Më e madhja në Ballkan, Xhamia e “Namazgjasë” hapet…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Më e madhja në Ballkan, Xhamia e “Namazgjasë” hapet…

5a5f0ee449aca.jpg

Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së اështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë do të hapet për adhurim në fund të këtij viti.

Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e myslimanëve të rajonit është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit.

10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Fondacioni Diyanet, raporton “Anadolu Agency” theksoi se xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e myslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si në strukturë e cila ndërthur traditën me teknologjinë dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike e cila është e pranishme në Ballkan.

Gazeta Shqip
 
po t'ma kishinin dhene mua kte projektin do beja xhami me te bukur se kjo :D

Gezohem qe me ne fund erdh dita me u perfundu xhamia e shumepritur, ndonese do doja 1 xhami kontemporane. Klasike dhe moderne, shkrirje ne stil :)
 
Vertet eshte me e madhja ne ballkan apo jan ato bymimet made in gazetari shqiptare?
 
Në Shqipëri ndërtojnë xhami,kurse në Serbi ndërtojnë fabrika e uzina.
E kam kuptu me kohë që feja i budalleps njerëzit.
E ktë bashkjetesë fetare po mundohen ta kthejnë në urrejtje.
 
Në Shqipëri ndërtojnë xhami,kurse në Serbi ndërtojnë fabrika e uzina.
E kam kuptu me kohë që feja i budalleps njerëzit.
E ktë bashkjetesë fetare po mundohen ta kthejnë në urrejtje.

Eshte vazhdimi i politikes 500 vjecare...
 
Ne vend te ndertojne dicka qe ja vlen dhe te hyjne njerezit ne pune bejne xhamira e pastaj kerkoj e te hyje shqiperia ne europe budallik
 
Paska vend plot per gjithe kokrrat e dembeleve te shkojne nja 5 a 6 here ne dite te falen.

nuk eshte kokrrat e demelëve fare….. ështe obligim me adhuru All-llahun 5-her ne dite….. kush nuk e ben, pergjegjesi ka vet.

tash ka ca që thonë: oh po pse aq obiligim 5-her ne dite?
po cte bejm, kur eshte ashtu…. tash sdo thote se duhet rimoderuar.

dikush shkon ne xhami, dikush ne kishë… e keshtu.

ps. edhe ne Prishtine na mbyten kishat e medhaja, qe askush nuk hyn ne to fare...
 
S'te kuptoj pse me citon,kur nuk te drejtohem ty?

E me permend kishat direkt,sikur jam ndonje predikues i asaj feje.

Ti po te duash thuaj jane puntore te medhenj,e une i shoh si dembele,madje jo i shoh,por jane.
Keta qe lene mjeker ne Shqiperi te garantoj qe marrin nje tip asistence gati 400 $ ne muaj,e nuk e di kur veshin e grate me burke sa marrin. :D

Jan shtuar fort :D
 
original.gif
 
Attachments

  • original.gif
    original.gif
    476.2 KB · Shikime: 0
  • original.gif
    original.gif
    476.2 KB · Shikime: 0
Si thote po pulli sa do rrojme do mesojme keshtu dhe ne une jam ateiste personalisht por shikoj fete e ndryshme qe shkon ne kishe kur te kene kohe e jo si myslimanet detyrimisht duhen te falen 5 here ne dite apo ku di une cbejne tjeter feja nuk eshte detyrim mendoj une si jua detyrojne myslimaneve dhe dihet pse e bejne qe kurre te mos hecin perpara si njerez po te jene te ngulur e lidhur cfare thote feja ......
 
S'te kuptoj pse me citon,kur nuk te drejtohem ty?

Te citova per shkak se xhamijat e kishat jan objekt lutjesh dhe nese ato skan njerez, ateher skan pse te ndertohen veq figurativ.

Nese e merr dallimin mes muslimaneve dhe krishtereve: Eshte e vertet se muslimanet jan njerezit më besimtar dhe me frikerespekt ndaj Zotit ne tere boten. Ata me se shumti mirren me adhurim ndaj Zotit se cdo besim tjeter… ndaj ata qe lidhen shum shpirterisht me besimin ndaj Zotit dhe me boten tjeter, kete bote per ndertim, e len me shum anash duke eu bazu ne aspektin se ne kete bote jemi koheshkurt -udhetare.

Krishteret, nuk shkojn aq shum ne kishe, porse lidhur me kete bote per ndertim jan shum te dhëne…. kurse per boten tjeter jo dhe aq… sigurisht kjo ka te bej me shpjegimet qe jep besimi i tyre, sipas transferimeve te ndryshme njerezore.

Lidhur me at se behen pagesa per mjekrat, keto jane shpifje te verteta…. Nuk ka fakte.

Po sefundi, cdokush beson per vete… dhe besimi eshte personal.

Njeriu vjen i zhveshur ne kete bote, edhe kthehet i zhveshur ne ate bote, asgje smerr me vete perveq veprave te mira….
 
nuk eshte kokrrat e demelëve fare….. ështe obligim me adhuru All-llahun 5-her ne dite….. kush nuk e ben, pergjegjesi ka vet.

tash ka ca që thonë: oh po pse aq obiligim 5-her ne dite?
po cte bejm, kur eshte ashtu…. tash sdo thote se duhet rimoderuar.

dikush shkon ne xhami, dikush ne kishë… e keshtu.

ps. edhe ne Prishtine na mbyten kishat e medhaja, qe askush nuk hyn ne to fare...

Kulture arabe moj bije:P
 
Perse kaq e madhe valle ? Kur njerezit shume pak e praktikojne ?

Jane te qarta qellimet maniake dhe te pista. Ta GEZOJNE.

Big mania big mistakes ... koka ben koka peson.
 
Kulture arabe moj bije:P

Jo, ska te bej asgje me kulture arabe fare, por me rregullat e ketij besimi...

me fillu rimoderim /futje te rregullave te reja ne fe/, do dalim evangjelist edhe ne :D
 
po t'ma kishinin dhene mua kte projektin do beja xhami me te bukur se kjo :D

Gezohem qe me ne fund erdh dita me u perfundu xhamia e shumepritur, ndonese do doja 1 xhami kontemporane. Klasike dhe moderne, shkrirje ne stil :)

Ishte nje konkurs per projektin apo u vendos me mik?
Dmthn pyes nqs ti do mund te kandidoje te beje projektin.
 
Ishte nje konkurs per projektin apo u vendos me mik?
Dmthn pyes nqs ti do mund te kandidoje te beje projektin.

per kete s'ka patur mesa kam dijeni.
 
Si pamje nuk me pelqen..Po inshalla mbushet besimtar te devotshem...e inshalla edhe ktu fillon ndertimi i xhamis se madhe.
 
E verteta eshte qe mua,si ndertese me pelqen. :) Eshte vertete madheshtore pamja.
Mendoj qe kultet e besimit nuk jane negative as per njerzit dhe as per besimtaret.
 
Ne rastet kur feja varet nga sa me te larta majat, aq me e perhapur injoranca/nxitja ... eshte shqetesuese.

Tirana per metropol qe eshte , nuk ka nevoje per nje pallat bosh te tille pa lidhje .... nuk i pershtatet dhe ngjan qesharake nje vendim i tille.
 
Ne vend te ndertojne dicka qe ja vlen dhe te hyjne njerezit ne pune bejne xhamira e pastaj kerkoj e te hyje shqiperia ne europe budallik

Si fillim te sygjeroj te lexosh me kujdes artikullin se kur fryhesh nga komentet e te tjereve dukesh edhe shemtuar tek komenti jot.

Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së اështjeve Fetare të Turqisë

Si thote po pulli sa do rrojme do mesojme keshtu dhe ne une jam ateiste personalisht por shikoj fete e ndryshme qe shkon ne kishe kur te kene kohe e jo si myslimanet detyrimisht duhen te falen 5 here ne dite apo ku di une cbejne tjeter feja nuk eshte detyrim mendoj une si jua detyrojne myslimaneve dhe dihet pse e bejne qe kurre te mos hecin perpara si njerez po te jene te ngulur e lidhur cfare thote feja ......

E dyta; Fjala populli shkruhet bashke, gjithashtu ne 50 fjale qe ke shkruar ketu vendoset edhe ndonje presje ose pike ( jo sipas deshires ).
E treta; myslimaneve nuk ju a detyrojne sepse me sa di une islami eshte fe monoteiste.
 
Lost..meqe je andej aman te lutem tju thuash te bejn me nje minare jo kater..se pastaj dijelli nuk do shifet fare. Kam frik se do behet tirana rusi?
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top