"Më lini të vdes me time bijë në kraharor"

xhebrail1

INTERIST
Ky është momenti në të cilin një baba 34-vjeçar, po përshëndetet përgjithmonë me të bijën e porsalindur.

Kjo është edhe historia e trishtë e rreshterit Gary Coleman, publikuar të shtunën në faqet e së përditshmes “Daily Mail”.

Pasi luftoi në tre konflikte të ndryshme, në Kosovë, Afganistan dhe Irak, Coleman u kthye në shtëpi, ku u njoh me bashkëshorten e tij Joanne.

Megjithatë, lumturia zgjati pak, pasi në shkurt 2011, 34-vjeçari u diagnostikua me një kancer, i cili ishte përhapur deri në tru.

"Më lini të vdes me time bijë në kraharor"

Pas gati dy vitesh kimioterapi, në fillim të 2013-s, kur Joanne ishte shtatzanë me vajzën e tyre të parë, Coleman iu tha se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për t’i shpëtuar jetën.

Me kurajon e stërvitur nga vite përballje të përditshme me vdekjen, Gary nisi të shfrytëzonte muajt e fundit duke përgatitur dhurata dhe shkruar letra, që do t’i jepen të bijës në momente të caktuara të jetës.

Midis të tjerave, ai i shkroi të porsalindurës nga një kartolinë për të gjithë përvjetorët e ditëlindjes së saj, të cilët do t’i dorëzohen të bijës gjatë të gjithë jetës, shkruar me mesazhet e babait që nuk do të njohë kurrë.


Këto foto, janë edhe realizimi i amanetit të fundit të Coleman, të mbante të bijën në duar në prag të vdekjes.

Imazhet e publikuara në gazetë janë të një jave përpara vdekjes së tij, ndërsa Gary vazhdoi të shtrëngonte të bijën deri në momentin në të cilën ra në atë komë, nga e cila nuk u kthye më kurrë.

I riu humbi betejën me jetën më parë gjatë shtatorit… e megjithatë, e porsalindura, vështirë se do të humbë prezencën e babait të saj të shtrenjtë në jetën që e pret.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: "Më lini të vdes me time bijë në kraharor"

ushshsh.jpg
ushtari1.jpg
ushtari2.jpg
ushtari3.jpg
ushtari4.jpg





marre nga TOP CHANEL
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: "Më lini të vdes me time bijë në kraharor"

Cfar eshte jeta ... nganjeher aq katile sa te heq nga duart deshirat dhe endrrat ....
 
Titulli: "Më lini të vdes me time bijë në kraharor"

flm per redaktimin qe ja ke bere PINKY
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top