Më në fund do të kuptojmë!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Më në fund do të kuptojmë!


• Për cilësitë morale të njeriut duhet gjykuar jo nga përpjekjet e veçanta të tij, por nga jeta e tij e përditshme!

• Dituria e cila nuk ngrohet nga rrezet e guximit do të vyshket nën hijen e frikës!

• Ti tregosh diçka injorantit, është njëlloj sikur t’i tregosh ngjyrat të verbërit.

• Ndryshimi midis një personi të ndershëm dhe një personi të koruptuar është se:
- Personi i koruptuar ka një “çmim” , ndërsa...
- Personi i ndershëm ka vetëm një vlerë!

• Pyetni të diturit, rrini me të urtët dhe shoqërohuni me të varfërit!

• Një nga gjërat më të bukura është “Të vazhdosh përpara kur të gjithë janë duke pritur rrëzimin tënd".

• Një ditë do të harrojmë dhimbjen, arsyet pse kemi qarë dhe kush na i shkaktoi.

Më në fund do të kuptojmë se sekreti i të qënit i lirë nuk është hakmarrja, por të lësh gjërat të largohen në kohën e tyre.

Pas kësaj, ajo që ka rëndësi nuk është kapitulli i parë i jetës sonë, por i fundit që tregon sesa mirë vrapojmë në garën e jetës.

• Ne shpenzojmë ditët tona për të pritur rrugën e drejtë të vijë tek ne, por harrojmë se rruga nuk formohet duke pritur..
por duke ecur...

• Mosha mund të bëj të plaket një fytyrë, por mungesa e entuziazmit sjell plakjen e një shpirti!

• Flutura nuk numëron vitet por çastet, prandaj koha e saj e shkurtër i mjafton.

• Nëse buzëqesh për 5 sekonda fotografia del shumë e bukur.
Imagjinoje nëse do të buzëqeshje gjithmonë se sa e bukur do të bëhej jeta juaj.

• Njëherë e pyetën një të mençur: "اfarë është më e rëndësishme, të duash apo të të duan?"
- Njeriu i vjetër u përgjigj me një pyetje:
"Cili krah është më i rëndësishëm për një zog, i djathti apo i majti...?"

• Vetëm 2 vende janë me vlerë në këtë botë:

Vendi më i bukur është të jesh në zemrën e dikujt,
dhe vendi më i sigurt është të jesh në lutjet e dikujt.

• Vlerën e dashurisë e ruajnë njerëzit e varfër, sepse të pasurit gjithmonë tentojnë ta blejnë me para.

• Pasuria nuk i përket atij që e ka ... por atij që di ta gëzojë...

• Drejtësi do të thotë të mos i lëndosh njerëzit,
mirësjellje do të thotë të mos i fyesh ata.

• Bëni që drita juaj të shkëlqej në atë pikë, që t'i tregoni gjithkujt që jeni të veçantë!

• Gjëja më e vështirë për të shpjeguar është ajo që të verbon me qartësinë,
e që gjithkush ka vendosur të mos e shohë.

• Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr....Por askush nuk qan zemrën e vdekur në trupin e gjallë!

• Jeta e një fëmije është si një copë leter në të cilën çdo person i lë një shenjë!

• Sot është vështirë të kuptosh se kush është real?
Të gjithë janë bër aktor profesional...

• Aty ku ka humbur besimi, fjala " më fal " nuk ka më vlerë...

• Fati vjen dikur, ndoshta edhe kur fle ... por jo kur ëndërron.

• Jeta s'mjafton për dashurinë… e gjëja e tmerrshme është kur dikush gjen kohë për urrejtjen...!



Autor: Besimtarja muslimane



 
Pe: Më në fund do të kuptojmë!



Autor: Besimtarja muslimane -Anum


 
Back
Top