Me gjuhën e zemrave

con man

Anëtar i ri
Me gjuhën e zemrave

Shkruan: Hamdi NUHIJU

...Po u ndalëm me kohën dhe filluam që të numërojmë kah e djathta ditët, orët, minutat, sekondat, pjesët e sekondave se si na kalojnë nëpër probleme të njëpasnjëshme në vorbullën e jetës sikur të ishim pjesë të një moaziku të pafundëm. Nga ky mozaik do të dilnim fitimtar nëse do të kishim parasysh një element mjaft të rëndësishëm të funksionimit të drejtë dhe pacipë të sistemit të vlerave! Ndoshta, edhe do të humbisnim kohën si gjënë më me vlerë në sistemin e vlerave duke menduar dhe u munduar të perceptojmë se çfarë fshehet në këtë mikrokozmos që e bën të famshëm rrjedhën e tij.
Kurioziteti i këtillë i pamundshëm për të pamundurën e orienton njeriun drejtë një rruge e cila në lartësi e shtyn që të marrë frymë thellë e të mendohet e stërngarkohet me oksigjen të nevojshëm. Nuk e di, por mundet me qenë e vërtet faza e kërkimit të begatisë dhe ëndrrës vetjake në syrrealizmin e vonshëm të këtij gjeni pa fund. Eh, më mirë të themi se edhe gjuha Profetike e mbështjellur me këtë vlerë ëndërron që të arrij në kulmin e këtij lapidari pa kulm. Në fillim ishte fjala, ajo mrekullia e madhe e zbritur mbi gjoksin e të vërtetës së Muhammedit a.s. E bartur prej dërguesit fisnik Xhibrilit a.s. nëpër shumë qiej, e vulosur nëpër kohë dhe e përcjellur deri tek botrat deri në Ditën e Mbrame nga ana e tullës së fundit të ndërtesës Pejgamberi. Mund edhe të më akuzoni, por kjo gjë është e vërtet! Me ju dhënë rasti të më rrahni e mbysni, ndoshta do ta bënit një gjë të këtillë. Po si ishte karakteri i tij fisnik prej fisnikërie? Ai ishte Kur`an që ecë!- Kështu tha nëna e nënave Ajsha r.a. Po cilën gjuhë njihte? Atë të shpalljes, të vërtetës. Me çka fliste? Me gjuhën e zemrave!
Nëse nuk e keni ditur nëna e gjuhëve në botë dhe njëra prej gjuhëve më të vjetra është gjuha e zemrave. Ajo i sqaron në thelb gjërat dhe në esencë paraqitet si reprezent mjaft aktiv i kërkesës së pafundme të qenies njeri për të demontruar një pjesë dhe komplet realitetin. Me këtë gjuhë fliste edhe Isa a.s., edhe Musa a.s., edhe Ademi a.s. edhe Nuhu a.s. Këtë gjuhë njihte edhe Muhammedi a.s., edhe Jahja a.s. edhe Ismaili a.s., edhe Jakubi a.s. edhe Jusufi a.s.Por, kjo gjuhë nuk është erosi si e kuptojnë filozofët e çmendur, e as nuk është tradhtia në dashuri si e përshkruajnë romansierët. Nuk është gjuhë e dhimbjes për antivlera, e as gjuhë e shpërthimit prej binareve të Arsyes. Njeriu si krijesë e krijuar prej Zotit është bartës i emanetit të Tij në tokë dhe qëllimi i tij është thirrje në të vërteten. Për këtë profesori Amër Halid tha:” Nuk mund të jetë Zoti, fjala e Tij, premtimet e Tij, Xhenneti, profetët.... të vërtetë, thjesht që ti të hash, të pish, të martohesh, lindësh dhe në fund të vdesësh. O njeri, qëllimi dhe mesazhi për të cilin je krijuar është të përhapësh të vërtetën në tokë.”(Me emrin Tënd jetojmë, Amër Halid, Shkup,2007,fq.165) Përmes gjuhës së zemrave nuk duhet të shprehim dhe të bëjmë mizori e as që të lindim fatkeqësi plus njerëzve në rruzullin tokësor. Ky rruzull ka nevojë për përmirësuesit e saj vazhdimisht dhe për këtë gjë duhet të ujitet me gjuhën e zemrave, me besimin në zemra, me diturinë të mbjellur në kokë e të rrënjosur në zemra dhe me përçimin e mesazhit nga zemrat. Sepse po jetuam në mizori ne nuk do të ishim në gjendje ti njohim vlerat e as ti perceptojmë ato si vlera të atilla që i vyjnë botrave.
Saadi Shirazi ka thënë:” E lig`e mizorit të keqen ma mori,/ Jo, bota nuk humbi, por humbi mizori./ Po qe se mbi popull sundove si shtypës,/ Nga mbret i fuqishëm gremisesh në lypësh/”(Gjylistani dhe bostani, Saadi Shirazi, Tiranë, fq.177)
Gjuha e mizorëve është mizoria e tyre të cilën e përdorin ndaj botrave dhe ndaj njerëzve. Njeriu ndjen përgjegjësinë e tij prej brenda për të realizuar urdhërat e Zotit. Por, nëse atë përgjegjësi nuk e ndjen atëherë ai përgjithmonë do të jetoj i korruptuar dhe në një udhëkryq e pastaj shumë të vështirë do e ketë kalimin prej këtij udhëkryqi në rrugën e vërtet dhe kahjen e duhur. Nëse nuk besojmë Allahun, nuk pajisemi me dituri dhe nuk e mësojmë gjuhën e zemrave atëherë e kemi shumë të vështirë të realizojmë urdhërat e Allahut në tokë. Ka thënë Imam Maliku r.a.:” Nëse pajisesh me dije fikhu dhe nuk pajisesh me cilësi sufizmi atëherë shumë lehtë korruptohesh, ndërsa nëse pajisesh me cilësi sufizmi dhe nuk posedon dije fikhu atëherë shumë lehtë shkatërrohesh.” E zemrave më së miri i drejtohen mesazhet që bartin qetësi dhe urtësi të Allahut. Nuk ka dyshim se me të përmendurit e emrave të Allahut zemrat qetësohen dhe stabilizohen. Po ky qetësim dhe stabilizim ka nevojë edhe për përçim të mesazhit hyjnor nëpër ato rrethe ku është vështirë të përçohet ky mesazh. Bartja e këtij mesazhi nuk bëhet nga e thëna në të ndëgjuar, por nga zemra në zemër, ndonjëherë njeriu edhe pa thënë asnjë fjalë kryen rrolin e përçimit të mesazhit hyjnor nëpër zemra. Kjo gjuhë të cilën filozofët shumë vështirë e kuptojnë është gjuhë e ndjenjave të zemrave. Ndonjëherë nuk kemi sy, por rrugën e jetës e dijmë më mirë se të gjithë ata që kanë sy. Allahu xh.sh. i inspiroi njerëzit e shpellës që 309 vite të strehohen në shpellë-errësirë, duke u larguar prej fitneve dhe përzierjes së dritës me errësirën. Njera prej simbolikave të shumta të shpellës dhe errësirës në shpellë është edhe ndijimi dhe praktikimi i gjuhës së zemrave. Gjuhë e cila po mungon shumë në mesin e bartësve të këtij mesazhi hyjnor, gjuhë pa të cilën do të jemi të dobët dhe nuk do të kemi mundësi ta realizojmë përçimin e këtij mesazhi.
... E me gjuhën e zemrave një ditë iu drejtova zemrave dhe i thash:Bindjuni Zotit, Krijuesit të GJITHثSISث...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top