‘Mbyllni centralet bërthamore!’ 50.000 njerëz protestojnë në kufijtë e 3 shteteve evr

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_auto_CSvCqH8WsAAF2ub14971771421498470987.jpg
Mijëra protestues kanë formuar një zinxhir njerëzor prej 90 kilometrash rreth trekëndëshit kufitar të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës për të kërkuar mbylljen e dy reaktorëve në centralet bërthamore të shtetit të Belgjikës.

Organizatorët thanë se 50,000 protestues nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda u bashkuan me aksionin e së dielës.

Zinxhiri njerëzor u formua në komunën Huy në Belgjikë, duke kaluar nëpër Maastricht në Holandë për të përfunduar në qytetin gjerman të Aachenit.

Reaktorët e energjisë bërthamore të Belgjikës, Tihange dhe Doel, nuk ishin ndërtuar që të zgjasnin kaq shumë", shtoi një tjetër anëtar i këshillit të qytetit Huy.

" Kjo është jashtëzakonisht e pazakontë. Në të vërtetë, ka vetëm nëntë centralë bërthamorë në botë që kanë zgjatur për kaq shumë kohë, "shtoi ai.

Protesta erdhi pasi inspektimet e fundit në dy centralet bërthamore tronditën vendin, shkruan syri.net. Inspektorët kanë zbuluar një numër të konsiderueshëm të çarash në reaktorët bërthamorë në Tihange dhe Doel.
auto_59501988c4618838588b463c1498470997.jpg
Të paktën 70 çarje të tjera u zbuluan në reaktorin bërthamor “Tihange 2” gjatë një inspektimi të detajuar, njofton agjencia e lajmeve ‘Belga’.

Gjithashtu , rreth 300 të çara të reja thuhet se janë zbuluar në impiantin bërthamor të “Doel 3” gjatë një kontrolli të bërë muajt e kaluar.

Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, konfirmoi çarjet në njërin nga centralet bërthamore pas një hetimi parlamentar të paraqitur nga udhëheqësi i Grupit të Gjelbër./SYRI.net/
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • auto_auto_CSvCqH8WsAAF2ub14971771421498470987.jpg
    auto_auto_CSvCqH8WsAAF2ub14971771421498470987.jpg
    30.5 KB · Shikime: 0
  • auto_59501988c4618838588b463c1498470997.jpg
    auto_59501988c4618838588b463c1498470997.jpg
    61.9 KB · Shikime: 0
E njoh qytetin e Huy dhe me te vertete banoret atje kane vite qe ankohen per centralet berthamore.
Me sa informacion kam une eshte pak e veshtire te mbyllen se shpejti per nje arsye te thjeshte.
Keto dy centrale bejne pjese ne zinxhirin e sigurimit me elektricitet te Gjermanise Perendimore dhe Hollandes Jugore.
Ka interesa shume te fuqishen ne mes.
 
Back
Top