Mbreti dhe Ministri

Kresha

A pretty face can never trick me
Thuhet se njëherë një Mbret kishte urdhëruar që të rriteshin dhe ushqeheshin 10 qenë të tërbuar ashtu që atyre tu hidhte çdo ministër që gabonte, e qentë ta shqyenin atë.
Një ditë një ministër i ofroi Mbretit një opinion të gabuar. Mbretit nuk i pëlqeu, ndaj i zëmëruar me të urdhëroi që ministri tu hidhej qenve!
Ministri i tha: si po ma bënë këtë kur të kam shërbyer 10 vjet, por Mbreti nuk e përfilli!.
Mi jep afat edhe 10 ditë, para se ta zbatosh këtë vendim, i u përgjërua Ministri. Mirë, tha Mbreti po të jap 10 ditë afat.
Ministri shkoi tek rojtari i qenve e i tha: dua tu shërbej qenve e të kujdesëm për ta vetëm për 10 ditë!. Rojtari i habitur tha: Mirë, këtë mund ta besh po çfarë përfiton për këtë kohë kaq të shkurtër?!
Do të tregoj më vonë, i tha Ministri. Andaj rojtari u pajtua që ministri të kujdesej për qentë.
Ministri filloi të kujdeset për qentë nga thellësia e zemrës, i ushqente ata dhe u ofronte gjithë akomodimin e duhur.
Pas 10 ditësh erdhi koha kur duhej të ekzekutohej vendimi, andaj Ministri u hodh në burg dhe atij iu lëshuan qentë e tërbuar.
Mbreti së bashku me suitën e tij ishin ardhur për të shikuar, por çfarë të shohë! Mbreti fërkonte sytë herë njërin e herë tjetrin sikurse nuk u besonte syve të vet.
Qentë e tërbuar lerë që nuk i lehnin Ministrit por ata u shtrinë pranë këmbëve të tij dhe e shikonin si mikun më të mirë.!

Po çfarë u ke bërë qenve, pyeti Mbreti i habitur?!
Unë u shërbeve këtyre qenve me përkushtim vetëm 10 ditë, por ja që këta qenë nuk e harruan shërbimin dhe përkushtimin tim.
Ndërsa juve, Lartmadhëri, ju kam shërbyer plot 10 vjet por ju e harruat shërbimin dhe përkushtimin tim vetëm për shkak të një gabimi, u përgjigj Ministri!
Mbreti uli kokën dhe urdhëroi që Ministri të lirohet ...
Ky rrëfim i dedikohet nga zemra secilit njeri, mos harro të mirat e njerëzve vetëm për shkak një rasti apo situate që mund të tejkalohet.
Mos e harro të kaluarën e bukur vetëm për shkak të një mospëlqimi, ashtu që të mos e humbisni kujtimet dhe personin tuaj më të dashur.
Zogjtë i hanë milingonat, por kur të ngordhin zogjtë, milingonat i hanë ata.
Rrethanat mund të ndryshojnë ... Andaj kujdes mos e nënçmo dhe mos e nënvlerëso askënd.
Njerëzit shpesh e lavdërojnë ujkun edhe pse ai është i rrezikshëm për ta, ndërsa e nënçmojnë qenin edhe pse ai u bënë roje.
Shumë njerëz përbuzin atë që u shërben dhe respektojnë atë që i përbuzë ...
 
Sa domethenese kjo, me pelqeu??
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 16.7%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 3 25.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 33.3%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 25.0%
Back
Top