Mbretërit dhe mbretëreshat më të pasur

Зngjεll

___________
Mbretërit dhe mbretëreshat më të pasur
Shkruar nga: Blendina Cara

Monarkët janë varfëruar 22 miliardë dollar në total vitin e shkuar
Nga mbreti i Tajlandës, sulltani i Bruneit e deri tek mbretëresha angleze
Dubai ka shpenzuar më shumë se 60 miliardë dollarë për të ndërtuar të ashtuquajturën “Mrekullia e tetë e botës”, një grup ishujsh të krijuar në formë palme në Gjirin Persik që ka tërhequr blerës të famshëm që nga çifti Jolie-Pitt e deri Beckham. Sipërmarrjet gjigande të Dubait e futën atë në një borxh prej 80 miliardë dollarësh. Vlerat e Ishujve të Palmës tashmë kanë rënë me 50 për qind dhe ndërtimi ka ndalur në vend. Si rezultat pasuria e sheikut Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka rënë 6 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke e bërë atë humbësin më të madh në listën vjetore të mbretërve dhe mbretëreshave më të pasur në botë. Edhe pse mbretërit dhe mbretëreshat e trashëgojnë pasurinë e tyre bashkë me titujt, këto monarkë nuk kanë imunitet ndaj krizës botërore, ndaj dhe ato kanë pësuar efektet e depresionit global. Të gjithë monarkët në listë kanë humbur në total 22 miliardë dollarë në vitin e kaluar. 12 prej tyre janë më të “varfër” se para një viti. Në vend të parë në listë, për të dytin vit radhazi qëndron mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej. Ai vlen 30 miliardë dollarë, 5 miliardë më pak se vitin e kaluar, si rezultat i rënieve në prona të paluajtshme dhe aksione. Tensionet politike në vend e kanë destabilizuar vendin, duke dobësuar sektorin më të rëndësishëm fitimprurës në vend që është turizmi. Në vend të dytë qëndron sulltani i Bruneit. U bë sulltani i 29-të i Bruneit para 40 vitesh duke trashëguar pasuritë e një dinastie 600-vjeçare. Aktualisht është kryeministër i vendit të pasur me naftë dhe është koleksionist gurësh të çmuar. Sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan është udhëheqës trashëgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi që përbën një të dhjetën e rezervave të naftës në botë. Ai po përpiqet të rikrijojë emiratin si “qendër kulturore” të Lindjes së Mesme. Edhe në kohë të vështira, shfaqja duhet të vazhdojë. Në qershor, mbreti Abdullah i Arabisë Saudite shtroi një pritje luksoze për presidentin amerikan, Barack Obama duke i ofruar atij një medaljon floriri që është nderi më i lartë i vendit. Mohammed-i V i Marokut, i mbiquajtur “mbreti i të varfërve” për përpjekjet që ka bërë për lehtësimin e varfërisë dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut. Buxheti i pallatit sidoqoftë i kalon 960 mijë dollarë në ditë, pjesa më e madhe e shpenzuar për veshje dhe riparim makinash. Në listë vazhdon të jetë dhe Alberti i Monakos. Një beqar i përjetshëm, ai ka trashëguar principatën e vogël pas vdekjes të të atit në vitin 2005, si dhe pasurinë e përbërë nga prona të paluajtshme, koleksione arti dhe aksione në kazinotë e Monte Karlos.

1. Mbreti Bhumibol Adulyadej
Vendi: Tailandë
Pasuria: 30 miliardë dollarë
Mosha: 81 vjeç
Monarku që ka mbretëruar më gjatë në botë ka lindur në SHBA dhe është arsimuar në Zvicër. Pasuria e familjes përfshin investime, prona të paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe përdor për makinën vaj palme.

2. Sulltan Haji Hassanal Bolkiah
Vendi: Brunei
Pasuria: 20 miliardë dollarë
Mosha: 62 vjeç
U bë sulltani i 29-të i Bruneit para 40 vitesh duke trashëguar pasuritë e një dinastie 600-vjeçare. Aktualisht është kryeministër i vendit të pasur me naftë dhe është koleksionist gurësh të çmuar.

3. Sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan
Vendi: Emiratet e Bashkuara Arabe
Pasuria: 18 miliardë dollarë
Mosha: 61 vjeç
Udhëheqës trashëgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi që përbën një të dhjetën e rezervave të naftës në botë. Ai po përpiqet të rikrijojë emiratin si “qendër kulturore” të Lindjes së Mesme.

4. Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz
Vendi: Arabia Saudite
Pasuria: 17 miliardë dollarë
Mosha: 85 vjeç
Mbret që prej gushtit të vitit 2005. Menjëherë pas marrjes së fronit filloi ndërtimin e një qyteti me vlerë 26 miliardë dollarë në nder të tij. Ai rrit kuaj arabë. Ka krijuar dy librari në Arabinë Saudite dhe Marok.

5. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum
Vendi: Dubai
Pasuria: 12 miliardë dollarë
Mosha: 59 vjeç
Drejtor ekzekutiv i “Dubai Inc” ai e ndan pasurinë me dy vëllezërit e tij. Ka blerë një pjesë të madhe aksionesh në bankën “Deutsche Bank”. Ka bërë publike planet për të dhuruar 10 miliardë dollarë për fondacionin e arsimimit të Lindjes së Mesme.

6. Mbreti Mohammed IV
Vendi: Marok
Pasuria: 2.5 miliardë dollarë
Mosha: 45 vjeç
I mbiquajtur “mbreti i të varfërve” për përpjekjet që ka bërë për lehtësimin e varfërisë dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut. Buxheti i pallatit sidoqoftë i kalon 960 mijë dollarë në ditë, pjesa më e madhe e shpenzuar për veshje dhe riparim makinash.

7. Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani
Vendi: Katar
Pasuria: 2 miliard dollarë
Mosha: 57 vjeç
Pasi rrëzoi të atin në një grusht shteti jo të përgjakshëm në vitin 1995 u bë emiri i Katarit. Ai është shumë i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditën e lojërave “Asian Games” në shtetin e vogël. Ka themeluar televizionin “Al Jazeera”.

8. Princi Albert II
Vendi: Monako
Pasuria: 1 miliard dollarë
Mosha: 51 vjeç
Një beqar i përjetshëm, ai ka trashëguar principatën e vogël pas vdekjes të të atit në vitin 2005, si dhe pasurinë e përbërë nga prona të paluajtshme, koleksione arti dhe aksione në kazinotë e Monte Karlos.

9. Princi Karim Al Husseini
Pasuria: 800 milionë dollarë
Mosha: 72 vjeç
Ka festuar 50-vjetorin si lider i 15 milionë myslimanëve këtë vit. Ai është një biznesmen që drejton konglomerate nga Franca e deri në Zvicër, si dhe ka ferma të mëdha kuajsh. Aktualisht po divorcohet me gruan e dytë.

10. Sulltani Qaboos Bin Said
Vendi: Oman
Pasuria: 700 milionë dollarë
Mosha: 68 vjeç
Pas gjashtë vitesh në arrest shtëpie, ai rrëzoi të atin nga pushteti në vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botës së jashtme. Pasuria e tij sot është e lidhur ngushtë me naftën.

11. Mbretëresha Elizabeta II
Vendi: Mbretëria e Bashkuar
Pasuria: 450 milionë dollarë
Mosha: 83 vjeç
Mbretëresha e Anglisë ka një program aktivi udhëtimesh, duke përfshirë një vizitë shtetërore këtë vit, e katërta që prej vitit 1957. Ajo ka një koleksion me vlerë pullash dhe është pronare e pronave të shumta në Angli dhe Skoci.

12. Sheiku Sabah Al Sabah
Vendi: Kuvajt
Pasuria: 400 milionë dollarë
Mosha: 80 vjeç
U bë emir në vitin 2006 pasi princi aktual nuk mundi të merrte fronin për arsye shëndetësore pas vdekjes së emirit të mëparshëm, sheikut Jaber. Menjëherë pas zgjedhjes së tij si emir, rriti rrogën e familjes mbretërore.

13. Mbretëresha Beatrix Wilhelmina Armgard
Vendi: Holandë
Pasuria: 200 milionë dollarë
Mosha: 71 vjeç
Ajo zotëron më shumë pushtet se çdo monark në fuqi i Evropës. Emëron kryeministrin dhe zëvendësin e tij, si dhe nënshkruan për kthimin në ligj të projektligjeve. Pasuria e familjes përfshin prona, investime dhe vepra arti antike.

14. Mbreti Mswati II
Vendi: Suazilend, Afrikë e Jugut
Pasuria: 100 milionë dollarë
Mosha: 41 vjeç
Monarku i fundmë absolut i Afrikës ka marrë fronin në moshën 18- vjeçare. Pasuria e tij buron nga investimet dhe pronat e paluajtshme. Tejet dorëlëshuar, ai së fundmi ka vendosur të ndërtojë nga një pallat për secilën nga 13 gratë e tij.

 
po salen pse see futur me siguri qe do je ne vend te pare po nga i kan gjet gjithe keto leke sa me fat jan disa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top