Mburoja e Apolonisë del në dritë pas 25 vitesh

Зngjεll

___________
Shiko fotografinë 1421765 Mburoja e shekullit të tretë para Krishtit është e vetmja e gjetur në Shqipëri. Një mburoje luftarake, e cila mund të jetë përdorur në betejat e Aleksandërit të Madh, qëndron prej 25 vitesh në laboratorin e konservimit në proces restaurimi.
Ajo është gjetur në vitin 1984 në Apoloni e copëtuar në më shumë së 8 mijë pjesë. Mburoja e shekullit të tretë përpara Krishtit është e vetmja e gjetur në Shqipëri, e cila pas 25 vjetësh do të mund të restaurohet plotësisht. Kjo mburojë e zbuluar në një nga tumat e Apolonisë nga arkeologu Vangjel Dimo në vitin 1984, sipas specialistëve kur u zbulua, ishte thjesht e sheshtë, sipër kishte skeletin dhe brenda kishte disa elemente të tjera si disa enë dy shpata prej hekuri dhe nja dy thika.

Që prej asaj kohe dhe deri tani ajo ndodhet në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë. E copëtuar dhe e fragmentuar në 8153 copa, sipas specialistit të Laboratorit të Konservimit dhe Arkeometrisë, Frederik Stamati, i cili ka marrë përsipër restaurimin, edhe gjendja e këtyre copëzave nuk është e kënaqshme. Pas një ndërprerje disa vjeçare që u shkaktua nga disa punë të tjera që ne kishim, u bë mundur për të çuar drejt fundit restaurimin e kësaj mburoje, e cila është zbuluar në Aploni në vitin 1984, nga arkeologu Vangjel Dimo, dhe që nga ajo kohë dhe deri më sot kjo qëndron në laborator.

Ajo është gjetur në 8 mijë e 153 copa. Në këtë gjendje të tillë sigurisht që nuk mund të ngihej një mburojë, por për të ardhur në këtë formë si është, deri tani na është dashur një punë shumë e madhe për të parë më parë sesi ka qenë kjo mburojë. Ajo ka qenë e sheshtë dhe e coptuar dhe mbi këtë ka qenë skeleti i atij që është varrosur aty.

Rreth e rrotull kanë qenë shpatat, apo sende të tjera qeramike anash saj. Kjo mburojë është tip maqedonase dhe në qendër ka meduzën, e cila sipas mitologjisë ishte një nga tre motrat Orgon, të cilën e vrau Perseu, i cili i preu kokën. Kjo kishte aftësinë që të ngrinte ata që e shikofshin. Ai e mori dhe e vendosi në mburojën e vet, në qendër të saj. Ne në fillim u përballëm me atë që kishte të bënte se si kishte qenë kjo mburojë. Dhe është bërë një punë shumë e madhe për të kuptuar se si ka qenë aty. Unë kam bërë shumë kërkime dhe kam kërkuar në të gjithë Shqipërinë. Pasi u konstatua se si ka qenë kjo dhe si ka qenë ky konfiguracion etj, janë përpunuar dhe eksperimentuar 780 rrugë dhe ndiqet ajo të cilën po e çoj deri në fund fare. Në bazë të rrugës që e çon këtë deri në fund fare, po procedohet dhe me këtë, tregon ai.

Mburoja mund të jetë përdorur nga një prijës ushtarak

Mburoja tani është i vetmi objekt i mbetur, që dëshmon për këtë gjetje të viteve më parë. Në vitin 1992 objektet e tjera që u gjendën në varr me të u vodhën në muzeun arkeologjik të Apolonisë. Sipas Frederik Stamatit, mburoja i takon shek. 4-3 para erës së re dhe duke u bazuar në elementet e tjerë që kishte brenda, ka shumë të ngjarë që të jetë e një prijësi nga Apolonia. Ky prijës mund të ketë marrë pjesë në ushtritë e Aleksandrit të Madh në betejat që ka zhvilluar.

Ai mund të ketë qenë në fushata, ku i ka marrë objektet dhe mburoja ka qenë pronë e tij. Vetëm për të gjetur se si ka qenë një pjesë e figuracionit unë kam ndenjur një muaj e gjysmë, tetë orë mbi të çdo ditë për të parë një element se si është e ndërtuar. Kjo zgjatje në kohë nuk do të thoit se nuk është punuar por ka qenë një punë e vështirë. Janë bërë shumë analiza të përbërësve të saj. Pjesa e sipërme është bakër 90 përqind, 7 përqind i kallaj dhe 2-3përqind ka plumb, e mbërthyer me gozhdë, prej tyre janë gjetur vetëm 17 gozhdë. Këto kanale që shikohen tek kjo mburoja kanë qenë të mbushura me shallak, i cili është dyll i marrë nga bimët.

Këtë ata e kanë përdorur për të mbushur këtë kanale. Vende-vende kjo është çarë dhe janë përdorur dhe arna. Më pas e gjitha kjo është montuar mbi një bazament druri, ku është mbërthyer me rreth 400 gozhda rreth e qark dhe më pas është e vendosur si në formë ulluku që e mbante të mbërthyer.

Nga pas ka pasur të tjerë elementë dhe në të janë dhe disa elementë dekorativ shumë të bukur, shprehet Stamati, ndërsa shton se elementet kockore që u gjetën në shpata janë orientalë. Vetë mburoja është e tipit maqedonas, një mburojë ceremoniale dhe jo luftarake, që bën pjesë në mburojat e tipit pa buzë, të cilat përdoreshin nga hoplitët në falanga. Që të kesh një mburojë të tillë, duhet të jesh një prijës, sepse ato të ushtarëve ishin prej dërrase ose lëkure dhe kishin zbukurimet e ndryshme në sipërfaqe, - vijon specialisti Stamati. Sipas tij, mburoja me reliev është e vetmja e gjetur në Shqipëri. Nëse do ti referohemi literaturës, shikojmë që ka një konfuzion në mburojën maqedonase për sa i përket tipit me buzë dhe pa buzë.

Kjo është e përbërë nga rrathët koncentrikë. Gjithë zbukurimi është me thimtha gjysmësfera. Në qendër ka meduzën, sytë e së cilës janë prej guri gëlqeror. Në këtë formë nuk kemi asnjë shembull tjetër deri më sot nga literatura në ndonjë muze. Për vonesën e punës ai shprehet se: Nuk është se është neglizhuar, por volumi i punë ka qenë i jashtëzakonshëm për të, pos faktit që laboratori ka dhe punë të tjera që duhen restauruar.

Tani në këtë moment po bëhet sistemimi i këtyre fragmenteve, i cili është dhe përfundimtar që të vazhdojë dhe montimi i këtyre pjesëve të tjera që janë, që i përkasin shekullit të 4-3 p.e.s. Edhe pse që kur është vendosur në LKA janë bërë shumë analiza në institutet tona, në Fizikën Bërthamore në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Natyrore, dhe Institutet e Ushtrisë për të parë ndërtimin e saj, analizat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite dhe vetëm tanimë mund të thuash se është arritur diçka, pasi janë studiuar rrugët se si do të bëhen dhe organizohen copëzat. Mburoja me diametër 72 cm sipas specialistit është një mburojë unikale dhe është e vetmja që është gjetur në territorin e Shqipërisë. Sipas tij mund të ketë dhe të tjera, por nuk janë zbuluar deri tani. Pas restaurimit kjo do të vendoset në Apoloni, atje do të ekspozohet./Sot/
 
interesante fare kjo....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top