë të vlerësimit.

Rezultatet 2010

Paraditen e djeshme, Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka përfunduar procesi i korrigjimit të provimit të parë me detyrim dhe se rezultatet e këtij procesi janë publikuar sipas rregullave, duke kaluar nga drejtoritë arsimore drejt shkollave.

Sipas Arsimit, në këtë provim morën pjesë 37271 nxënës. Korrigjimi i tezave u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.

MASH-i vlerëson se korrigjimi i dyfishtë, si element i ri i këtij procesi, ishte rigoroz. “Në analizë të rezultateve përfundimtare rezulton se 13.13% e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 1197 pra (3.21%). Të gjitha rezultatet maturantët kanë mundësi t’i gjejnë në uebsajtin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në bazë të ID së tyre. Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla.

Nga ana tjetër, MASH-i siguron se edhe procesi i vlerësimit të provimit të matematikës dhe ai i lëndëve me zgjedhje do të bëhet me të njëjtat standarde.

Vlerësimet e mëparshme

Nëse në vitin 2008 në testimin ku morën pjesë 31959 nxënës u morën 535 nota 10, në 2009-n në 35 mijë nxënës të testuar, këtë notë e morën vetëm 470 nxënës.

çudia që dallon rezultatet e matematikës nga ato të letërsisë për vitin e kaluar ishte se në provimin e dytë me detyrim, nxënësit kanë marrë më shumë 10-a se në provimin e parë. Në testimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe u morën vetëm 200 nota 10, ndërsa në matematikë, me po të njëjtin numër nxënësish dhe me më shumë mbetës, janë marrë dyfishi i notave 10 të provimit të parë.

Mbetësit

Në analizë të rezultateve përfundimtare rezulton se 13.13% e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 1197 pra (3.21%). TCH
 
Titulli: Më pak nxënës me rezultate të shkëlqyera

kete vit AVA ka lene nam me ato testet.I kishte botuar pergjigjet e tezes gabim tek faqja e MASH e pavaresisht se mesuesit qe kane korrigjuar i thonin qe duhen rregulluar,nuk luanin nga e vetja.Si duket do tregonin karshillek me nxenesit.Une 9,34 mora per vete megjithate e di qe meritoja me teper.Gjithsesi keshtu sic u be puna kete vit,e kenaqur jam dhe me kaq....
 
Titulli: Më pak nxënës me rezultate të shkëlqyera

Kjo eshte me te vertet shume ama shume shqetesuese.A mos valle MASH e ka ditur nivelin e nxenesve edhe ka bere disa teste shume te lehta.
 
Titulli: Më pak nxënës me rezultate të shkëlqyera

un maturen time e mbarova me mir sec kisha menduar ahahha
dhe biles po te kisha pyetur do kisha dal akoma me mir lol
me ka mjaftuar gjithmon 8 sa me mar bursen :)
 
Titulli: Më pak nxënës me rezultate të shkëlqyera

epo suksese atehere,!:P
 
Titulli: Më pak nxënës me rezultate të shkëlqyera

me ate qe pashe une ne shqiperi nota eshte vetem per fukaran dhe te ndershmin se pjesa tjeter merr cfardo lloj diplome me leke ose kembe perpjete

te dalesh avokat me 2 here te vajtur ne shkolle vetem ne shqiperi e kame degjuare deri tani
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back