Mbrojtja nderkombetare e lirive dhe te drejtave te njeriut

Jeta

Anëtar i Respektuar
PARAQITJA DHE ZHVILLIMI I TE DREJTAVE TE NJERIUT


Cështja e njohjes dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore ka tërhequr vëmendjen e shumë filozofëve, teologëve, politikanëve, juristëve etj. Si kategori juridike të drejtat e njeriut janë paraqitur me krijimin e shteteve dhe rregullave të para juridike. Revolucionet borgjeze kanë inspiruar Ligjin për të Drejtat (Bill of Rigjts) të vitit 1689, Deklaratën për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vitit 1776 dhe Deklaratën për të drejtat e Njeriut dhe të Qytetarit 1789.
Deri atëherë, respektimi i të drejtave të njeriut ishte përgjithësisht më tepër ideal se realitet. Mjafton të përmendet këtu sistemi skllavopronar, në të cilin masat e gjera (robërit) jo vetëm që nuk gëzonin barazi, por trajtoheshin si sende që pronari ka mundur ti shiste, këmbente, madje edhe ti vriste. Nga kjo del qartë se atëherë mbrojtje gëzonin vetëm skllavopronarët e jo edhe të tjerët.
Situatë e ngjashme ka vazhduar të ekzistonte edh enë feudalizëm, ku masat e gjera të popullit ishin në pozitë diç më të mirë se robërit në sis. Skllavopronar, por megjithatë në pozitë tepër të vështirë.
Lufta për të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për tu njohur të drejtat e tij themelore: të drejtës për jetë dhe liri, të cilat kanë qenë të rëndësishme sidomos në periudhën e sis. Skllavopronar dhe feudal. Më vonë revolucionet borgjeze këtyre të drejtave elementare ua shtojnë edhe disa të drejta të tjera, të cilat u takonin të ashtuquajturave të drejta natyrore, siç janë e drejta e barazisë, e drejta për siguri dhe e drejta për ti bërë rezistencë shtypësit.
Klasikët e marksizmit dhe proletariati ua kanë shtuar të drejtave të njeriut dimensionin social, duke mëtuar të likuidonin pabarazinë shoqërore ngase pa këtë shumë nga të drejtat e shpallura, kanë më tepër karakter formal se sa qenësor.
Të drejtat e njeriut deri në kohën më të re trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme të shteteve. Prandaj, asnjë shtet, e as bashkësia ndërkombëtare, ska pas të drejtë të parashtronte çështjen e cenimit të të drejtave të njeriut në një shtet pa rrezik që kjo të interpretohej si përzierje në punët t brendshme të atij shteti. Përjashtim bënte regjimi i kapitulacioneve dhe interpretimeve humanitare.

- Pararendësit e të drejtave të njeriut
Të drejtat e njeriut kanë filluar të zënë vend me të madhe në veprat e juristëve, politikanëve dhe filozofëve të shek XVI, XVII dhe XVIII si Grotius, Locke, Spinoza, Puffendorf, Vollf etj.
Groci (Hugo Grocius) shkruante se e drejta natyrore, duke qenë urdhër ose rregull i providencës është e pandryshueshme, sepse as vetë Perëndia nuk mund ët ndryshojë që 2 X 2 të mos bëjnë 4, ashtu si nuk mund të bëjë që ato, që sipas natyrës së vet të brendshme, janë të këqija, të mos jenë të këqija. Këto të drejta si të tilla, njeriu i gëzon me të lindur. Ato janë të pacenueshme, të patjetërsueshme dhe të paparashkruarshme, sepse janë të dhëna nga Krijuesi ose janë ligj i vërtetë, ligj i arsyes.
Spinoza e ka fokusuar njohjen e lirisë së mendimit dhe të fjalës, si vlera të pazëvendësueshme në jetën shoqërore dhe politike, duke argumentuar hollësisht se kjo s’është në kundërshtim me sistemin demokratik, por përkundrazi del nga ai. Kjo e drejtë s’është e rrezikshme për paqen në shtet, as armiqësore për pushtet mbajtës. Spinoza shkruante se askush s’mund të heqë dorë nga liria e mendimit, por gjithashtu, askush s’mund ta detyrojë këdo pa pasojë fatale të flasë sipas recetave të pushtetit suprem.
Volteri kritikonte ashpër shoqërinë feudale në Francë dhe kishën katolike, si aleancë e efronit dhe altarit, nga e cila buronin pabarazitë shoqërore, jo toleranca fetare, arbitrarizmi i pushtetit mbretëror etj.
Ruso është ideologu që ka ndikuar më së shumti në mendimin politik të kohës së vet me kritikën që i ka bërë rendit të atëhershëm të bazuar në pabarazi e që ishte negacion i gjendjes natyrore. I vetmi dallim ndërmjet njerëzve mbështetej në pabarazinë fizike ose në aftësi intelektuale, por këto janë krejtësisht sekondare. Rusoi kritikonte shtetin, i cili me sanksionimin e pronës private, në vend që të garantonte drejtësinë dhe paqen, kontribuonte në krijimin dhe në shtimin e antagonizmave ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve.

- Aktet e para nga fusha e të drejtave të njeriut
Të drejtat e njeriut kanë zënë vend në shumë shkrime të ndryshme nga kohët më të vjetra. Por, nga fama dhe vlera historike, megjithatë dallohen: Karta e Madhe e Lirive 1215, Ligji për të Drejtat 1689, Deklarata për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1776 dhe Deklarata për të drejtat e njeriut dhe qytetarit 1789.
Karta e Madhe që në atë kohë parashihte se askush nuk mund të burgoset ose të privohet nga pasuria, të vihet jashtë ligjit ose të dëbohet pos në bazë të vendimit të ligjshëm dhe në bazë të ligjit.
Ligji për të drejtat përmbanë rregulla të cilat e kufizojnë dukshëm pushtetin absolutist dhe garantojnë një mbrojtje më të madhe të të drejtave të njeriut.
Përpunimi i mëtejshëm i të drejtave të njeriut është bërëp në Deklaratën për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarat ka qenë e përgatitur nga Jefferson, mendimi politik i të cilit ka qenë i inspiruar me doktrinën për të â€?drejtat natyrore të njeriut’. Deklarata është miratuar me 4 korrik 1776. kjo deklaratë shpallë:
Se të gjithë njerëzit janë të krijuar si të barabartë
Se Krijuesi i tyre u ka dhënë disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë
Se qeveritë janë krijuar për ti siguruar këto të drejta dhe se qeveritë autorizimet e veta i nxjerrin nga pajtimi i njerëzve mbi të cilët ushtrojnë pushtetin.
Deklarata sugjeron se qeveritë që ekzistojnë më gjatë të mos ndërrohen për çka do qoftë ose për arsye të vogla.

Deklarata për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit – Asambleja Nacionale e Francës, më 26 gusht 1789 miratoi Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, sipas së cilës njerëzit lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë në të drejta. Dallimet shoqërore mund të jenë të bazuara vetëm në interes të përbashkët.
Deklarata e përkufizon lirinë si e drejtë e njeriut të bëjë gjithçka, për aq sa nuk i bën dëm tjetërkujt, dmth, shfrytëzimi i të drejtave natyrore të çdo njeriu është në varësi të drejtpërdrejtë me të drejtat që u janë siguruar anëtarëve tjerë të shoqërisë. Deklarata ndalon që dikush të jetë i shqetësuar për shkak të bindjes së tij dhe shpallë të drejtën e fjalës, shkrimit dhe shtypit. Deklarata vë në dukje se kufijtë e lirive njerëzore janë përcaktuar vetëm me ligj. Deklarata ka ndaluar akuzat, burgosjet ose mbajtjet arbitrare në burg që nuk është e bazuar në dispozitën ligjore dhe ka urdhëruar dënimin e atyre që nxisin, kryejnë ose mundësojnë kryerjen e urdhrave arbitrare.
Të drejtat e njeriut nga kjo Deklaratë janë konfirmuar, precizuar dhe zgjeruar në Deklaratën për të drejtat e njeriut dhe qytetarit, të cilën e ka miratuar Asambleja Nacionale Franceze më 15 shkurt 1793, si akt që i parapriu Kushtetutës Zhirondine.
Deklarata ka shpallur nevojën e arsimimit të të gjithë qytetarëve për çka shoqëria duhet të krijojë mundësi.
Revolucioni Borgjez Francez i ka dhënë impuls të rëndësishëm zhvillimit dhe fitimit të një rendi të ri juridik, të bazuar në këtë deklaratë. Prej atëherë, si pasojë e Revolucionit Borgjez Francez, të drejtat e njeriut përfshihen dhe bëhen pjesë e rëndësishme e gati të gjitha kushtetutave që janë nxjerrë më vonë.
 
-Interesimi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut
Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore tradicionalisht trajtoheshin si çështje të kompetencës së brendshme, andaj rregullimi i tyre bëhej me ligje, deklarata ose kushtetutë.
Shtetarët dhe dokumentet e rëndësishme jo vetëm që i përmendin të drejtat e njeriut, por edhe angazhohen për afirmimin dhe mbrojtjen e tyre.

-Sistemi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara
Karta e OKB-së dhe të drejtat e njeriut
Karta e OKB-së nuk i përkufizon të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, as që ka ndonjë dispozitë që do të siguronte respektimin e tyre. Karta ka më shumë dispozita që i referohen njohjes ndërkombëtare dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në hyrje të saj riafirmohet besimi â€?në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe në vlerën e njeriut, në barazinë e të drejtave të meshkujve dhe të femrave’, kurse neni 1 p.3 e vë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe e feje ndër qëllimet kryesore të Kombeve të Bashkuara.
Karta e OKB-së ka përcaktuar organet qendrore që duhet të bartin veprimtarinë lidhur me të drejtat e njeriut dhe që duhet të kujdesen për sendërtimin e dispozitave të përmendura më sipër. Këto janë: Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik e Social. Duke u mbështetur në këtë, Këshilli Ekonomik e Social ka formuar një komision të veçantë-Komisioni për të drejtat e Njeriut, me 1946, me detyrë që të përgatisë rregullat më të hollësishme lidhur me të drejtat e njeriut. Komisioni ka formuar më vonë më shumë nën komisione, këshilla, grupe ekspertësh etj, të ngarkuar që të merren me pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave, çështjet e cenimit të të drejtave të njeriut.
Ndonëse Karta e OKB-së nuk ka asnjë dispozitë e cila â€?ekspresis verbis’ i obligon shtetet që të sigurojnë respektimin e plotë dhe efektiv të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, ekziston një botëkuptim dominant për domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ky është obligim moral, por edhe obligim juridik sado që i papërsosur.
Me miratimin e Kartës, të drejtat e njeriut bëhen pjesë e së drejtës ndërkombëtare pozitive, ato njëherë e përgjithmonë pushojnë të jenë çështje e kompetencës ekskluzive të shteteve dhe bëhen çështje e preokupimit të ligjshëm të bashkësisë ndërkombëtare.

Trupat e ndihmës të Asamblesë së Përgjithshme

a) Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare- është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën 174 të nëntorit 1947, si trup ndihmës për kodifikim dhe zhvillim të të Drejtës Ndërkombëtare.
Sipas statutit, Komisioni ka për detyrë: zhvillimin progresiv të propozimeve për konventat për fushat të cilat ende nuk janë rregulluar me të d. ndërkomb. , si dhe kodifikimin

b) Komiteti Special per Dekolonizim- eshte themeluar jo shume kohe pas miratimit te Deklarates per Dhenien e Pavaresise Vendeve dhe Popujve Koloniale, me detyre qe te analizoje si dhe sa zbatohet ne jete kjo Deklarate. Magna Karta e Dekolonizimit kishte shpallur se nenshtrimi, dominimi dhe shfrytezimi i popujve perben mohim te te drejtave te njeriut, eshte ne kundershtim me Karten e Kombeve te Bashkuara dhe pengon perparimin e paqes dhe bashkepunimit ne bote si dhe i ftonte shtetet qe te ndermarrin masa te menjehershme ne territoret nen kujdestari, territoret jo autonome dhe net e gjitha territoret qe akoma nuk e kishin arritur pavaresine per transferimin e tere pushtetit, pa asnje kusht dhe kufizim, ne pajtim me vullnetin dhe deshiren e shprehur lirisht, ne menyre qe tu mundesohej te gezonin pavaresine dhe lirine e plote.
Asambleja e Pergjithshme kishte vendosur te themelonte Komitetin Special per Dekolonozim, me detyre:
-te monitoronte implementimin e Dek per dhenien e pavaresise vendeve dhe popujve koloniale
-te informonte Keshllin e Sigurimit per te gjitha zhvillimet ne territoret qe i perfshinte Deklarata, qe mund te rrezikonin paqen dhe sigurine nderkombetare, dhe
-te vendoste kur nje territor te behej shtet i pavarur.
Komiteti, per tu informuar, mund te pranoj peticione, te degjoj parashtruesit dhe te dergoj misione te posacme ne vende nen sundimjin colonial per te mbledhur fakte. Komiteti ka inicuar miratimin e me shume rezolutave me te cilat kerkohej respektimi i rezolutave te Kombeve te Bashkuara dhe te kontribuohej ne implementimin e plote dhe te shpejte te Deklarates per Dhenien e Pavaresise Vendeve dhe Popujve Koloniale. Komiteti perbehej nga 17 anetare qe i emeronte kryetari i Asamblese se Pergjithshme. Me vone numri i anetareve eshte shtuar ne 25.
c) Komiteti Special kunder Aparteidit- KSA per politiken e aparteidit te qeverise se Rep se Afrikes Jugore eshte themeluar nga Asambleja e Pergj me Rezoluten 1761.
Ky komitet kishte per detyre te mbikeqyrte politiken raciste te qeverise se afrikes Jogore kur Asembl. e Pergj. nuk eshte ne mbledhje dhe tu raportonte Asamblese dhe K.te Sigurimit kur kjo ishte e pershtatshme. ASP perbehej nga 11 shtete anetare, te cilet i emeron kryetari i Asamb.Pergj., ndersa nga viti 1982 numri i shteteve anetare shtohet ne 18. Komiteti u parashtron raporte vjtore dhe raporte spciale.

d) Komisari i Larte per te Drejtat e Njeriut- ky emerohet nga Sekretari i Pergjithshem i KB, por zgjedhjen duhet ta miratoje Asam.e Pergj.
Komisari i Larte zgjedhet per nje afat 4 vjecar dhe mund te rizgjedhet vetem nje here. Zyra e KL eshte vendosur ne Gjeneve, por ka edhe zyre nderlidhese ne New York. Prej vitit 1998 kete funksion e ushtron znj. Mary Robinson e Irlandes.
Funksioni kryesor i tij eshte perparimi i respektimit te pergjithshem per zbatimin e te gjitha te drejtave te njeriut qe eshte â€?interes i ligjshem i Bashkesise Nderkombetare’.
Sipas Rezolutes, KL ka per detyre:
-te perparoje dhe mbroj gezimin efektiv nga te gjithe , te gjitha te drejtave civile, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale
-tu beje rekomandime organeve te KB-ve per permiresimin dhe perparimin e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.
-te kordinoje programet edukative dhe te informimit publik ne fushen e te drejtave te njeriut.
-te luaj rol aktiv ne evitimin e pengesave aktuale dhe te ballafaqohet me sfidat e realizimit te plote te te gjitha te drejtave te njeriut dhe ne pengimin e vazhdimit te cenimeve te te drejtave te njeriut ne tere boten.
-te hyj ne dialogje me qeverite me qellim te sigurimit te repsektimit te te drejtave te njeriut.
Ai eshte i detyruar te parashtroje raport vjetor per aktivitetet e tij Komisionit per te drejtat e njeriut dhe permes Keshillit ekonomik e social- Assamb. se Pergj.
 
Trupat e ndihmës të Këshillit Ekonomik e Social

- Komisioni i të Drejtave të Njeriut
a) Komisioni ekonomik e social, themeloi \Komisionin e KB-ve për të drejtat e njeriut –UNHCR, si një ndër komisionet funksionale të Këshillit eko. e soc. Komisioni përbëhej në fillim nga 9 anëtarë por më vonë KES vendosi që ky të ketë 18 anëtarë, dmth nga një përfaqësues çdo shtet anëtarë i Këshillit. Anëtarët e Komisionit emërohen nga qeveritë dhe i zgjedh KES rregullisht për tri vjet. Në komision duhet siguruar një përfaqësim i drejtë gjeografik.
Komisioni i mbanë mbledhjet e veta në Gjenevë një herë në vit, rregullisht gjatë tremujorit të parë. Mbledhjet zgjasin 6 javë dhe në to shqyrtohen respektimi i të drejtave të njeriut anembanë botës, raportet për cenimin e të drejtave të njeriut, mënyrat për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe nxiten shtetet që të respektojnë të drejtat dje liritë themelore të popullsisë së vet.
Me tutje komisioni ka qenë i autorizuar të ftonte ekspertë joqeveritarë nga fushat e caktuara në ad hoc grupe punuese si dhe të krijonte nën komisionet për lirinë e informimit dhe shtypin, për mbrojtjen e pakicave dhe pengimin e diskriminimit.
Prej vitit 1992 komisioni ka filluar të mbajë mbledhje emergjente. Mbledhja e parë e jashtëzakonshme e Komisionit është mbajtur me propozimin e SHBA-së për të shqyrtuar gjendjen në ish-Jugosllavi.
Komisioni prej fillimit, energjinë kryesore, e kishte orientuar në përgatitjen e â€?Kartës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut’ dhe kjo do të mbetet fushëveprimi i parë i rëndësishëm i tij.. roli dhe fushëveprimi i Komisionit është ndryshuar dukshëm gjatë viteve të 60-ta, kur të drejtat e njeriut bëhen objekt trajtimi në të gjitha organet kryesore të KB-ve, përfshirë edhe KS. Fatkeqësisht, puna e Komisionit është zhvilluar nën ndikimin e blloqeve politike, të cilat favorizonin çështjet e interesit të caktuar. Kështu, për dy decenie, Komisioni kontrollohej nga vendet perëndimore.

b) Nënkomisioni për Pengimin e Diskriminimit dhe Mbrojtjen e Pakicave- është organ kryesor subsidiar (dytësor) i Komisionit për të drejtat e njeriut (KDN) dhe përgjithësisht konsiderohet si trupi më mirëdashës ndaj idealve të të drejtave të njeriut. Nën komisioni është krijuar me 1947. Nën komisioni ka 26 anëtarë. Anëtarët i zgjedh KDN nga radha e personave të dominuar nga shtetet e KB-ve. Secili anëtar i Nënkomisionit ka një zëvendës, gjithashtu ekspert. Falë pavarësisë që gëzoi Nënkomisioni që nga fillimi, ai kontribuoi shumë në përgatitjen e studimeve të ndryshme, bëri rekomandime KDN-së në lidhje me pengimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave racore, kombëtare, fetare dhe gjuhësore.


Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut-

u miratua nga Asambleja e Përgjithshme me 10 dhjetor 1948. Deklarata ka preambulën dhe 30 nene, ku janë përfshirë një numër i madh i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore që u takojnë të gjithë njerëzve të botës pa asnjë dallim. Këto të drejta më së shpeshti ndahen në:
1. të drejtat civile e politike, dhe
2. të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.
Deklarata shpallë se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhje të barabartë në dinjitet dhe me të drejta dhe çdokujt i takojnë të gjitha të drejtat dhe liritë që përmban Deklarata, pa kurrfarë dallimi për sa u përket racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit, bindje politike, origjinës kombëtare, pasurisë, lindjes e rrethanave tjera.
Në grupin e parë të të drejtave, bëjnë pjesë: e drejta për jetë, liri dhe siguri personale, liria nga skllavëria dhe nënshtrimi, e drejta në gjykim të drejtë dhe publik para gjyqit të pavarur dhe asnjanës, e drejta për tu konsideruar i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia, e drejta në shtetësi, e drejta për lidhje martese dhe krijim familjeje etj.
Në grupin e dytë bëjnë pjesë: e drejta e sigurimit social, e drejta në punë, në mbrojtje nga papunësia dhe e drejta në pagë të njejtë për punë të njejtë, e drejta në standard të jetesës, e drejta në sigurim në rast të papunësisë etj.

Paktet për të drejtat e njeriut

Pas diskutimeve që kanë zgjatur më se dhjetë vjet, me 19 1966, Asamb e Përgj e KB-ve, miartoi njëzëri pa asnjë kundërshtim dhe hapi për nënshkrim dhe ratifikim:
-Paktin Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike
-Paktin Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore
-Protokollin Opcional në Paktin Ndërkombëtar për të drejta civile dhe politike
Paktet proklamojnë të drejtën për vetëvendosje si parakusht për zbatimin e të gjitha të drejtave të njeriut.

Paktin Ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike-përmban shumë dispozita për të drejtat demokratike dhe liritë e njeriut dhe mjetet për garantimin e tyre. Ndër to më të rëndësishmet janë: e drejta e jetës, e cila duhet të mbrohet me ligj, e drejta e lirisë dhe e sigurisë personale, e cila përjashton burgimin ose paraburgimin arbitrar dhe kërkon që personat e burgosur menjëherë, që në momentin e arrestimit, të informohen për arsyet e burgimit, liria e qarkullimit dhe liria e vendqëndrimit, liria e mendimit, besimit, dhe ndërgjegjes.
Duke pasur parasysh se cenimet më të rënda të lirive demokratike dhe të drejtave të njeriut janë bërë pikërisht gjatë luftërave ose gjatë përgatitjes së tyre, Pakti urdhëron shprehimisht që të ndalohet me ligj çfarëdo propagande në favor të luftës dhe nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, të cilat nxisin diskriminimin, armiqësinë dhe dhunën.

Paktin Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore –që ka 33 nene në të cilat është paraparë: e drejta për punë, e cila nënkupton të drejtën për çdo individ të mund të sigurojë për vete mjete për jetesë, e drejta e shpërblimit që i siguron çdo punëtori pagë të drejtë, shpërblim të njejtë për punë të njejtë, kushte të sigurta dhe higjienike të punës, e drejta e krijimit të sindikatave dhe e hyrjes në grevë, etj. Ky pakt për dallim nga pakti për të drejtat civile dhe politike, i cili kërkon pa kompromis zbatimin e çdo të drejte të njeriut, ky obligimet e shteteve i formulon në atë mendre që lë hapësirë për tu zbatuar ato në jetë aq sa mundëson situata objektive.

Masat për zbatimin e pakteve
Derisa PNDESK nuk përmban një mekanizë

Komiteti per te drejtat e njeriut- perbehet nga 18 anetare, te cilet i zgjedh Konfrerenca e nenshkruesve te Paktit, nga radhet e shtetasve te shteteve qe kane ratifikuar Paktin. Ata zgjedhen per kater vjet dhe jane te pavarur ne punen e tyre. Komiteti mbane tri mbledhje ne vit. Mbledhjet e komitetit mbahen ne Gjeneve ose ne New York dhe zgjasin nga tri jave.
Komiteti eshte kompetent qe te shqyrtoje raportet qei parashtrojne shtetet per masat qe kane miratuar per te vene ne jete te drejtat e njohura me kete Pakt.
Komiteti eshte kompetent qe te pranoje dhe te shqyrtoje parashtresat ne te cilat nje shtet kontraktues konfirmon se shteti tjeter kontraktues nuk i permbush obligimet e tij sipas ketij Pakti. Kjo kompetence shtrihet vetem ne shtete qe kane deklaruar se pranojne kompetencen e ketille te Komitetit.
Komiteti mund te shqyrtoje nje ceshtje vetem pasi te bindet se jane perdorur dhe shterur te gjitha mjetet juridike te brendshme, ose nese procedura ne baze te mejteve juridike zhagitet pa arsye.
Komitetit i eshte dhene kompetenca qe te pranoje dhe te shqrytoje parashtresat e individeve me te cilat konfiromojne sse jane viktima te cenimit te cilesdo te drejte nga Pakti. Kete te drejte e kane vetem shtetasit e shteteve qe kane miratuar p[aktin dhe jane pale te Protokollit Opcional ne Paktin.

Sistemi Evropian i te Drejtave te Njeriut

Konventa Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut- eshte miratuar me 4 nentor 1950. Konventa Evropiane ka rendesi shume te madhe, ngase eshte dokumenti i pare qe rregullat deklarative i ka shnderruar ne rregulla kontraktuese, ka parapare nje mekanizem i cili ka per te siguruar zbatimin e te drejtave dhe lirive themelore te nejriut ndermejt shume subjekteve te nje regjioni, dhe ne fund hyrja ne Keshillin e Evropes kushtezoeht me repektimin e te drejta te njeriut.
Konventa evropiane permban 10 te drejta qe kane qene te parapara ne Deklarataten e Pergj per te drejtat e njeriut, te cilat ne esence i takojne grupit te te drejtave dhe lirive tradicionale civile e politike. Me Konvente cdokujt brenda juridiksionit te ketyre shteteve i garantoeht: siguria personale, liria nga skllaverimi ose nga gjendja e ngjashme me skllaveri, liria nga burimi arbitrar, paraburgimi apo perjashtimi, liria nga perzierja arbitrare nejeten private dhe ne familje, banese dhe korrespondence, liria e bindjes, mendimit e fese, etj.
Ne konvente eshte parapare krijimi i dy organeve qe duhet te sigurojne repsktiminm e obligimeve nga konventa. Keto jane: Komisioni Evropian per te Drejtat e Njerriut dhe Gjyqi Evropian per te Drejtat e Njeriut.

Komisioni Evripian i te Drejtvae te Njeriut- perbehet nga po aq anetare sa ka pale kontraktuese. Asnje shtet nuk mund te kete ne Komision me shume se nje shtetas te vetin.
Komisioni eshte kompetent per te shqyrtuar ankesat lidhur me cenimin eventual te dispozitave te Konevntes nga ndonje shtet kontraktues, ne baze te ankeses qe mund te beje ndonje shtet, organizate joqeveritare, grup personash apo individ.
Komisioni e shqyrton ankesen, provon te vertetoje gjendjen faktike dhe perpiqet qe te arriej zgjidhje miqesore te konfliktit. Ne qofte se ka suskes te arrieht zgjidhja miqesore, atehere perpilon raportin ne te cilin parashtron faktet dhe vendimin e arritur qe u dergoeht shteteve te interesuara per publikim. Ne qofte se kjo nuk arrieht, atehere Komisioni perpilon raportin lidhur me faktet dhe jep mendimin e vet se a jane cenuar obligimet nga Konventa.

 
Komisioni Evripian i te Drejtvae te Njeriut- perbehet nga po aq anetare sa ka pale kontraktuese. Asnje shtet nuk mund te kete ne Komision me shume se nje shtetas te vetin.
Komisioni eshte kompetent per te shqyrtuar ankesat lidhur me cenimin eventual te dispozitave te Konevntes nga ndonje shtet kontraktues, ne baze te ankeses qe mund te beje ndonje shtet, organizate joqeveritare, grup personash apo individ.
Komisioni e shqyrton ankesen, provon te vertetoje gjendjen faktike dhe perpiqet qe te arriej zgjidhje miqesore te konfliktit. Ne qofte se ka suskes te arrieht zgjidhja miqesore, atehere perpilon raportin ne te cilin parashtron faktet dhe vendimin e arritur qe u dergoeht shteteve te interesuara per publikim. Ne qofte se kjo nuk arrieht, atehere Komisioni perpilon raportin lidhur me faktet dhe jep mendimin e vet se a jane cenuar obligimet nga Konventa.

Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut-ka ne kompetence shqyrtimin e cdo rasti qe i referoeht interpretimit apo zbatimit te Konventes, te cilin ia paraqesin palet kontraktuese, perkatesisht shtetet, shtetasit qe u jane shkelur te drejtat nga Konventa ose Komisioni Evropian. Gjykata eshte krijuar me 21 janar 1959. Gjykata perbehet nga po aq gjyqetare sa ka anetare Keshilli i Evropes, nga te cilet asnje shtet nuk mund te kete me shume se njeu shtetas te vetin. Gjyqtaret i zgjedh Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes (KE) nga radhet e kandidateve qe i nominojne palet e kontraktuara, qe gezojne autoritet te larte dhe qe kane kualifikime te nevojshme per te kryer funksionet e larta gjyqesore ose qe jane ekpserte te njohur te drejtesise. Mandati i tyre eshte 9 vjet dhe mund te rizgjedhen.
Individet dhe grupet e individeve nuk mund ti paraqiten drejtpersedretji ne Gjykate, mirepo ekziston mundesia qe nje idnivid te dale terthorazi (nepermjet Komisionit) para Gjykates dhe ankesa individuale e bere Komisionit te fitoje epilogun e fundit ne gjykate, meqense Komisonit i eshte dhene e drejta per te paraqitur kontestin para gjykates.

Komiteit i Ministrave- eshte organ i krijuar me Statutin e KE e jo me Konevente Evropiane. Statuti ka precizuar perberjen organizimin dhe funksionet e Komitetit te Ministrave (KM). Komiteti eshte ne esence organ politik, por ketij i jane dhene me Konvente edhe disa funksione gjyqesore ose kuazi gjyqesore.
Perberja – KM perbeht nga nje perfaqesues i shteteve anetare te KE. Sipas rregullit jane ministrat e puneve te jashtme. Kur ministri i puneve te jashtme nuk eshte ne gjendje te marre pjes, ose ne rast kur kjo mund te jete e deshirueshme, kete mund ta zevendesoje nje person tjeter, i cili sa here qe eshte e mundru duhet te jete anetare i qeverise. Gjate kohes kur sjen te pranishem ministrat e punve te jashtme, punet e perditshme i kryejne rregullisht zevendesit e tyre, te ashtuquajtur “zevendesit e Komitetit te Ministraveâ€‌ qe jane zyrtare te larte qe pergjithesisth jane ambasadoret e vendeve te tyre ne KE.
Funksionet- KM ka funskione te ndryshem dhe para se gjithash te jete keshill administrues ose trup i keshillit qe bie vendime, por edhe disa qe kane te bejne me te drejtat e njeriut nga Konventa Evropiane.
KM shqyrton rastin ne baze te raportit te Komisonit, por nuk eshte i lidhur me perfundimet e tij. Ai eshte i autorizuar te kerkoje deklarata te reja, te marre ne pyetje deshmitaret ose ekpertet etj.
KM eshte sipas Kovenvetes gjithashtu i autorizuar te mbikqyre permbushjen e vendimeve te Gjykates. Ky funskion i KM eshte shume me i thjeshte se masat qe eshet dashur te ndermerreshin ne baze te raportit te Komisionit. Kjo per shkak se vete Konventa ne nennin 52 shprehimnisht percakton se vendimi i Gjykates eshte definitiv.
KM vendos se ne cfare menyre do te permbushet vendimi i tij i pare dhe e publikon raportin qe eshte vetvetiu saknsion i ashper, sepse per qeverite demokratike publikimi i raportit nga nje organ kompetent nderkombetar dhe i paanshem, nuk mundet te mos e shqetesoje.

Sekretari i Pergjithshem i KE-eshte zyrtaru m e i larte i KE. Ate e zgjedh Asambleja e Parlamentare per nje afat pesevjecar midis kandidateve qe i percakton Komiteti i Ministrave.
Detyrat e sekretarit qe jane ne lidhje me te drejtat e njeriut burojen kryesisht nga Konventa Evropiane, por disa edhe nag Statuti i KE, sidomos ato qe kane te bejne me detyrat mbikeqyrese. Keshtu Konventa Evropiane ka parapare qe sekretari eshte depozitar i ratifikimeve te Konventes, se dueht ti njoftoj te gjithe anetaret e KE per hyrjen ne fuqi te konventes, si dhe emrat e shteteve qe jen bere pale. Funksioni me i rendesishem i Sekretarit ka te beje gjithsesi me mbikeqyrjen e zbatimit te Konventes.

Protokollet ne Konventen Evropiane
Protokolli i pare eshte miratuar me 20 mars 1952, kurse te tjeret me pas prej vitit 1963 deri me 1994. Me disa nga keto porotokolle plotesohet Konventa edhe me disa te dretja nga Deklarata e pergjithshme per te drejtat e njeriut.
Keshtu, me protokollin 1, te drejtave dhe lirive nga Konventa i shtohen tri te drejta te t jera:
-e drejta e posedimit dhe e mbrojtjes se pasurise
-e drejta per shkollim dhe e drejta e prinderve per dhenien e ketij shkollimi ne perputhje me bindjet e tyre fetare e filozofike, dhe
-e drejta per te marre pjese ne zgjedhje te lira te orgnave te pushtetit, zgjedhje keto qe do te organizohen ne intervale kohore te arsyeshme.

Ne protokollin 4 shtohen kater te drejta tjera:
-ndalohet privimi nga liria per shkak te borxhit
-parashikoeht liria e qerkullimit te lire dhe zgjedhjes se vendbanimit
-ndalohet perjashtimi i shtetasve te vet, dhe
-ndaloeht perzenia kolektive e te huajve.

Me protokollin 6
-eshte hequr denimi me vdekje

Me protokollinh 7 shtohen 5 te drejta te tjera:
-e drejta e shtetasirt te huaj qe te mos debohet pos ne baze te vendimit te marre ne pajtim me ligjin
-e drejta e personit te denuar per veper penale te paraqese kerkese gjykates me te larte qe ta rishqyrtoje denimin e tij
-e drejta per zhdemtim e personit qe eshte denuar me gabim gjyqesor
- e drejta te mos ndiqet dy here per te njejten veper, dhe
-barazia e te drejtave dhe pergjegjesive midis bashkeshorteve peras i perket te drejtave dhe detyrave reciproke juridiko civile.

Protokollet tjera 2, 3, 5, 8, 9 kane te bejne me ndryshimet institucionale qe jane bere ne konvente.
Me protokollin 3 modifikohet procedura e Komisionit.
Me protokollin 9 eshte zgjeruar numri i subjekteve te cilet mund ti drejtohen Gjykates. Sipas ketij shtetet pale te Konventes, Komisioi, personatr fizik,, organizatat joqeveritare dhe grupet e personave qe kane parashtruar parashtrse kane te drejte per ta paraqitur rastin perpara Gkykates.

Gjykata e Re Evropiane e te drejtave te njeriut-
Protokolli 11 i Konventes evropiane ka pasur per qellim te rindertoje ne teresi mekanizmnin mbikeqyres ekzistues, e sidomos te permiresoj efektshmerine e tih ne mbrojetjen e te drejtave te njeriut dhe lirive themelore. Protokolli ka hyre ne fuqi me 1 nentor 1998 dhe prej kesaj date monitorimi beet ne baze te organizimit te ri. Me kete behet anulimi i Komisonit dhe Gjykates per te drejtat e njeriut dhe krijohet nje Gjykate e vetme permanente Evropiane per te drejtat e njeriut.
Perberja- gjykata perbehet nag po aq gjyqetare sa eshte numri i paleve kontraktuese te Konventes. Keta duhet te kene kaulifikimet e njejta me ato te gjyqetareve te Gjykate se vjeter. Gjyqetaret per secilen pale kontraktuese i zgjedhe Asambleja Parlamentare e KE nga lista e 3 kandidateve qe ka porpozuar pala ne fjale. Keta zgjidhen per 6 vjet dhe munde te rizgjedhen. Mandati i gjysmes se gjyqtareve te zgjedhur ne zgjedhjet e para skadon pas tre vjetesh.
Organizimi- per shqyrtimin e rasteve te parashtruara para Gjykates, Konventa ka parapare tri tipe orgnesh: komitetet treanetareshe, dhomat shtateanetareshe dhe dhoma e madhe qe e perbejne 17 anetare.
Dhomat 7anetareshe vendosin per pranueshmerine dhe themelsine e parashtresave ndershteteroe me te cilat nje pale i terheqe verejtjen Gjykates ne cfaredo shkelje te dispozitave te Konventes ose te protokollevve te Konventes nga ndonje shtet tjeter kontraktues si dhe parashtresat individuale qe nuk jane deklaruar si te papranueshme nga Komitetet.
Dhoma e Madhe shqyrton:
-ankesat ndershtetrore me te cialt nje pale i terheqe verejten Gjykates ne cfaredo shkelje te dispozitave te Konventes ose te protokollevve te Konventes nga ndonje shtet tjeter
-rastet te cialt ia kalojen Dhomat
-rastet qe kane te bejne me kerkesen e nje pale pas vendimit te Dhomes, dhe
-aplikimet individuale.
 
Juridiksioni i Gjykatës-
Juridiksioni i Gjykatës shtrihet mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me interpretimin dhe zbatimin e Konventës dhe të Protokolleve të saj.
Për ta marrë një çështje në shqyrtim duhet të plotësohen disa kushte. Neni 35 i Konventës parashikon:
a) vetëm pasi të jenë shterrur të gjitha mjetet e brendshme ligjore në përputhje me rregullat përgjithësisht të njohura të së drejtës ndërkombëtare, dhe
b) që ankuesi duhet tia paraqesë kërkesën e tij Gjykatës brenda gjashtë muajve nga data e marrjes së vendimit përfundimtar (kur nuk ka mundësi ankimi) ose datës kur ankuesi ka marrë dijeni për vendimin dha ka mundur kështu të paraqesë ankesë.
Gjykata nuk merret me asnjë kërkesë individuale të bërë në bazë nenit 34 që është:
-anonime, ose
ë-shtë në thelb e njejtë me një kërkesë që është shqyrtuar tashmë nga Gjykata (parimi res judicata) ose i është paraqitur për shqyrtim ndonjë instancë tjetër ndërkombëtare.

Ankesa e nënshkruar duhet të përmbajë: emrin, moshën, profesionin dhe adresën e ankuesit; emrin, profesionin dhe adresën e përfaqësuesit të tij nëse ka; emrin e palës kontraktuese kundër së cilës parashtrohet ankesa; lëndën e ankesës, faktet dhe argumentet në të cilat bazohet ankesa dhe dokumentet e rëndësishme që i referohen ankesës.

Procedura para Gjykatës-
Shqyrtimi i çështjes para Gjykatës fillon normalisht në formën me shkrim. Kryetari i Dhomës i konsulton agjentët e palëve, delegatët dhe ankuesin se a e konsiderojnë procedurën me shkrim si të nevojshme dhe kur merr nga cili do përgjigje pozitive, ky i cakton afatet brenda të cilëve palët duhen ti parashtrojnë shkresat dhe dokumentet tjera. Edhe vërejtjet paraprake lidhur me kompetencën, palët duhet ti bëjnë brenda këtij afati. Këto shkresa me përjashtim të ankesës së parë, duhet të dorëzohen në 40 kopje. Regjistruesi më pas ua transmeton këto gjyqtarëve, agjentëve të palëve dhe ankuesit. Pas kësaj, Kryetari i Dhomës e cakton datën e shqyrtimit me gojë, por prapë pasi të jetë konsultuar me palët. Ai e përcakton rendin sipas të cilit do të ftohen për të marrë fjalën avokatët, këshilltarët ose personat tjerë që u ndihmojnë atyre si dhe ankuesi.

Vendimi i Gjykatës-
Kur Gjykata konstaton shkeljen e Konventës ose të Protokollit të saj, e drejta e brendshme e shtetit në fjalë mundëson vetëm mënjanimin e pjesshëm të pasojave.
Më së shumti procedura para Gjykatës përfundon me vendim gjyqësor. Vendimi i tillë duhet të përmbajë emrat e kryetarit dhe gjyqtarëve që e përbënin Dhomën, datën kur është marrë vendimi, palët, emrat e avokatëve dhe këshilltarëve, emrin e ankuesit, avokatit ose këshilltarit të tij, faktet, arsyet dhe vendimin.
Në qoftë se vendimi është marrë me shumicë, atëherë duhet shënuar kush e përbënte shumicën. Kur vendimi është marrë njëzëri, çdo gjyqtar ka të drejtë të paraqesë mendimin e ndarë.
Vendimi i Gjykatës është përfundimtar. Vendimet e Dhomës bëhen përfundimtare:
a) kur palët deklarojnë se nuk do të kërkojnë që çështja të qitet përpara Dhomës së Madhe,
b) kur kalojnë tre muaj nga marrja e vendimit, në qoftë se nuk kërkohet që çështja të qitet përpara Dhomës së Madhe, ose
c) kur kolegji prej pesë gjyqtarëve e refuzon kërkesën për t’iu drejtuar Dhomës së Madhe.

Vendimi i Gjykatës publikohet. Kjo bëhet në dy gjuhët zyrtare: anglisht dhe frëngjisht, kurse nga viti 1968 përkthehen në rast se gjuha angleze dhe frënge nuk janë gjuhë shtetërore të shtetit drejtpërsëdrejti të interesuar.

- Karta Sociale Evropiane

Siç është cekur më lartë,Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përmbante në esencë të drejtat që i takojnë grupit të të drejtave dhe lirive civile dhe politike, por kishte lënë anash çështjen e të drejtave ekonomike dhe sociale.
Të drejtat e mbrojtura me Kartën Sociale Evropiane janë:
- e drejta për punë
- e drejta për kushte pune të përshtatshme
- e drejta për kushte të drejta dhe të shëndosha për punë (siguri në punë)
- e drejta për shpërblim sipas kritereve të drejta, që tiu sigurojnë punëtorëve dhe familjeve të tyre një nivel jetese të kënaqshëm
- e drejta për tu organizuar për mbrojtjen e interesave të tyre ekonomike dhe sociale
- e drejta për të bërë marrëveshje kolektive dhe e drejta e grevës
- e drejta e fëmijëve dhe e të rinjve për mbrojtje kundër rreziqeve fizike dhe morale
- e drejta e grave të punësuara për mbrojtje speciale në rast lindjeje
- e drejta për të pasur mjete të përshtatshme orientimi profesional
- e drejta për kualifikim profesional
- e drejta për mbrojtjen e shëndetit
- e drejta për sigurime shoqërore
- e drejta e asistencës sociale dhe shëndetësore
- e drejta e përfitimit6 nga shërbimet shoqërore
- e drejta e personave me invaliditet për përgatitje profesionale dhe riaftësim profesional dhe ri përshtatje në shoqëri
- e drejta e familjes për mbrojtje sociale, ligjore dhe ekonomike
- e drejta e nënave dhe e fëmijëve për mbrojtje sociale dhe ekonomike
- e drejta për të fituar për jetë në kushte të barabarta, në territorin e palëve të tjera kontraktuese, dhe
- e drejta e punëtorëve migrantë dhe e familjeve të tyre për mbrojtje dhe ndihmë.
 
Masat e implementimit-
Pjesa e katërt e Kartës sociale evropiane përmban dispozitat që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimeve të shteteve kontraktuese.
Raportet kombëtare-
Karta ka paraparë se palët duhet të paraqesin dy lloje raportesh:
1) raportet dyvjeçare lidhur me atë se si zbatohen dispozitat e Pjesës II të Kartës, që shteti i caktuar i ka pranuar, dhe
2) raportet që paraqesin palët lidhur me dispozitat e Pjesës II që ato nuk i kanë pranuar.

Për shkak të stërngarkimit të organeve të kontrollit që është pasojë e shtimit të numrit të palëve kontraktuese, në fillim të 90ve është vendosur që raportimi prej tash të jetë në baza të ndryshme, me ç’rast ka mbetur detyrimi i raportimit dyvjeçar, por tani vetëm për një numër të kufizuar të dispozitave.
Këto raporte i paraqiten Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Kopjet e tyre duhet domosdo ti dërgohen organizatave kombëtare të punëdhënëse dhe të punëtorëve të cilat do të ftohen të përfaqësohen në mbledhjet e Komitetit qeveritar.
Raportet që paraqesin palët shqyrtohen në katër organe të ndryshme. Dy nga këto janë specifike për Kartën sociale evropiane, ndërsa dy të tjera janë organe të rregullta të Këshillit të Evropës. Këtë janë: Komiteti i ekspertëve, Komiteti qeveritar, Asambleja konsultative dhe Komiteti i ministrave.



Komiteti i Ekspertëve-
Përbëhet nga jo më shumë se shtatë anëtarë që i emëron Komiteti i ministrave nga një listë ekspertësh të pavarur, nga radha e shtetasve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, e jo vetëm të palëve kontraktuese të Kartës, me kusht që dy asnjëherë nuk mund të jenë nga një shtet dhe se duhet siguruar një përfaqësim të drejtë gjeografik. Këta emërohen për gjashtë vjet dhe mund të riemërohen prapë. Tani Komiteti i ekspertëve ka 9 anëtarë, këta i propozojnë shtetet palë. Mandati i tyre është gjashtë vjet dhe mund të riemërohen.
Protokolli për ndryshimin e Kartës soc.evro. ka pasur për qëllim ta bëjë më efikas mekanizmin mbikëqyrës, e ka autorizuar Komitetin e ekspertëve të pavarur të japë mendime juridike se a janë ligjet kombëtare dhe praktikat e shteteve në pajtim me detyrimet nga Karta dhe të publikojë këto mendime.

Komiteti Qeveritar-
Konkluzionet e Komitetit të ekspertëve bashkë me raportet e shteteve i paraqiten për shqyrtim Komitetit qeveritar. Ky përbëhet nga një përfaqësues i secilës palë kontraktuese dhe më së shumti dy përfaqësues të ftuar të organizatave ndërkombëtare të punëdhënësve dhe dy organizatave ndërkombëtare të punëtorëve si vëzhgues me status konsultativ. Komiteti qeveritar i paraqet Komitetit të ministrave raportin me konkluzione duke i bashkangjitur raportin e Komitetit të ekspertëve.

Asambleja Konsultative-
أ‹shtë një ndër organet statusore të Këshillit të Evropës. Ky organ konsultativ i autorizuar të shqyrtojë çështjet nga kompetenca e tij dhe të paraqesë konkluzionet e veta në formë rekomandimi Këshillit të ministrave.
Asambleja konsultative përbëhet nga përfaqësuesit e secilit anëtarë të zgjedhur nga parlamenti ose emëruar në mënyrë që ai e përcakton. Këta duhet të jenë shtetas të shtetit që e përfaqësojnë, por nuk mund të jenë njëherësh anëtarë të Komitetit të ministrave.
Kompetenca e tij është thjeshtë konsultative, por jo pa ndikim, për shkak se si organ vërtetë parlamentar e përfaqëson opinionin publik të shteteve anëtare.

Komiteti i Ministrave
Sipas statutit të Këshillit të Evropës, Komitetit i ministrave në fakt mund të bëjë vetëm rekomandime dhe mund të kërkojë nga anëtarët ta informojnë për aksionet që kanë marrë në lidhje me këto rekomandime.


-Sistemi Ndëramerikan i të Drejtave të Njeriut

Përparimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në kontinentin amerikan lidhen me veprimtarinë e Organizatës së Shteteve Amerikane (OSHA), që është organizata me e vjetër regjionale në botë. Ideja e formimit të OSHA-së lidhet me emrin e Shon Bolivarit, i cili në â€?Kartën e Xhamajkës’ 1815 angazhohej për krijimin e një lidhjeje të popujve të Amerikës që kanë një origjinë, gjuhë, një fe dhe zakone të njëjta. Si rezultat i kësaj mbahet Kongresi i Panamasë më 1826.
Karta e OSHA-së, është traktat shumëpalësh ose Kushtetua e OSHA-së. Karta është miratuar në Konferencën e IX ndëramerikane (Bogota 1948), kur e nënshkruan përfaqësuesit e të gjitha 23 shteteve amerikane.
Në preambulën e Kartës theksohet se â€?misioni historik i Amerikës është ti ofroj njeriut vendin e lirisë dhe një mjedis të favorshëm për zhvillimin e personalitetit të vet dhe realizimin e aspiratave te tij të drejtpërdrejta’.
Karta e OSHA-së i përmend të drejtat e njeriut vetëm në kuadër të parimeve dhe të drejtave dhe detyrave themelore të shteteve.
Karta është plotësuar me Protokollin e reformave të Kartës së OSHA-së (Protokolli i Bueno Airesit).
Ky protokoll ka sjellë një risi të rëndësishme:
Ka vendosur që Komisioni ndëramerikan për të drejtat e njeriut, të bëhet një ndër organet e OSHA-së me detyrë themelore të merret me â€?përparimin e respektimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të shërbejë si organ konsultativ i organizatës në këtë fushë’.

Deklarata Amerikane për të Drejtat dhe Detyrat e Njeriut-

Deklarata parasheh se cdo qenie njerzore ka te drejte per jete, liri dhe sigrui personale, te drejte per barazi para ligjit pa dallim race, seksi, gjuhes, feje etj, te drejte te manifestoje lirisht fene e vet, te drejte te mendimit te lire, shfaqjes dhe perhajpes se ideve me cdo mjet, te drejte ne mbrojtje ligjore nga sulmet shpifese ne nderin, dinjitetin, jeten private dhe familjare, te drejte ne shkollim qe do ta afetesoj per jete te denje, te drejte per tiu drejtuar gjykatave per te siguruar mbrojtjen e te drejtave ligjore me te cilat cenohen te drejtat elementare kushtetuese.
Deklarata amerikane ne dhjete nenet e fundit permbane detyrat qe ka cdo individ, nder te cilat bene pjese detyra per te ndihmuar, mbajutr, shkolluar dhe mbrojtur femijet e vet te moshes jomadhore, detyra e femijeve per te respektuar, ndihmuar, mbajtur dhe mbrojtur prinderit kur kjo eshte e nevojshme, detyra te fitohet me se paku arsimi fillor, detyra per te marre pjese ne votme, detyra per tiu nenshtruar ligjeve, detyra qe neraste katastrofe te beje aso sherbime qe jane ne fuqine e tij, detyra qe te paguaje tatimet e parapara me ligj dhe te punoje perderisa eshte i afte.
Deklarat amerikane eshte miratuar ne forme te rezolutes per c’arsye disa autore mendonin se nuk ka kurfare vlere juridike. Me kalimin e kohes karakteri i saj ka ndryshuar, ndersa sot konsiderohet se Deklarata perben akt normativ qe permbane interpretimin autoritativ te te drejtave themelore te individit.

Konventa Amerikane per te Drejtat e Njeriut
Konventa ka gjithsej 82 nene te ndara ne tri pjese. Pjesa e pare i referohet detyrimeve te shteteve dhe te drejtave te mbrojtura.
Pjesa e dyte i referohet Komisionit Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut dhe Gjykates Nderamerikane per te Drejtat e Njeriut.
Pjesa e trete permbane rregullat lidhur me nenshkrimin, ratifikimin, rezervat, ndryshimet dhe plotesimet, protokollet dhe denoncimin.
Preambula e vendos sistemin e lirive personale dhe drejtesise sociale ne kuader te insistucioneve demokratike me cka identifikohet koncepti i saj ideologjik ne te cilin mbeshtet dhe perserit pohimin nga Deklarata amerikane se te drejtat e njeriut nuk burojne nga fakti se dikush eshte shtetas i shtetit te caktuar, por bazohen ne atributet e personalitetit njerzor qe arsyeton nevojen e mbrojtjes nderkombetare te te drejtave te njeriut.
Konventa permabne nje liste te gjate dhe definimin e te drejtave civile dhe politike, ne c’grup bejne pjese: e drejta per jete, e drejta per trajtim human, ndalimi i skllaverise, e drejta per liri personale, e drejta per gjykim korrekt, parimi i joretroaktivitetit, e drejta per dem shperrblim, e drejta per mbrojtje te nderit e dinjitetit, e drejta per martese dhe krijimit te fsamiljes, e drejta per emer, te drejtat e femijes, e drejta per shtetesi etj.
Pese nga keto te drejta dhe liri nuk kane qene te futura ne Paktin per te drejtat civile dhe politike, sic jane: e drejta e prones, liria nga ekzili, ndalimi i perzenies kolektive, e drejta e pergjegjes dhe e drejta e azilit.
Nga ana tjeter, e drejta e shkollimi, te cilen e eprmbane Protokolli i Pare i Konventes Evropiane, nuk eshte e mbrojtur ne menyre speciale ne Konventen Amerikane.
Ne kete konvente verehen disa leshime,sic jane: mospermendja e se drejtes per vetvendosje, e cila nuk konsiderohet si e drejte individuale ne kuptimin e ngushte, por si e drejte qe eshte e domosdoshme per shfrytezimin e te gjitha te drejtave tjera te njeriut, te drejtat e pakicave qe mund te kete njefare rendesie persa i perket popullsise indigjene, etj.

Mekanizmat mbrojtese te Konventes
Konventa anerikane per te drejtat e njeriut ka parapare dy organe qe do te jene kompetente per mbrojtjen e te drejtave nga Konventa.
Keto jane:
Komisioni Nderamerikan per te drejtat e njeriut dhe
Gjykata Nderamerikane per te drejtat e njeriut
 
Komisioni Nderamerikan per te drejtat e njeriut
Ky komision perbehet nga 7 anetare, te cilet i zgjedh Asambleja e Pergjithshme e OSHA-se, nga lista e kandidateve qe i propozojne shtetet anetare dhe qe duhet te kene cilesi te larta morale dhe aftesi te njohura ne fushen e te drejtave te njeriut, qe sherbejne ne cilesi personale, qe duhet te garanton pavaresine e tyre.
Ne komision nuk mund te jene te perfaqesuar ne te njejten kohe dy shtetas te nje shteti. Anetaret zgjedhen per 4 vjet dhe mund te rizgjedhen vetem edhe nje here. Derisa u zgjate mandati anetaret e Komisionit nuk bene te ushtrojne asnje aktivitet tjeter qe do te mund te ndikonte ne pavaresine ose paanshmerine e tyre.
Komisioni mblidhet rregullisht se paku dy here ne vit per nje kohe jo me shume se 8 jave, por mund te mbane edhe mbledhje te jashtezakonshme kur eshte e nevojshme, qe eshte bere gati si rregull.

Funksioni kryesor i Komisionit eshte â€?perparrimi i respektimit te te drejtave te njeriut’.
Duke u nisur nga kjo, Komisioni eshte i autorizuar:
te zhvilloje nder popuj vetedijen per te drejtat e njeriut,
tu jape rekomandime qeverive,
te kerkoje nga qeverite informata per masat qe kane ndermarre ne fushen e te drejtave te njeriut,
te pergatise studime dhe raporte,
tu pergjigjet pyetjeve te shteteve,
te ndermarre aksione me rastin e peticioneve dhe
ti parashtroje raport vjeter Asamblese se Pergjithshme te OSHA-se.

Shqyrtimi i ankesave fillon me kerkesen e informates nga Komisioni prej qeverise se shtetit pergjegjes per kinse shkelje. Komisioni mund te vertetoje faktet e parashtruara ne peticion ose parashtrese dhe poqe e nevojshme edhe te beje hetime. Komisioni mundet po qe se kerkohet te degjoje palet. Komisioni u vehet ne dispozicion paleve te interesuara ne menyre qe te arrieht zgjidhja miqesore. Ne rast kur palet nuk arrijne zgjidhje miqesore, Komisioni harton raportin ku parashtrohen faktet dhe konkluzionet te te cilat ky ka ardhur. Ky raport u dorezohet shteteve te interesuara, te cilat nuk jane te lira ta publikojne.
Konventa nuk sakteson se cfare eshte vlera juridike e mendimit te Komisionit me te cilin konstatohet cenimi i konventes, por shikuar formalisht ky nuk ka force detyrimore sikurse vendimi i Gjykates. Megjithkete, ky eshte vendim juridik autoritativ i organit qe eshte autorizuar nga konventa per â€?ceshtje te permbushjes se detyrimeve qe kane ndermarre shtetet pale’.
Raportet e para per shkeljet e renda te te drejtave te njeriut datojne nga fillimi i te 60-ve dhe kishin te benin me Kuben, Haitin dhe Republiken Dominikane.
Njeri nder funksionet e Komisionit eshte shqyrtimi i peticioneve per shkeljen e te drejtave te njeriut, qe mund te parashtrojne individet, grupet ose organizatat joqeveritare. Kjo e drejte perben nje karakteristike te shquar te Konventes Amerikane ne krahasim me Konveten Evropiane dhe Paktin nderkombetar per te drejtat civile dhe politike, ngase ky eshte organi i vetem nderkombetar te cilit i eshte dhne si kompetence kryesore dhe e pergjithshme te pranoje dhe te merret me parashtresat individuale per shkeljen e te drejtave te njeriut.
Puna e komisionit ka qene shume veshtire per shkak se vepronte ne nje mjedis jo te favorshem per realizimin e qellimeve te tij, mjedis ku sundonin regjimet diktatoriale dhe ku nen pretekst te luftes kunder komunizmit beheshin shkelje te panumerta te te drejtave te njeriut. Kjo ka ndikuar qe atij ti drejtohen nga disa qindra ankesa per cdo vit, te cilat kishin te benin ne te shumten e rasteve me burgimet masive arbitrare, perdorimin sistematik te torturave, personat e zhdukur, mungesen e plote te mjeteve jurdike, debime nga shtetet pa vendim gjyqesor dhe shkelje te tjera te ngjashme me te cilat cenohen rende te gjitha standardet civilizuese. Punen e komisionit e veshtirsonte shume edhe mungesa e bashkepunimit nga ana e qeverive te interesuara, te cilat ne shumicen e rasteve i ofronin Komisionit informata te pakta dhe perpiqeshin me shume ta mbulonin rastin e parashtruar Komisionit, sesa ta hetonin dhe te cilat ne keto raste me shume vepronin si kundershtare sesa si partnere te vullnetshem.
Puna e Komisioni paraqitet ne raportet vjetore te parashtruara Asamblese se Pergjithshme te OSHA-se. Keshtu, me 1978 afro gjysma e raportit u referohej ankesave individuale.

Gjykata Nderamerikane per te Drejtat e Njeriut
Konventa amerikane percakton organizimin, kompetencat, funksionet dhe procceduren para Gjykates.
Sipas Konvetes, Gjykata perbehet nga 7 gjyqtare te zgjedhur ne cilesi individuale nga radha e juridteve me autoritet me te larte moral dhe aftesi te njohura ne fushen e te drejtave te njeriut.
Te drejten per te propozuar dhe per te marre pjese ne zgjedhje te gjyqtareve kane vetem shetetet pale te Konventes.Gjyqtaret zgjedhen per nje periudhe 6 vjecare dhe mund te rizgjedhen vetem nje here. Konventa ua ka lene shteteve anetare te vendosin se ku do te jete selia e Gjykates. Me 1 korrik 1978 Asambleja e Pergjithshme e OSHA-se propozoi qe Gjykata te vendoset ne Kosta Rike, ne shenje pranimi shtetit ku ishte miratuar konevnta, qe e kishte ratifikuar i pari Konevnten.
Gjykata nuk eshte organ i sistemi nderamerikan sic eshte Komisioni. Kjo do te thote se ajo eshte kompetente vetem ne raste te parapara me Konvente, respektivisht per shtetet anetare te Konventes.
Gjykata nderamerikane eshte orgna gjyqesor autonom. Gjykata eshte kompetente te zgjidhe mosmarreveshjet dhe te jape mendime keshilledhenese.
Konventa percakton se vetem shtetet pale dhe Komisioni mund ti parashtrojne raste Gjykates. Individet nuk mund ti parashtrojne raste Gjykates, ky vendim eshte marre ngase shumica e shteteve jane deklaruar se nuk jane te gatshme te pranojne te drejten e individeve ti drejtohen Gjykates.
Vendimi i Gjykates eshte definitiv dhe i paapelueshem. Gjykata kur gjene se ekziston cenimi i te drejtave dhe lirive mund te kerkoje:
a) qe pales se demtuar ti sigurohet gezimi i te drejtes ose lirise se tij qe eshte cenuar
b) te eliminohen pasojat e veprimeve qe kane shkaktuar shkeljen e te drejtave dhe lirive te tilla
c) ti jepet demshperblimi pales se demtuar.

Gjykata parashtron raport vjetor per cdo mbledhje te rregullt Asamblese se Pergjithshme te OSHA-se, ne te cilin thekson posacerisht rastet kur ndonje shtet nuk ka vepruar ne pajtim me vendimet e saj dhe parashtron rekomandimet e veta lidhur me kete.
Deri sot Gjykata ka marre pak vendime ne ceshtje kontestimore dhe keto kishin te benin kryesisht me personat e zhdukur dhe vrasje te civileve.

Kompetenca keshilldhenese e Gjykates
Konevta amerikana ka parapare se shtetet anetare te OSHA-se mund te kerkojne nga Gjykata keshille ne lidhje me interpretimin e Konventes dhe te cdo marreveshje tjeter nderkombetare nga fusha e te drejtave te njeriut, e qe ka te beje me sendertimin e te drejtave te njeriut ne shtet qe i takon sistemit nderamerikan. Kete te drejte e kane edhe organet e organizates si Asambleja e Pergjithshme, Mbledhja konsultative e ministrave te puneve te jashtme, Keshillat, Komiteti juridik nderamerikan, Komisioni nderamerikan per te drejtat e njeriut dhe Sekretariati i Pergjithshem.
Gjykata deri me sot uk ka sjelle shume vendime keshilldhenese per shkak te jogatishmerise se shteteve dhe organeve te OSHA-se qe ti drejtohen. Nga tete kerkesat e para, pese i kane parashtruar shtetet, ndersa tri Komisioni nderamerikan per te drejtat e njeriut.
 
Mund te dije se nga cili liber eshte mare ky material, sidomos ajo pjese ku flitet per Unionin europian dhe komisionin europian, dmth deklarata europiane per te drejtat e njeriut.
 
Redaktimi i fundit:
Nga "Mbrojtja nderkombetare e lirive dhe te drejtave te njeriut", autor Prof. Dr. Zejnullah Gruda
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top