Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Disa spekulime po qarkullojnë ndërmjet vëzhguesve të hapësirës, se NASA po përgatitet të shpallë se ka zbuluar jetë në Mars, shkruan britanikja Mirror. Sipas tyre Agjencia Amerikane e Hapësirës pritet të zhvillojë një konferencë urgjente për shtyp në Uashington ku do të shpallë se e ka zgjidhur misterin më të madh lidhur me Planetin e kuq.
NASA gjatë muajve të fundit ka bërë disa herë deklarata të rëndësishme, si në korrik kur bëri të ditur ekzistencën e një planeti me kushtet si të Tokës, i quajtur Kepler-452b, jashtë sistemit tonë diellor.

B://Balkanweb//
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Eh sa qenie tjera do kete ky univers i joni, gjallesa te cuditshme,me te cuditshme se njeriun...:P.
Eshte vetem ceshtje kohe dhe teknollogjie, qe dicka e tille te behet e ditur per ne qeniet mikroskopike toksore.
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Hulumtuesit e NASA’s kanë zbuluar rrjedha të ujit gjatë muajve të verës që shkojnë poshtë humnerës dhe të cilat zhduken kur moti ftohet. Ky është lajmi i madh i bërë publik pak çaste më parë nga NASA

Në këtë mënyrë shkencëtarët thonë se janë rritur gjasat që në këtë planet të mund të ekzistojë “njëfarë jete”.

Më parë është spekuluar shumë për ekzistencën e ujit në planetin e kuq, por zbulimi i bërë publik sot ka rëndësi historike pasi që tashmë ky zbulim është fakt i kryer.

“Ky zbulim na jep një fokus në atë se ku duhet të fokusohemi për të kërkuar mundësi ekzistence të jetës”, ka thënë profesori i gjeologjisë planetare në Universitetin e Arizonës, Alfred S. McEwen.

Shkencëtarët kanë thënë se në sipërfaqen e planetit Mars, ka pasur ujë së fundmi, ku me “së fundmi” nënkuptohet që kjo sasi e ujit që është gjetur tani mund të mos ketë ekzistuar më herët. Përndryshe nuk do të kishte mundur të prodhohej kripa e hidratuar.

Ata nuk janë të sigurt se nga vjen uji, por dyshojnë se mund të del nga akulli nën sipërfaqen e Marsit.

Përkundër asaj që Marsi bilionë vjet më parë ka qenë i përmbytur nga ujërat e lumenjve, liqeneve dhe me gjasë edhe të një oqeani, gjetjet e fundit të ujit janë në sasi modeste. Shkencëtarët kanë konfirmuar se edhe më parë kanë hasur në pjesë të lagura të sipërfaqes së marsit, mirëpo kanë qenë shenja jobindëse.B expres


Shiko fotografinë 1849027
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Me trishton ideja e mendimit,qe nje dite ,ne kohen e ardhshme me parametrat e universit.
Dhe toka jone e dashur ,do e dorzoje atmosferen e saj,dhe do shenderrohet ne nje vend ku qenjet e gjalla s"do kene me strehim ne krahet e saj.
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

U gjet uje ne Mars, ndersa Prishtina ne toke akoma nuk arriti me siguru uje 24 ore.
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

U gjet uje ne Mars, ndersa Prishtina ne toke akoma nuk arriti me siguru uje 24 ore.

Lol

E mire mos u merzit se ju japim noj kove borxh ne nga Shqiperia. :P
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Lol

E mire mos u merzit se ju japim noj kove borxh ne nga Shqiperia. :P

Shyqyr qe ju kemi :)

Ne ju kompenzojme me patate, se eshte e vetmja gjo e hajrit qe bohet ketu. Lol
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Shyqyr qe ju kemi :)

Ne ju kompenzojme me patate, se eshte e vetmja gjo e hajrit qe bohet ketu. Lol

Bac enveri thoshte qe patatja eshte edhe buke edhe gjelle... ju na doni me shume se sa ju duam ne kshu i bie Lol
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Bac enveri thoshte qe patatja eshte edhe buke edhe gjelle... ju na doni me shume se sa ju duam ne kshu i bie Lol

E kam degju :D

Nuk ekziston deklarate qe ja ka rrit mendjen ma shume patates se ajo :D
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

E kam degju :D

Nuk ekziston deklarate qe ja ka rrit mendjen ma shume patates se ajo :D

Loool


Po mo patate po :D
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Loool


Po mo patate po :D

Nga ajo dite u ngrit cmimi i patetes ne bursat boterore :D

Ku tema?

Aha po, paska gjet NASA patate ne hene :D
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Kaloji icik tek chit chatet hajd shpejt :P

kshu eshte kur ke shefe femra abuzojne me ty Lol
 
Titulli: Mbledhje urgjente e NASA-s, pritet të shpallet zbulimi i jetës në Mars

Kaloji icik tek chit chatet hajd shpejt :P

kshu eshte kur ke shefe femra abuzojne me ty Lol

Ra interneti te une :(

p.s. e boj ma vone. Shtrige!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back