Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

LeVoyageur

Once upon a time...
«Një fjalim inaugurues aq dëshpërues të një presidenti amerikan bota nuk e ka përjetuar kurrë:më 20 janar 2017 mbase mori fund përgjithmonë», thotë historiani gjerman Heinrich August Winkler.

Heinrich August Winkler është njëri prej historianëve më të rëndësishëm europianë. Gjermani 78-vjeçar, profesor shumëvjeçar në Universitetin Humboldt të Berlinit, është autor i vepre të jashtëzakonshme: «Historia e Perëndimit» në katër vëllime. Ai po ashtu ka shkruar librin mbase më të rëndësishëm mbi historinë gjermane, «Rruga e gjatë drejt Perëndimit».

Në një intervistë dhënë gazetës zvicerane «Blick» sipas Dialogplus, Winkler ka folur për gjendjen e Perëndimit pas inaugurimit të Donald Trumpit si kryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Winkler ka goditur sidomos fjalimin e parë të Trumpit si president i SHBA-ve. «Fjalimi ishte një manifest frikësues i egocentrizmit nacional, i proteksionizmit ekonomik, demagogjisë sociale dhe mendimit të ekzagjeruar për vetveten. Asnjë fjalë për pajtimin e brendshëm të vendit të tij të përçarë thellë, për përgjegjësinë e SHBA-ve ndaj politikës botërore, për solidaritetin me aleatët dhe miqtë e lirisë në mbarë botën, për të drejtat e njeriut, në frymën e të cilave janë themeluar Shtetet e Bashkuara më 1776. Një fjalim inaugurues aq dëshpërues të një presidenti amerikan bota nuk e ka përjetuar kurrë. “Shekulli amerikan” më 20 janar 2017 mbase mori fund përgjithmonë».

Winkler tha se nëse Amerika ia kthen shpinën vlerave të përbashkëta transatlantike, gjë që duket e mundshme nga Trumpi, atëherë kjo do të ishte një kthesë e madhe historike. Historiani gjerman është skeptik që Gjermania mund të luajë rolin e shtetit që mbron vlerat perëndimore. «Do të ishte një akt i çmendurisë gjermane nëse vendit tonë do t’i jepej roli i zëvendësamerikës. SHBA-të janë të pazëvendësueshme».

Winkler tha se është e mundshme që Trump të shkarkohet nëse atë e mbulojnë skandalet e së kaluarës dhe proceset gjyqësore të papërfunduara.

Duke folur për emigracionin botëror, Winkler nënvizoi se Merkel nuk ka gabuar kur ka vendosur t’i pranojë refugjatët që mbetën në Hungari në verën e vitit 2015, por ai tha se asnjë demokraci perëndimore nuk mund t’i zgjidh në territorin e vet problemet e botës së tretë. Winkler është i bindur se e ardhmja e Bashkimit Europian varet nga rezultati i zgjedhjeve të sivjetshme presidenciale në Francë.

dritare.net
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

Sa mire do ishte qe ne shqiptaret te interesoheshim per vendin tone sic po bejme per ameriken :D
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

Citim;Winkler nënvizoi se Merkel nuk ka gabuar kur ka vendosur t’i pranojë refugjatët që mbetën në Hungari në verën e vitit 2015, por ai tha se asnjë demokraci perëndimore nuk mund t’i zgjidh në territorin e vet problemet e botës së tretë.

Absulutisht i sakte per mendimin tim ne kete qe ka thene;

Ne lidhje me Tramp,ai per Amerikanet do jete ok,nese arrine te shtrohet pak situata qe po ia carohet akoma pa i hyre detyres se re.
Ka shume qe nuk e duan,por per mendimin tim ai do bej ndryshimin e duhur per Amerikanet,dhe si gjithnje ne kurriz te kontineteve tjera.
sidomos te politikes se kalbur te Evropes.
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

Sa mire do ishte qe ne shqiptaret te interesoheshim per vendin tone sic po bejme per ameriken :D

Paqja ne rajonin tone dhe e ardhmja jone eshte e lidhur pikerisht me Shtetine e Amerikes .
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

Paqja ne rajonin tone dhe e ardhmja jone eshte e lidhur pikerisht me Shtetine e Amerikes .
Ncncnc po Trump u betua me dore mbi Bibel dhe jo mbi Kuran. Ti qe flet gjithe diten per islamin a e din se c'po flet apo jo.
Keshtu te meson kurani ty mo?? A e din qe kurani ta ndalon cdo gje qe nuk del nga Kurani, cofte edhe te votosh nje qeveri jo islamike. Jo me te bazohesh ne nje shtet pa baza kuranore, aq me keq nje shtet si amerika qe bejne betim mbi Bibel.
Hajde besimtar myslinan hajde.
Bla bla bla gjithe diten per islamin pa ditur as ABC e islamit.
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

Ncncnc po Trump u betua me dore mbi Bibel dhe jo mbi Kuran. Ti qe flet gjithe diten per islamin a e din se c'po flet apo jo.
Keshtu te meson kurani ty mo?? A e din qe kurani ta ndalon cdo gje qe nuk del nga Kurani, cofte edhe te votosh nje qeveri jo islamike. Jo me te bazohesh ne nje shtet pa baza kuranore, aq me keq nje shtet si amerika qe bejne betim mbi Bibel.
Hajde besimtar myslinan hajde.
Bla bla bla gjithe diten per islamin pa ditur as ABC e islamit.

Cfare ka lidhje qe u betua ne Bibel ? Bibla ka shume porosi dhe mesazhe te cilat ende jane te ruajta qe nga koha e Jezuesit a.s.
Ne muslimanet nuk e mohojme Inxhillin si liber te shpallur te Zotit . Ne mohojme vetem ato ndryshimet e bera nga dora e njeriut .

Une kam shkruar ne kontekstin politike-historike te se ardhmes se rajonit tone . Te gjithe e dijme se Amerika eshte superfuqia e veteme qe bene dallimin .

A e dine ti qe Zoti me perpara e don dhe ja zgat jetegjatesine nje populli jobesimtare qe punon drejte , sesa nje populli besimtar i cili nuk punon drejte ? Keshtu na thote feja islame !

Mos i lexo vetem rrymat ekstreme , sepse i sjelle vetem gjykime te gabuara vetevetese !
Dhe mos e harro keta , Muhamedi a.s, gjate malltretimeve dhe torturave qe kishte nga populli i Mekes , beaimtareve i pat thene te emigronin tek nje mbret- prift i krishtere . Dhe jo vetem qe i tha te emigronin , por ka permendur drejtesine dhe vlerat humane te tij . Dhe ashtu ka ndodhure , prifti i krishtere i kishte mbrojtur dhe strehuar muslimanet ! Edhe kete e mbreteri e ndalon Kuranii thua ti ?
Laur , ti ke shume informacione ta gabuara mbi islamin . Po te kishe mbi 100 Libra ne bibloteken tende per Islami. E kam fjalen libra te shkruar nga dijetar islam , ti jam i bindur se shume lehte do ta kuptoje te verteten e cdo fjale ne Kuran .
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

ne nje deklarim para zgjedhjeve zt trump tha:
do jem njeriu me i madh krijues vendesh pune qe zoti ka krijuar.... gjithcka mund te kete apo mos te kete zt trump ama nga egoja dhe optimizmi nuk vuan....
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

@cen, vetem per llafe jeni te zotet ju, biles edhe llafet i perzini krejt pa sens sa as ju vete nuk i merrni vesh.

ju as nuk i zbatoni fare mesimet e kuranit, vetem llafosni kot ne tym.
 
Titulli: Më 20 janar mori fund përgjithmonë “shekulli amerikan”

Nëse kjo që thotë ai analist se ka marrë fund shekulli Amerikan, ai me siguri ka fjalen per Eurpianet dhe te tjeret per rreth.
Eh pra është koha më që të jetojmë pa "asistencë".... Kështu ndodhi me Anglinë, Gjrmaninë, Francën e shumë vende të tjera pas luftës së dytë botrore, këto shtete shumë kohë janë asistuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arsye gjeo-strategjike.... E dikur këta të asistuarit filluan të asistojnë vende të tjera, popujë të vogël.... në mesin e tyre edhe neve shqiptarëve , nga se kjo , asistenca u bë një lajtmotivë ekzistence..... shume lidër politikë rajonal, platofrmatë e tyre politike , i kanë përpiluar pikërisht nga kjo mendësi asistuese....

Jam kurreshtar të shoh vecanarisht këto vende rajonale pa asistencë nga të asistuarit tradicoinal .
 
Back
Top