"Më duhet një mama tjetër"

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
e6191d398bee045dd6cea9e3fe0d1084_L.jpg

Një video e publikuar nga ‘Daily Mail’ ku një vogëlushe kërkon një mama tjetër, ka bërë xhiron e botës në rrjete sociale.
Vogëlushja mesa duket ka bërë një gabim dhe e ëma si çdo prind e ka qortuar. Por vajza me pafajësinë e një fëmijë ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se do një mama tjetër.
‘Po sillesh keq me mua?’, e pyet vogëlushja të ëmën.
‘Jo’, ia kthen e ëma.
‘Je e lumtur?’, e pyet sërish vajza.
‘Po’, përgjigjet mamaja.
‘Më duhet një mama tjetër’, i thotë vogëlushja duke qarë.
E ëma vazhdon bisedën dhe e ngacmon akoma më shumë vogëlushe.
‘Kë dëshiron të kesh mama ti’, i thotë ajo.
Vajza mesa duket e ka piketuar se me kë dëshiron ta zvendësojë të ëmën.
‘Teze Xhenin dua’, i përgjigjet vogëlushja.
“Ok, do t’i them”, i thotë e ëma dhe përgjigja e vajzës ka shkaktuar pa fund të qeshura në rrjet. Edhe pse tha që donte mama tjetër, ajo i përgjigjet të ëmës: ‘Ok mami’.
‘Nuk mund të më thërrasësh më mami’, e ngacmon e ëma.
‘Si e ke emrin?’, e pyet vogëlushja.
‘Mishel’, i përgjigjet ajo, por vajza e kupton që e ëma nuk ka këtë emër.
Ndiqni reagimin në videon e mëposhtme:


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


newsbomb
 
Femijet e kane zanat te cojne limitat ne ekstrem.
Gjithsesi sme duket e duhur fakti qe filmon femijen edhe e ve ne internet ta shikojne te gjithe.
Edukimi nuk behet ne internet dhe as i dihet se ku perfundon videoja
 
ohioo gjera normale.... Refren i degjuar lol
Fmite engjej qe ecin mbi toke
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top