Mbyllet festivali Oktoberfest

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Oktoberfest.jpg
Mbrëmë në kryeqytetin bavarez Mynih me parakalim në mënyrë solemne u mbyll festivali legjendarë i 175-të me radhë Oktoberfest.


Festa më e madhe popullor në botë njihet edhe si "Vizen", sipas emrit gjerman të fushës, sepse mbahet në fushë të madhe në qendër të Mynihut. Sivjet festvalin e vizituan gjashtë milion njerëz.


"Megjithë kohës së ftohtë kishim gjashtë milion vizitorë, të cilët pinë 6.6 milion litra birrë, që nuk është rezultat i keq. Kanë ngrënë 104 dema, kuptohet pulat e pjekura tradicionale edhe sivjet ishin hit! thotë organizatorja Gabriele Vajshojpel.

"Disa kolegë të mi sivjet fituan më pak për 5, të tjerë për 10 për qind. Por, ne nuk ndjekim rekorde, por vetëm duam të kemi festival të bukur dhe dinjitoz", deklaroi Toni Rojderer, shitës në Oktoberfest.


Toni Rojderer dhe kolegët e tij vlerësojnë se fajtor për fitimin më të vogël sivjet janë kushtet e motit. Për shkak të motit të ftohtë e me shi veranda tradicionale e birrës nënë qiell të hapur, sivjet nuk ishte hapur. Edhepse tërheq vizitorë nga tërë bota, Oktoberfestin më së shumti e festojnë bavarezët, për të cilët festivali është rast i mirë të shkëlqejnë në pantollona të lëkurës, respektivisht me veshje kombëtare./alsat-m/
 
Eh sa qejf neper keto festa :(:(:(:(
 
po pra mir e ke zhgenjyy.ktu ne dr dhe 1 dit qe u be 'nata e bardhe',njerezit shkuan me shpejt se netet e tjera ne shpi..:p
 
po pra mir e ke zhgenjyy.ktu ne dr dhe 1 dit qe u be 'nata e bardhe',njerezit shkuan me shpejt se netet e tjera ne shpi..:p

Moj Brazilu po ne Gjermani te iken truri nga organizimet mi goc ketu aman ca te festoje ate naten e bardhe???
Mos kishte muzike te ndryshme ???
Vetem house,apo mos kishte ndonje tende perjashta ku mund te rrije e te pije dicka ???
Se ne lokale shkon perdit po deshe,festat andej kane vertet organizim,perkushtim...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top