LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Mbreti Salman, monarku i ri i Arabisë Saudite, në kohën kur bota është zhytur në borxhe, ka vendosur që për vartësit e vet të dhurojë rreth 32 miliardë dollarë.
Këtë vendim ai e ka marrë pasi në muajin e shkuar zuri fronin e mbreti nga vëllai i tij Abdullah, i cili vdiq një muaj më parë.
Sipas shënimeve që i jep New York Times, transmeton koha.net, rreth tre milionë të punësuar nga gjithsej 5.5 milionë, do të marrin dy paga mujore, që janë nga 5.000 dollarë.
Veç kësaj, para do t’ju jepen edhe klubeve sportive, shoqatave artistike e të tjera profesioniste, ndërsa do të bëhen edhe investime në ujësjellës e në rrjetin energjetik
Shuma e kësaj dhurate tejkalon buxhetin e Nigerisë, ekonomisë më të madhe afrikane e është rreth 18 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, transmeton koha.net
Dekreti me të cilin paratë jepen kështu është në vazhdën e traditës.
Kur ishte kurorëzuar mbreti Abdullah në vitin 2005, ai kishte ngritur pagat 15 për qind, ndërsa kur ishte kthyer i shëruar nga jashtë në vitin 2011, kishte dhënë nga një pagë më shumë për të punësuarit.
© KOHA.net