7/8/12
STRUKTURA E TEKSTI DRAMATIK
I gjithë veprimi në dramë zhvillohet përmes dialogëve dhe monologëve. Dialogët (gr. diلlogos – bisedë), janë forma më e përshtatshme për t’u realizuar situatat e tilla dramatike, përmes të cilave personazhet shprehin qëndrimet e tyre. Dialogët duhet të jenë të gjallë, të tendosur ashtu që kundërthëniet në qëndrimet e personazheve të thellohen deri në zgjidhjen e problemeve të parashtruara në dramë. Ekziston dallimi midis dialogut dramatik dhe dialogut tregimtar. Dialogu tregimtar rrjedh qetë dhe vijëdrejt dhe shërben për ndërprerjen e monotonisë në paraqitjen e përmbajtjes dhe në formë të rrëfimit ta orientojë vëmendjen e lexuesit edhe në hollësi të dorës së dytë. Dialogu dramatik gjithsesi është zhvilluar nga dialogu tregimtar, duke u liruar nga përcjellëst tregimtarë: tha, erdhi, i ndërhyri në fjalë etj. Dialogu dramatik është më i gjallë dhe më i drejpërdrejtë, sepse nga skena dëgjohet të folurit e vërtetë e personazheve. Së fundi, dialogu dramatik është mënyra më e përshtatshme për vënien në lëvizje të veprimit dramatik dhe për mbajtjen e tempit të aksionit ndë dramë i cili gjithherë duhet të jetë i tendosur dhe dinamik. Të folurit e shkurtër të bashkëbiseduesve, nga i cili është sajuar dialogu, quhet replikë.
Veç dialogut, në dramë përdoret edhe monologu (gr. mَnos – vetë, një, dhe lَgos – fjalë), përmes të cilit personazhi i dramës shpreh qëndrimet, dispunimet, qëllimet e veta. Monologët shërbejnë për rrëfime personale, për meditime të brendshme dhe për komunikimin e ndonjë ngjarjeje e cila është zhvilluar jashtë “hapësirës dramatike”. Për dramaturgët monologët janë mjete shumë të përshtatshme përmes të cilëve personazhet shprehin ndjenjat e veta duke mos u kuptuar nga të tjerët, dmth. që “të tjerët mos ta dëgjojnë”.
Monologu i brendshëm në letërsinë tregimtare – në roman dhe tregim – është një procedim stilistik mjaft i përhapur me të cilin “përcillet rrjedha e vetëdijes” së personazheve më të rëndësishme në vepër. Lexuesi shpesh s’është në gjendje që t’i sqarojë vetes se disa pjesë, fragmente dhe digresione në roman i shqipton në vetvete heroi i veprës ose shkrimtari, sepse këto janë çaste të përjetimve dhe të meditimeve të nënvetëdijshme...
Drama antike, e shfaqur në hapësirë të hapur, nuk ka mundur të ndahet në tërësi kohore ose në disa pjesë të tjera në tërësi më të vogla. Para fillimit të shfaqjes, udhëheqësi i korit, korifeu, u komunikonte shikuesve se ç’do të paraqitet në dramë dhe ku është zhvilluar “në të vërtetë” ngjarja. Kjo pjesë e dramës është quajtur prolog (gr. prologos , pro – përpara dhe logos – fjalë). Fundi i dramës, ku prapë janë dhënë shpjegime se ç’ka ndodhur në dramë, është quajtur epilog (gr.epilogos, nga epi - mbas dhe logos – fjalë). Në fillim të çdo vepre dramatike gjendet një pjesë e tekstit të cilin nuk e shqiptojnë as aktorët, dhe i cili nuk i dedikohet vetëm regjisorit dhe aktorëve, por edhe publikut. Kjo pjesë e tekstit dramatik quhet lista teatrore ose afishe, në të cilën shënohen emrat e aktorëve që inteprtojnë personazhet e dramës, emri i regjisorit dhe i skenografit, shpesh edhe emrat e pjesëmarrësve të tjerë në përgatitjen e shfaqjes teatrore (kostumografit etj.).
Të folurit në skenë e pëcjell mimika, dmth. loja e caktuar me muskujt në fytyrë, e cila është në harmoni me përmbajtjen emocionale e asaj që flitet. Mimikën e përcjellin gjestet, dmth. lëvizjet e duarve, kokës, të trupit të tërë.
Me përdorimin e perdes dhe me heqjen e njësisë së vendit dhe kohës, vepra dramatike filloi të ndahet në disa tërësi më të mëdha, të cilat u quajtën akte. Ekzistojnë drama me një e dy akte, kurse dramë e plotë konsiderohet pjesa prej tri e deri në pesë dhe gjashtë akte. Akti është pjesë e veprimit i cili zgjat nga ngritja e deri te mbyllja e perdes. Meqë aktet janë tërësi të veçanta, ato sërish duhet të jenë të lidhura fortësisht midis tyre, sepse veprimi i aktit pasues organikisht është vazhdim i aktit paraprak. Midis akteve ekziston pushimi i domosdoshëm ose pauza, jo vetëm për çlodhjen e shikuesve, por edhe për shkak të mashtrimit për të krijuar përshtypjen mbi largësinë kohore midis ngjarjeve. Akti mund të ndahet në skena, dukje ose pamje – këto janë sinonime të të njëjtit nocion: çdo ndryshim i personazhit në skenë – ikja e njërit ose dalja (shfaqja) e tjetrit – quhet pamje ose skenë. Këtu duhet dalluar tablon si pjesë më e madhe aktit. Disa skena ose pamje mund të përbëjnë një episod më të madh në një akt dhe episodi i tillë quhet tablo. Ekzistojnë drama të cilat, në vend të akteve, janë tablo të përthyera.
Agjenconi floripress