Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Me apo pa qumësht? Cila kafe bën më mirë për shëndetin

Me apo pa qumësht? Cila kafe bën më mirë për shëndetin​

-640-0-6103771475959.jpg

Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit.


Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Pasi të keni lexuar këtë do të jeni në gjendje të dalloni alternativën më të shëndetshme mes kafesë me qumësht dhe asaj pa qumësht.


Kaloritë dhe yndyrnat
Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.


Kafeina
Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti
Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.


Kalçiumi
Nëse kalçiumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalçiumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.

Intoleranca
Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Kompromisi
Makiato, është një nga kafetë më të preferuara për shqiptarët pas kafesë turke. Shqiptarët janë një popull që sipas The Economist, e do kafenë më shumë se çajin dhe shpenzon shumë kohë nëpër kafene. Të dhënat e Institutit të Statistikave thonë se një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Pjesa më e madhe e amvisave preferojnë kafenë turke pirja e së cilës sipas të dhënave në Shqipëri arrin deri në 30 milionë filxhanë në vit.

Nga një vëzhgim rutinë nëpër disa kafene të kryeqytetit, u vërejt se shumica e të rriturve konsumojnë makiaton ose kapuçino, një alternativë shumë e mirë kompromisi mes variantit me qumësht dhe atij pa qumësht të kafesë. Megjithatë, ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga diabeti, duhet të konsumojnë më mirë kafe pa qumësht sepse ky i fundit përmban 5% sheqer në formën e laktozës./AgroWeb
b.g.shqip
 
Nah

Un e du te gjat dhe pa sheqer.
Me qumesht mbyllem ne wc dhe perfundoj ne forum ahahhahaha
 
Ky artikulli qeka si shkrimi seksi me ose pa kondom ????
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Un them me mir kafe e rregullt me 3cerek sheqer
 
Ne fakt s`merret vesh,shume kush thote qe kafja me qumesht eshte e demshme per stomakun.
Ec gjejau anen dhe kafeve.
 
Mos pini kafe fare e skeni pse pyeteni cila eshte me e shendetcme :p
 
Sade, shqeto, madje edhe pa sheqer.
Qumeshtin se kam pas qejf kurre, as femije
 
Po per ne qe e pijme 1 here ne muaj kafene ca thon studimet ?:p
 
Me qumsht kafen e mengjesit ,nga ato te aparatiti.
Turken se kam qef fare .vanill po?
 
Ashtu apo keshtu,robi e pi si i do qejfi?
Nje ekspres te shkurter mua pls?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back