Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbrohuni nga të nxehtit

Temperaturat e larta janë me të vërtetë shqetësuese për të gjithë, prandaj këshillat për të ‘mbijetuar’ nga vapa e tmerrshme janë të shumta, ndërsa disa prej tyre janë të renditura më poshtë.

Beach%20umbrella.jpg


1. Dalja nga shtëpia atë bëhet në pjesën më pak të nxehtë të ditës. ثshtë e këshillueshme që të qëndroni në shtëpi nga ora 11 deri më 18.

Fëmijëve e vegjël dhe sidomos të moshuarve iu ndalohet rreptësisht që të lëviznin në këtë orar dhe kjo pasi janë më të prekurit nga sëmundjet kronike të temperaturave të larta.

Gjithashtu dhe të rinjtë duhet të shmangin aktivitetet fizike gjatë drekës.

2. Veshja e rrobave të lehta si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj. Duhet të zgjedhim veshjet te cilat nuk duhet të rëndojnë në trupin tonë; këshillohet që materialet të jenë pambuku dhe linoje.

Jashtë shtëpisë duhet që të mbrojmë kokën me veshjen e një kapele dhe gjithashtu syzet e diellit janë mjaft të dobishme në këtë kohë.

3. Në qoftë se largoheni me automjet, mos lini njerëz apo kafshë brenda, madje edhe për ndalesa të shkurtra.

Nëse keni hyrë në një makinë, dhe ajo mbetet e parkuar në diell atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është hapja e dyerve të saj për ajrosje ose përdorimi i ajrit të kondicionuar. Duhet të bëni kujdes dhe me temperaturën e vendosur në brendësi të makinës e cila nuk duhet të ketë një diferencë me më shumë se 5 gradë me ambientin jashtë.

4. Rifreskimi i shtëpisë dhe ambientit të punë. Përdorni grilat e dritareve që të mbrojnë nga ekspozimi direkt ndaj diellit.

Hapni dritaret në mëngjes herët dhe vonë në mbrëmje dhe kjo për të për të lënë një ajër të pastër.

Gjithashtu këshillohet dhe përdorimi i ajrit të kondicionuar për të mbajtur një temperaturë konstante në këto ambiente.

5. Konsumimi i lëngjeve dhe jo i alkoolit. Duhet të konsumoni sasi të mëdha të lëngjeve ku të paktën këshillohen 2 litër ujë në ditë.

Përjashtim bëhet vetëm për personat të cilët vuajnë nga epilepsia ose sëmundje të zemrës.

6. Merrni ushqime të lehta dhe kushtoni vëmendje në ruajtjen e ushqimeve që prishen, sidomos qumështi, mishi dhe pasta me krem dhe akullore.

Përdorni perime dhe fruta të tilla si agrumet, luleshtrydhet, pjeprat dhe perimeve të pasura me antioksidantë (speca, domate, karota, marule).

7. Konservimi korrekt i farmaceutikëve në kutitë e tyre larg të nxehtit dhe rrezeve të diellit.

Gjatë verës farmaceutikët duhet të ruhen në një temperaturë që nuk tejkalon 25-30 gradë C.

Mos i lini ilaçet në makinë por, përdorni mjete ambalazhimi për t’i ruajtur siç duhet.

8. Kushtojini vëmendje personave në rrezik nga temperaturat e larta.

Në rast të temperaturave të larta, i kushtoni vëmendje të afërmve apo fqinjëve të moshuar të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë, sidomos në qoftë se ata jetojnë të vetmuar dhe këshillohet raportimi tek shërbimet sociale në situata shëndetësore të cilat kërkojnë ndërhyrje. /NOA/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back