Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Arfenilla

Themelues i Forumit

k_3409.jpg



Presidenti turk, Rexhep Tajjip Erdogan, ka martuar sot të bijën, Symejje Erdoganin (Sümeyye Erdoğan), me Selçuk Bajraktarin.

Një ceremoni martesore madhështore është zhvilluar në Qendrën Vizuale Jahja Kemal Bejatllë, në prani të 6.500 të ftuarve.

Ceremonia martesore, e bërjes së nikahut, ka nisur me këndim Kur’ani, me ajetin 21 të sures er-Rum “Dhe prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, të preheni në to, duke shtënë mes jush dashuri dhe mëshirë. Këtu ka dëshmi për njerëzit që mendojnë!”

Në podium do të ngjiteshin krahas çiftit e familjarëve, presidentit turk, dhe kryeministri Ahmet Davutogllu, ish-presidenti Abdullah Gyl, kryetari i parlamentit turk, Ismail Kahraman, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Hulusi Akar, kryetari i Bashkisë së Stambollit, Kadir Topbash.

Mes fare pak të nderuarve në pozitën e dëshmitarit është gjendur dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në krah të tij do të qëndronin Saad Hariri, ish-kryeministri i Libanit dhe i biri i Refik Haririt, Navaz Sherif, kryeministri i Pakistanit, dhe Bekir Izetbegoviç, i biri i Alija Izetbegoviçit dhe kryesuesi i tanishëm i presidencës boshnjake.

Symejje Erdogan ka qenë e është pika e dobët e Rexhep Tajjip Erdoganit, bashkëshoqëruesja e tij në një pjesë të mirë të aktivitetit politik, e shpeshherë në krah të të atit në mitingjet e vizitat anekënd Turqisë e jashtë vendit.

“Sorkadhja ime, i thoja, drita e syve të mi, i thoja. Sot si një sorkadhe po largohet nga shtëpia.” Janë këto fjalët emocionuese, të thëna me zë të dridhur nga Erdogani.

Abdullah Gyl dhe Ahmet Davutogllu kanë qenë dëshmitarë të parë në ceremoninë e lidhjes martesore B ikabul.al
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Ndonje foto me shume skishte...?

Te trashegohen cifti!
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Ndonje foto me shume skishte...?

Te trashegohen cifti!

Jo ket gjeta un...

Po ajo se me beri pershtypje tek kjo ceremoni nuk ishte i ftuari Edi Rama..por numri i madhe te ftuarve thujse eshte desht me patjeter te behet gjith ato shpenzime.. se mos ishte mbretresh e botes apo ca eshte kjo vajz si gjith tjerat.
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Me Thacin i ka prish raportet si duket, se dikur kane qene mish e thua.

Kushedi.. ndonje mosperputhje ne biznis me Calik Holding-un.
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Kush eshte kjo?

Pune e madhe fort se kush u martu.
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Jo ket gjeta un...

Po ajo se me beri pershtypje tek kjo ceremoni nuk ishte i ftuari Edi Rama..por numri i madhe te ftuarve thujse eshte desht me patjeter te behet gjith ato shpenzime.. se mos ishte mbretresh e botes apo ca eshte kjo vajz si gjith tjerat.

Nqs i ka bere me leket e tija s'ka asgje te keqe. Nje here martohet robi :D
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Me Thacin i ka prish raportet si duket, se dikur kane qene mish e thua.

Kushedi.. ndonje mosperputhje ne biznis me Calik Holding-un.

Ne kosove Calik-u ka marr gje Energy-n?
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Urime Martesa... asgje per tu habitur.. ketu tek ne, nuk jane bija presidenti, por per nje dasem hargjojn deri 50000 euro... e une them me vete, nje banes..do e kisha gjithe jeten, por ato smendojn ashtu... shikojn qejfin per momentin...por me e keqja eshte se shumica ende pa bere jave, ndahen, dhe shkuan parat nen ure...
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Po hoxhallaret e kosoves nuk i paska thirr ne dasem.
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Po hoxhallaret e kosoves nuk i paska thirr ne dasem.

Jo i ka lene kur te martoj femijet tjeter...se shume i beheshin...:okidoki:
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

haahahahaha
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Jo i ka lene kur te martoj femijet tjeter...se shume i beheshin...:okidoki:

Ka shit mjaft nafte te isis ky sulltan erdogani, nuk ka probleme per n mysafyresh..;)
 
Titulli: Me Edi Ramën mes dëshmitarëve, Erdogani marton të bijën:

Ka shit mjaft nafte te isis ky sulltan erdogani, nuk ka probleme per n mysafyresh..;)

eh aty sdi... do mbesin muabetet keto...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top