“Mbretëresha Virgjëreshë” ishte mashkull?!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
largea_queen1370720525.jpg

Portretizimi i Elisabet nga nje autor anonim. Pikture e periudhes 1580-1590.

Prej gati një shekull ekzistojnë teori konspirative që thonë se Mbretëresha Elisabet I e Anglisë, e njohur ndryshe edhe si “Mbretëresha Virgjëreshë”, në të vërtetë ka qenë mashkull.

Nga zbulimi i disa dorëshkrimeve të shekullit të XVI, disa studiues anglezë thonë se në të vërtetë, Elisabeta, vajza e mbretit Henri VIII vdiq në moshën 10-vjecare pas një sëmundje të gjatë në Cotswold, një fshat në Gloucestershire.

Për t’i shpëtuar tërbimit të Henrit VIII, dy personat e caktuar për t’u kujdesur për të, Lady Kat Ashley dhe Thomas Parry vendosën që të mos i tregonin gjë monarkut. Ky i fundit takohej rrallë me vajzën e tij dhe nga dorëshkrimet e kohës ajo përshkruhej si e heshtur përballë të atit, që pak kohë më parë i kishte prerë kokën të ëmës së saj.

Duke shfrytëzuar këtë marrëdhënie të ftohtë të mbretit me vajzën e tij, dy shërbëtorët e caktuar për përkujdesjen e Elisabetës, pasi varrosën trupin e pajetë të 10-vjecares dolën për të gjetur një fëmijë të ngjashëm me të.

Zona ishtë e populluar nga pak banorë dhe vajza të moshës së Elisabet nuk kishte. Për ta zëvendësuar u mor një djalë, një vit më i vogël se Elisabet, por me ngjashmëri në tipare dhe më kryesorja, të dy bashkë ishin shoqëruar për disa javë si shokë.

Ashley dhe Perry veshën djaloshin dhe rrobat e princeshës në momentin kur Mbreti Henri VIII mbërriti në kështjellë për të vizituar vajzën e tij. Sipas historianëve që mbështesin këtë teori, ai nuk kuptoi gjë.

Sipas tyre, dy të caktuarit për kujdesin e shëndetin e Elisabet e nisën zëvendësimin si të përkohshëm, deri në momentin për të gjetur mundësinë për t’u larguar nga Anglia dhe për të shmangur torturat dhe ekzekutimin nga mbreti.

Por kur maskimi po funksiononte ata vazhduan “hilenë” edhe për disa kohë. Në mbështetje të kësaj teorie ka dalë edhe shkrimtari Bram Stoker, i njohur për librin “Dracula”. Sipas tij, kjo shpjegon më së miri se përse Elisabet, që mori kurorën në moshën 25-vjecare në vitin 1558, nuk u martua kurrë.

“Detyra kryesore e saj ishte lënia e një trashëgimtari për tudorët. Por ajo zgjodhi të kundërtën. U vetëquajt Mbretëresha Virgjëreshë dhe refuzoi martesën”, shkruan Stoker në shekullin e 19-të.

Teoria përforcohet akoma më shumë me interpretimin e deklaratave të vetë mbretëreshës, e cila në momentin kur flota spanjolle ndodhej pranë brigjeve britanike, në një fjalim para trupave deklaroi: “Unë kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, të një Mbreti të Anglisë”.

Sipas studiuesit Steve Berry, autor i novelës “The King Deception”, e stilit të librave të Dan Brown, Elisabet nuk zbuloi kurrë sekretin që ishte në të vërtetë mashkull sepse vendi do kishte një luftë civile të sigurtë pasi nuk kishte një trashëgimtar.

Berry thotë që gjithcka mbetet teori dhe e vetmja rrugë për ta vërtetuar ose për të rrëzuar atë, është analiza e ADN-së së skeleteve në varrezat “Abbey” ku qendron e varrosur Mbretëresha Elisabeth dhe e motra e saj.

“Varri i Elisabeth nuk është hapur kurrë. Tani është koha të hapet dhe të shohim cfarë ka brenda. Të kryhen analizat e ADN-së për të parë nëse në varr ka skelet mashkulli apo jo. Nëse po, vërtetohet teoria”, thotë Berry./grid.al/
 
Titulli: “Mbretëresha Virgjëreshë” ishte mashkull?!

Histori interesante kjo, se kisha degjuar. Ne fakt tiparet anojn me shume nga meshkujt te pakten tek ky portreti
se kam pare dhe shuem te tjere dhe dallohen me pak, ketu varet dhe nga dora e piktorit. Kushedi sesi e ka kapur
ne keto momente dhe cfare donte te percillte me kete piktur..mah
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top