Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اudira - Mijëra vjet bashkëjetesë na kanë mësuar se qentë nuk janë vetëm miqtë më të mirë, por edhe zëvendësuesit e duhur të të fejuarve…

fejuar-me-qenin-1-200x200.jpg


fejuar-me-qenin-3-200x200.jpg


fejuar-me-qenin-4-200x200.jpg


Vitet kalojnë dhe numri i personave që keni takuar gjatë gjithë jetës rritet gjithnjë e më tepër…disa kanë mbetur në zemrën tuaj, me të tjerët jeni lodhur për t’i hequr qafe, ndërsa disa të tjerë nuk të kanë impresionuar kurrë. Një nga dashuritë më të mëdha dhe më të vërteta që mund të takojmë ndonjëherë përgjatë jetës, është ajo e një individi altruist, që na dedikohet me gjithë zemër, që nuk ia mbath, por përkundrazi dëshiron të afirmojë afërsinë e tij. Fatkeqësisht, një dashuri e tillë mes njerëzve është shumë e rrallë. Por mes një njeriu dhe një qeni është më shumë se e realizueshme! Ndaj, ja dhjetë motivet për të cilat një qen është me siguri më i mirë se një i fejuar:

1. ثshtë gjithmonë besnik në çdo rast

Nëse do të binit “në dashuri me dikë tjetër”, ai mund të ishte një qen që nga ana e tij do ju donte deri në çmenduri. Do të ishit një lumturi e përbashkët e përbërë nga “individë” që duhen shumë dhe respektohen dhe në këtë rast se më shumë të jenë, aq më mirë është!

2. Ka gjithmonë dëshirë për të dalë

Edhe pse mund të jetë 3 muajsh apo 20 vjeç pak rëndësi ka, sapo dëgjon “shkojmë të bëjmë një xhiro”, është gati që të zbulojë gjithë botën! Nuk ka ndeshje futbolli dhe videolojëra që mund ta pengojnë atë për të qëndruar apo për të dalë me ju, kudo që dëshironi.

3. Ju kupton shumë

Sa e sa herë mund t’ju ketë ndodhur që i keni dhënë një shikim atij tuajit me shpresën se do të shkëmbenit një shikim romantik, por në vend të kësaj ai të ka thënë: “اfarë ke”? Me një qen nuk ndodh, nuk dihet se përse, por mjafton një gjest fare i vogël që ai të kuptojë nëse jeni gati për të dalë, për të ngrënë, për të shkuar në shtrat për të fjetur, ose për të qëndruar në divanin e sallonit.

4. Nuk ju pyet se çfarë ka për drekë ose për darkë

Për të mjafton që ka diçka për të ngrënë dhe pret me padurim që tasi i tij të jetë plot për ta shijuar, si të ishte për shembull lazanja më e mirë e historisë.

5. Këmbët nuk i mbajnë erë të keqe!

Edhe në rast se vjen pak erë të keqe, me pak ujë dhe uthull mund ta lani gjithmonë. Dhe kjo nuk është për t’u nënvlerësuar…

6. E kupton atë ç’ka i kërkon të bëjë dhe e bën!

Nuk është e nevojshme që të japim shpjegime për këtë rast, sepse kush ka një qen në shtëpi, e kupton shumë mirë aftësinë e tij të të kuptuarit dhe gatishmërinë e menjëhershme!

7. Në shtrat nuk do t’ju “ngrijë” me këmbët e tij të ftohta

Në shtrat nuk do t’ju “ngrijë” me këmbët e tij të ftohta, por do t’ju ngrohë duke u përkëdhelur pas jush. Sigurisht se ndonjëherë bëhet bezdisës, por e vështirë se mund t’ju japë ndonjë “grusht” në fytyrë.

8. Sheh me ju “Sex and The City”

Sheh me ju “Sex and The City”, programet e kuzhinës dhe filmat më romantikë pa u “shfryrë”, apo pa gërhitur teksa e zë gjumi në sallon.

9. Ju pranon ashtu siç jeni

Kur jeni duke folur në telefon me një shoqe, nuk ju bën asnjë shenjë që të ulni zërin, por përkundrazi, çohet dhe shkon te dhoma tjetër.

10. ثshtë gjithmonë pranë jush

ثshtë gjithmonë pranë jush, në të mirë edhe në të keq. Në rastet kur do të jeni të nervozuara ose të stresuara qeni juaj do t’ju qetësojë menjëherë. Pra askush nuk mund të jetë më i mirë sesa një qen për gjërat e sipërpërmendura.
g.shqip
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Jo po sna mbeti ne cunave tjeter pos tja kem zili qenit sidomos per gjuhegjatesine e tij ;)
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Mos harrojme kategorine e femrave qe thon:" Me mir nje qen se sa nje femije"


Nuk e di se si e mbajta veten pa ja fut me shpull. Jan femra te zhgenjyera nga jeta, frikacake dhe komplet idiote... nuk arri ta konceptoj ket gje.
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Une sot kam nje familje me 3 njerez dhe 11 qen te 4 racave te ndryshme :)
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Mos harrojme kategorine e femrave qe thon:" Me mir nje qen se sa nje femije"


Nuk e di se si e mbajta veten pa ja fut me shpull. Jan femra te zhgenjyera nga jeta, frikacake dhe komplet idiote... nuk arri ta konceptoj ket gje.

Dakort me ty, se di ma shpifin paksa keta tipe :D
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Dashuria per boten e kafshve eshte element pastertisht njerzor,por kurresesi s"mund te duam nje kafshe me shume se vete ekzistencen e qenies tone,pra te themi qe zemvendeson mashkullin apo dike tjeter ne gjinin njerzore afer nesh.
Kjo eshte paksa ironike si teme,por prap ironi e rendomet me duket.
Sot parimet nJEzore jan bere pak si te pista ne pluher injorance mbi te GJitha duke quajtur kete te fundit turpesisht "INDIVIDUALIZEM I SHENDETSHEM"
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Po prap se prap mbete qen kafsh e ndyt.
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Kafshet i dua, kam ble 2 kavje
jeta ime pa ato ska kuptim :)
 
Titulli: Më mirë një qen sesa një i fejuar?! – Ja motivet…

Ooo sa mire, mbani qent ju dhe të fejuarin ma kaloni mua :P
 
Moj cpo thoni se sinqerisht nuk i kuptoj keto tema.
Mund te behen krahasime,te perdoren metafora,te diskutohen me shaka duke paralelizuar njeriun me kafshe por vallahi nje pyetje e tille eshte shume ulje dhe ofendim per gjinine e kundert.
Mos duhet te kerkoj falje qe u bera pakez serioze?!?!
 
Moj cpo thoni se sinqerisht nuk i kuptoj keto tema.
Mund te behen krahasime,te perdoren metafora,te diskutohen me shaka duke paralelizuar njeriun me kafshe por vallahi nje pyetje e tille eshte shume ulje dhe ofendim per gjinine e kundert.
Mos duhet te kerkoj falje qe u bera pakez serioze?!?!
Dil nga kjo tema se jane propagnde e rrezikshme per te ardhmen tone.
Nailja e Zeqos, komshija ime ketu je Çerme ka 4 qen ne shtepi e prape ben gili vili neper parcelat e misrit me birin e Selfos.
Kot ja fut kjo tema. :P
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Ka "psikopat" plot. Kot s'degjojme u martu me qenin filani e filania. :p

Nejse.. lexova vetem pikat se s'ka kuptim te harxhoja sh kohe me kete dmth. :D
 
7. Në shtrat nuk do t’ju “ngrijë” me këmbët e tij të ftohta

:)))) kjo po qe eshte problem.

Sa per temen, besoj qe jane dy gjera qe nuk mund te krahesohen.... Ngrohtesia shpirterore qe mund te te ofroj nje njeri eshte ndryshe nga ajo e kafshes.

 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top