"Më mirë digjemi në ferr sesa të kthehemi”

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Screenshot_4-25-905x395.jpg

Pse po ikin mesuesit nga Britania?
I vendosur lart në një kodër mbi qytetin historik zviceran St Gallen, në një territor privat prej 25 hektarësh, gjendet një prej shkollave më të shtrenjta me konvikt në Europë.

Fakti që viti akademik atje kushton deri në 100,000 paundë, e bën Institutin auf dem Rosenberg dy herë më te kushtueshëm se kolegji Eton dhe edukon pasardhësit e disa prej njerëzve më të pasur në botë.

Shumica e të cilëve, siç ka rezultuar, janë nën kujdesin e mësuesve të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar. Mësuesit britanikë po largohen masivisht drejt Zvicrës, Kinës, Kanadasë, Dubait, Australisë, Tajlandës, Meksikës e deri edhe Nepalit. Ndërsa në klasat britanikë, mësuesit duhet të përballen me 30 nxënës apo më shumë, në Rosenberg, mesatarja e klasave është 8 nxënës.

Në Angli, drejtorët e shkollave i kërkojnë prindërve të dhurojnë letra higjenike e ngjitëse, thotë the Guardian; këtu as që vihen në diskutim pretendime të tilla, madje fëmijëve u ofrohen edhe arushë për t`ia bashkuar jastëkut.

Shpenzohet më pak kohë me menaxhimin e sjelljes, dhe i kushtohet më shumë vëmendje lëndës vetë. Mësuesit ndihen më të lirë dhe më krijues. “Në Angli duhet të raportosh gjithë kohën, për çdo gjë. Këtu të japin besimin se ti e di c`është më e mira për nxënësin”, thonë ata.

Dhe kjo nuk ndodh vetëm me të zhvendosurit në Zvicër. “Më mirë digjem në ferr sesa të kthehem në një shkollë në Angli”, tha një mësuese qe jeton në Holandë, ndërsa një tjetër që ka zgjedhur Tajlandën e largët, ishte e gatshme të shkonte në pjesën tjetër të botës, vetëm sepse mësimin në Angli e konsideronte tmerrësisht të lodhshëm!

o.j/dita
 
citim:duhet të përballen me 30 nxënës apo më shumë, në Rosenberg, mesatarja e klasave është 8 nxënës.
Kontrast i larte.
Eh si eshte puna,kur ke lekun ke dhe cilsin e jeteses dhe te dijes shpesh here,edhe kungull po te jesh,do gjejne formen te bejne bostan neper kolegje te tilla.
 
Ne Shqiperi t'pakten ne kryeqytet jane 40 nxenes per klase. Nqf se prinderit nuk punojne mbas shkolle me femijet del nje brez bylmez sepse msuesja e ka te pamundur te shpjegoje dhe korigjoje cdo nxenes per 45 min msim qe mund tkete nje lende.
 
citim:duhet të përballen me 30 nxënës apo më shumë, në Rosenberg, mesatarja e klasave është 8 nxënës.
Kontrast i larte.
Eh si eshte puna,kur ke lekun ke dhe cilsin e jeteses dhe te dijes shpesh here,edhe kungull po te jesh,do gjejne formen te bejne bostan neper kolegje te tilla.
Ne shqiperi nga 40 kunguj ne klas 1 bostan ka dal lol
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top