Mbi personalitetin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një kërkim i realizuar në Itali ka nxjerrë se janë 15 karakteristikat kryesore të cilat nxjerrin në pah ndryshimet mes një gruaje dhe një burri.

I bazuar në një anketë ku janë përfshirë 10 mijë persona, ky studim ndalet në karakteristikat e personalitetit të tyre dhe pjesa më e madhe e karakteristikave që ndryshojnë mes dy sekseve bëjnë fjalë për ndjeshmërinë, dashurinë dhe vlerësimin.


Prej kohës së Darvinit, njeriu i cili i është nënshtruar evolucionit ka bërë që secili prej sekseve të ketë ndasi jo të vogla, shpesh thelbësore, por që përherë janë konsideruar të natyrshme.

Ky kërkim është drejtuar nga profesori italian Del Giudice dhe dy kolegë të tij të “Manchester Business School” për të përcaktuar këto 15 karakteristika të cilat janë thelbësore në ndasitë mes një burri dhe një gruaje.

Ndryshimi më i madh mes dy sekseve ka të bëjë me sensibilitetin apo ndjeshmërine që e dominojnë gratë. Por janë femrat ato të cilat shënojnë vlera më të mëdha edhe kur bëhet fjalë për shprehjen e dashurisë dhe të afrimitetit, ndërsa meshkujt janë më pak emotivë por që në të kundërt përpiqen të theksojnë dominimin në raport apo edhe në familje.

Meshkujt, thekson profesor Del Giudice përshkruhen si qenie më të qëndrueshme kur bëhet fjalë për emocionet, më dominantë, më të lidhur me rregullat dhe më pak të besueshëm, ndërsa femrat e shohin veten si më emotive, më pak të sigurta në vetvete dhe më të ndjeshme.

Ndërsa sa i takon sensualitetit dhe seksualitetit, karakteristika këto që lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjen e partnerit, studiuesit e personalitetit të njeriut, janë ndeshur me jo pak kontestime.

“اdo herë që kryhet një studim për këtë çështje, ka diçka që hedh poshtë studime të mëhershme ndaj edhe është e pamundur që ne të themi se studimi ynë është më i mirë”, shpjegon profesori italian që ka udhëhequr studimin.

Ai vijon më tej duke thënë se sa i përket kësaj çështjeje, epërsia e këtij studimi qendron në faktin se është përpjekur të jetë pak më preçizë në përcaktimin e këtyre ekuilibrave.

B:topchanel
 
Pe: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

Ndryshimi më i madh mes dy sekseve ka të bëjë me sensibilitetin apo ndjeshmërine që e dominojnë gratë. Por janë femrat ato të cilat shënojnë vlera më të mëdha edhe kur bëhet fjalë për shprehjen e dashurisë dhe të afrimitetit, ndërsa meshkujt janë më pak emotivë por që në të kundërt përpiqen të theksojnë dominimin në raport apo edhe në familje.

Meshkujt, thekson profesor Del Giudice përshkruhen si qenie më të qëndrueshme kur bëhet fjalë për emocionet, më dominantë, më të lidhur me rregullat dhe më pak të besueshëm, ndërsa femrat e shohin veten si më emotive, më pak të sigurta në vetvete dhe më të ndjeshme.


Asnje gje te re skane thene...Une mendova se cfare kishin bere,por kete e kemi ditur...Femra emotive,e ndjeshme shume emocionale...Mashkulli me pak emotiv,jo shprehes i emocioneve...
 
Titulli: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

diferenca eshte aq e qarte sac eshte e merituar jetegjatesia qe karakterizon qenien femer ne jete e kjo sepse sa me emotiv njeriu aq me ritmike rrahja kardiake qe ben ciklin ritual.zemra e tyre nuk ndal kurre se luftuari per ata qe aq fort duan.por un kam patur fatin te kem prane njerez te vertete*edhe meshkuj" te sakrifices qe edhe sot mbajne shenja plage dhe brengash x hir te brejtjes se ndergjegjes qe kane ndjere apo ndjejne .Nuk po permend emra se u rritet mendja por jane te paarritshem.Te paket ata qe kane seder karshi te treteve dhe qe mund te shtriqen nen rrogoz per ti dhene shanse tjetrit te gezoje me sh.shendet pse ata se paten nje fat te tille
 
Pe: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

NeVi keto kohet e fundit ke filluar nje propagande percarse ndaj gjinive..
Sponsorizuar edhe nga studime te tipit italiane, franceze, anglo-amerikane..keto intriga te erreta asnjehere nuk do dobesojne respektin, dashurin admirimin, besimin midis mashkullit edhe femres si individ unik edhe ne teresi.
Ju bej thirrje qe keto sulme te pabaza te ndalojne sa me shpejte..dhe ti denojme sa me fuqishem

te qendroj brenda temes...hajde zbulim hajde.. :P
 
Pe: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

NeVi keto kohet e fundit ke filluar nje propagande percarse ndaj gjinive..
Sponsorizuar edhe nga studime te tipit italiane, franceze, anglo-amerikane..keto intriga te erreta asnjehere nuk do dobesojne respektin, dashurin admirimin, besimin midis mashkullit edhe femres si individ unik edhe ne teresi.
Ju bej thirrje qe keto sulme te pabaza te ndalojne sa me shpejte..dhe ti denojme sa me fuqishem

te qendroj brenda temes...hajde zbulim hajde.. :P

hahahahaha me vjen mire qe ka tipa te tille,,qe nuk u dobsohet besimi,..(ndoshta disa dhe skane fare besim,,ndaj si tu dobsohet besimi..:P:p..hahahahaha..)..
Gjithesesi,..une bej timen,,:P,,sjell prova,,bindese nga studiusit bindes me studime..:P:p..
 
Pe: Titulli: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

diferenca eshte aq e qarte sac eshte e merituar jetegjatesia qe karakterizon qenien femer ne jete e kjo sepse sa me emotiv njeriu aq me ritmike rrahja kardiake qe ben ciklin ritual.zemra e tyre nuk ndal kurre se luftuari per ata qe aq fort duan.por un kam patur fatin te kem prane njerez te vertete*edhe meshkuj" te sakrifices qe edhe sot mbajne shenja plage dhe brengash x hir te brejtjes se ndergjegjes qe kane ndjere apo ndjejne .Nuk po permend emra se u rritet mendja por jane te paarritshem.Te paket ata qe kane seder karshi te treteve dhe qe mund te shtriqen nen rrogoz per ti dhene shanse tjetrit te gezoje me sh.shendet pse ata se paten nje fat te tille

Shpjegohu pak me shume,se e ke bere nje lemsh pa ja gjet fillin...Spo flitet kush jeton me gjate ne karakteristikat e qenies apo jetegjatesise...Po flitet per personalitetet e tyre,qe jane pjese e karakterit si te femres si te mashkullit...Jetegjatesia eshte vecori dhe kjo eshte dicka relative,pasi ne rang kohor dihet se femra jeton me gjate sipas statistikave,por ska te beje me personalitetin apo rrahjet e zemres qe thua ti...Spo kuptoj fare ku do te dalesh,pasi tema po flet per tjera gje,jo ate qe thua ti...
 
Titulli: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën


“اdo herë që kryhet një studim për këtë çështje, ka diçka që hedh poshtë studime të mëhershme ndaj edhe është e pamundur që ne të themi se studimi ynë është më i mirë”, shpjegon profesori italian që ka udhëhequr studimin.

B:topchanel

Me beri pershtypje kjo fjali dhe kam pershtypjen se anketimet dhe eksperimentet me njerez jane shume te dyshimta ngase njeriu ne situata te njejta sillet ne menyra te ndryshme. Gjithashtu kam pershtypjen se secila qenie njerezore, pa dallim gjinie, eshte nje lloj specie unike ne llojin e vet, andaj ne cdo eksperiment qe bejme fitojme rezultate te ndryshme.
 
Personaliteti, si ta krijosh te fëmija

girl-300x188.jpg


Fëmjët sapo janë ngritur në këmbë dhe formimi i personalitetit të tyre është shumë i rëndësishëm. Formimi i personalitetit është krijimi i disa vlerave, qëndrimeve dhe besimeve, me të cilat njeriu reagon ndaj situatave dhe njerëzve. Gjashtë vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë në formimin e personalitetit, pasi këto janë pikërisht gurët e themelit mbi të cilat do ngrihen më pas “muret”. Ja disa nga gjërat që duhen mbajtur parasysh për fëmijët e moshës 18-36 muajsh:

Detyra e parë është zgjedhja midis besimit apo mosbesimit.

Pasi të ketë zgjidhur këtë çështje besimi tek të tjerët dhe mjedisi rrethues në 18 muajt e parë të jetës, fëmija duhet të përballet me një detyrë të dytë e cila lidhet me besimin tek aftësitë personale.

Detyra e dytë është zgjedhja midis autonomisë apo dyshimit dhe turpit.

Mendoni pak për aftësitë që një fëmijë ka fituar deri në moshën 18 muajsh ka arritur të shkëputet nga gjiri, të hajë vetëm duke përdorur lugën dhe pirunin, është ngritur në këmbë, ka filluar të thotë fjalët e para, etj. Pra, ai tashmë ka arritur një farë pavarësie nga nëna. Ndërkohë gjatë moshës 18-36 muajsh, fëmija do të mësojë të jetë i pavarur dhe më autonom në aktivitetin dhe të menduarin personal ose do të mësojë të ketë dyshime mbi aftësitë e tij dhe t’i vijë turp nga vetja.

Ndryshe nga më parë, ku figura kryesore ishte nëna, në këtë periudhë fëmija ka dy figura kryesore: nënën dhe babanë.

Tashmë fëmija ka arritur atë zhvillim muskular që e lejon atë të provojë njëkohësisht dy modalitete shoqërore: përmbajtjen dhe spontanitetin (ta lërë të ecë). Këto modalitete herë interpretohen si qetësi dhe mençuri, herë shikohen si neglizhim dhe tendencë për shkatërrim. Prandaj edhe prindërit gjatë edukimit dhe rritjes së fëmijës në këtë moshë duhet të theksojnë fort dhe ta sigurojnë fëmijën se pavarësisht nga dëshira e tij për t’u rebeluar, për të qenë i lirë dhe i pavarur, ai vazhdon të jetë fëmija i tyre. Pra, prindërit duhet ta inkurajojnë, ashtu sikurse bëjnë kur fëmija duhet të ngrihet në këmbë (fizikisht), duhet ta mbështesin që të mos ketë turp apo dyshim tek aftësitë e veta për t’ja dalë mbanë.

Turpi shpesh ngatërrohet me ndjenjën e fajit por nuk është kështu. Turpi është një gjendje gjysmë e ndërgjegjshme, ku fëmija e kupton se është i ekspozuar ndaj të tjerët, por nga ana tjetër nuk është gati të jetë kaq i dukshëm.

Dyshimi është vëllai i turpit.

Ky stad ka shumë rëndësi pasi përcakton raportet e dashurisë dhe urrejtjes, të shpirtit të bashkëpunimit dhe tendencës për të dominuar; lirshmërisë për të shprehur vetveten dhe shtypjes së vetes.

Fëmija në këtë moshë thotë: “Unë jam ajo ç’ka unë mund të bëj me aftësitë e mia”.

Nëqoftëse fëmija frenohet në aftësitë e tij, ai do të provojë ndjenjën e turpit dhe të dyshimit për aftësitë e tij. Rreth 16-18 muajsh, fëmija flet me “JO”. Ai shijon kundërshtimin, ndonëse nuk e kupton mirëfilli çfarë do të thotë “Jo”-ja e tij, por ai kupton nervozizmin apo habinë e prindërve kur ai thotë “Jo”. Të mos respektosh JO-në e fëmijës, do të thotë të mos respektosh nevojat e tij, sepse është nevojë e tij të mësojë të kundërshtojë dhe të pranohet pa u penalizuar.

Por nga ana tjetër, duhet të ketë një ekulilibër, pasi fëmijët e rritur me liri pa kufi, bëhen të rritur tekanjoz, impulsiv dhe jo realist. Nëse të rriturit nuk e lënë fëmijën të lirë dhe i vendosin shumë kufij – JO dhe MOS – ai do të bëhet një i rritur i turpshëm, inferior dhe shumë perfeksionist.

Nëse te fëmija ushtrohet presion ose dhunë për mësimin e tualetit, ai do të bëhet një i rritur me vetëvlerësim të ulët dhe të lëkundur.

Prindërit duhet të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për fëmijën që të eksperimentojë dhe njohë sa më shumë nga mjedisi dhe vetja. Ja disa këshilla të thjeshta për të ndihmuar fëmijën tuaj të arrijë konfidencialitetin tek vetja dhe një nivel të kënaqshëm autonomie:

Duke njohur më shumë çfarë është i aftë të bëjë një fëmijë i kësaj moshe. Interesohuni pranë librarive, bibliotekave ose specialistëve që kujdesen për fëmijën tuaj dhe mësoni sa shumë gjëra dinë fëmijët tuaj. Gradualisht ata shkathtësohen: ecin, ushqehen, pastrohen, vishen vetë dhe flasin. Të gjitha këto janë shprehitë më të nevojshme që do të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Me kalimin e viteve ato vetëm përmirësohen ose kthehen në sjellje automatike.

Duke respektuar dëshirën e fëmijës për të mësuar gjëra të reja. Fëmijët pyesin shumë. Ndihmojini ata të gjejnë përgjigjet. Ju jeni aty pikërisht, sepse keni më shumë përvojë jetësore apo njohuri të caktuara profesionale, ndajini ato me fëmijën tuaj. Ndihmojeni fëmijën tuaj të arrijë atë që do: të hapë një kavanoz, të ngjisë shkallët për në tarracë, të shtrojë tavolinën, të kujdeset për vëllanë ose motrën më të vogël, të presë figura me gërshërë apo të ndezë zjarrin në oxhak.

Duke e lënë të lirë të provojë veten në situata të reja. Fëmija do të flasë me njerëz të rinj, do të luajë me fëmijët e tjerë në park, do të zhytet në legenin me ujë, do të trembë dikë duke ulëritur papritur te veshi etj. Kini parasysh se fëmija do të mësojë diçka nga të gjitha këto eksperienca, ndaj përpiquni të menaxhoni frikërat apo dyshimet tuaja për mirëqenien e tij.

Duke mos bërë për të gjëra që ai mund dhe di t’i bëjë vetë. Vjen një moshë (12-14 muajsh) dhe fëmija mund të hajë vetë, pavarësisht se mund të bëhet pis. Lëreni të ushqehet vetë; vishini rroba jo të shtrenjta. Fëmijët shkathtësohen dhe mund të veshin vetë një bluzë ose një fustan. Merrni pak nga koha juaj e tualetit dhe ndihmoni fëmijën vetëm të lidhë lidhëset e atleteve apo të mbërthejë kopsat e mbrapme të fustanit. Mendoni se kështu e ndihmoni vërtet fëmijën tuaj; ju s’do mund të jeni çdo çast me të.

Duke qenë gjithnjë prezent në jetën dhe ditën e fëmijës, për t’i dhënë udhëzimet dhe mbështetjen e nevojshme. Mos u zhdukni nga qarkullimi. Mos i lini fëmijët të lirë pa kufij. Fëmija ka nevojë të dijë se cilat janë sjelljet e lejueshme dhe cilat jo, cilat janë sjellje shpërblyese dhe cilat janë sjellje që ndëshkohen. Fëmija ka nevojë për ndihmën dhe inkurajimin tuaj për të çuar deri në fund një proces të caktuar. Shpeshherë ju duhet të thoni fjalën e parë të vjershës që fëmija të fillojë të recitojë. Ju duhet ta ndihmoni hapë një kanaçe dhe ta lini pastaj ta derdhë vetë lëngun nga kanaçja në gotë.

Krijoni kushtet për aktivitete të reja, eksploruese dhe krijuese për fëmijët tuaj. Blini lodra jo të kushtueshme, të përbëra nga shumë pjesë, funksionale nga të cilat fëmija juaj vërtet mund të mësojë diçka.
(Shekulli)

 
Mbi personalitetin


Mbi personalitetin​


Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të mësuarit, të motivacionit etj. janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra varën njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën.Individi, duke kaluar nëpër këto procese psikike, gjatë periudhave të ndryshme të jetës, formon veti të caktuara personale.

Duke i vërejtur këto veti gjatë aktivitetit të individit, ne vërejmë mënyrën e veçantë të sjelljeve, që është karakteristike për të. Këto veti karakteristike, mënyrën e përgjithshme dhe të veçantë të sjelljeve të njerëzve dhe të çdo individi, si manifestohen, si zhvillohen dhe nga cilët faktor varën ato, i studion Psikologjia e personalitetit.

Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën e vetë biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika trashëguese të caktuara. Edhe pse faktorët biologjik kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, e para së gjithash aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t’u zhvilluar individualiteti njerëzorë në qenie humane, pra në qenie e cila ka karakteristika, që i përfillim si karakteristike njerëzore.

Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria në të cilat ai është anëtar, dhe roli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj. etj.

Zhvillimi i personalitetit ndahet në katër perioda: mosha e fëmijërisë, e rinisë, e pjekurisë dhe e pleqërisë.
Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë, se rol vendimtarë për formimin e cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare në ditët e para të fëmijërisë. Studimet kanë treguar, se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të shëndosh, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohët i prindërve, por edhe njëfarë rigoroziteti në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve tek fëmijët.

Moment tjetër i rëndësishëm për zhvillimi e cilësive të personalitetit është edhe fillimi i parë shkollor, që përbën një ndër bazat shumë të rëndësishme në zhvillimin e personalitetit dhe karakterit të mëvonshëm të individit. Ardhja e fëmijës në shkollë, është ardhje në një rreth të ri, me kërkesa të reja, dhe me më shumë obligime, në të cilat ai duhet të gjendet, pasi ato ndryshojnë dukshëm prej kërkesave familjare me të cilat ai është mishëruar. Gjithashtu, rol me rëndësi në këtë periodë luan edukatori, mësuesi ose pedagogu. Mësuesi, si edhe prindërit paraqesin modelin, në të cilin fëmija merr shembull. Me sjelljet, veprimet, gjestet, qëndrimet etj. ata i japin kahjen e mëtejme fëmijës, drejt formimit të cilësive të personalitetit.
Perioda tjetër, shumë e rëndësishme është mosha e rinisë, e cila karakterizohet me dy momente: Zhvillimin fiziologjik dhe zhvillimin social.

Në zhvillimin fiziologjik bie në sy rritja e gjatësisë së trupit dhe shtimi në peshë; paraqitja e karakteristikave seksuale dhe disa kriza psikologjike në lidhje me këtë moshë etj. Ndërsa në zhvillimin social, paraqiten interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën; zhvillohet ndjenja e vetëdijes dhe nevoja e pavarësimit, si dhe formohen pikëpamje mbi çështjet e rëndësishme shoqërore etj.

Për kapërcimin e kësaj periode, e cila është e mbushur me trauma e probleme të ndryshme psikike e fizike, dhe për marrjen e kahjes vendimtare drejtë cilësive të qëndrueshme të personalitetit (qoftë pozitive, apo negative), ndikim parësor luajnë: faktorët e fëmijërisë së hershme, qëndrimet e prindërve dhe edukatorëve, pikëpamjet dhe normat shoqërore si dhe shumë faktor tjerë social.

Nga zhvillimi i faktorëve të sipërpërmendur varet edhe perioda tjetër vijuese - mosha e pjekurisë. Kjo periodë zgjat deri në moshën 50 vjeçare, dhe përbën periodën më të gjatë në jetën e individit. Në këtë periodë bëhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve më rëndësishme për jetën e njeriut, si: zgjedhja e profesionit, formimi i koncepteve mbi jetën, martesa dhe krijimi i familjes, që ngrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe i jep jetës kuptim më serioz në vazhdimësinë e formimit të mëtejmë të cilësive të qëndrueshme të personalitetit. Në këtë periodë, individi krijon koncepte të qëndrueshme për dukuritë e përgjithshme, pavarësisht të çfarë drejtimi janë ato, prioritare apo herezike, të përputhshme me logjikën e shoqërisë apo jo etj., dhe e ka shumë të vështirë që t’i ndryshoj ato koncepte.

Perioda e fundit është mosha e pleqërisë, e cila fillon nga vitet e 50-ta, dhe karakterizohet me personalitet të qëndrueshëm, në kuptim të plotë. Studimet e fundit kanë treguar se në moshën e pleqërisë, aktivitetet psikike zvogëlohen shumë pakë (ose aspak), në krahasim me ato fizike. Kjo dukuri ndikon në psikologjinë e të moshuarve. Pasi ata nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitete fizike, deri sa ato psikike i kanë aktive, fillojnë të tërhiqen në vetvete, largohen prej ambientit dhe e ndiejnë vetën, herë-herë si të tepërt në shoqëri. Pra, këtë moshë e karakterizon personaliteti i mbyllur (mbyllja në kornizat vetjake). Prandaj është shumë i nevojshëm angazhimi i shoqërisë dhe qëndrimi konstruktiv ndaj personave në këtë moshë.

Nga kjo analizë që e bëmë më lartë, mund të konkludojmë se zhvillimi i cilësive të qëndrueshme të personalitetit varet nga shumë faktorë. Këto cilësi karakterizojnë, personalitetin ose karakterin e individit, ndërsa bashkimi i individëve indigjen, formon shoqërinë (kolektivitetin) e që ne e quajmë KOMB. Kjo do të thotë, se pasqyrimi i karakterit individual është edhe pasqyrim i karakterit kolektiv, pra pasqyron sjelljet, zakonet, vlerat kulturoro-artistike, inteligjencën etj, të një kombi. Prandaj edhe lind pyetja: sa i njohim dhe sa merremi ne me këta faktor për kultivimin e një shoqërie me personalitete të shëndosha?

s.y.
 
Titulli: Mbi personalitetin

Teresia e vecorive psikike të karakterit, te sjelljes, te veprimtarise etj. te njeriut, te cilat e
dallojne ate nga te tjeret. Jane ne pergjithesi vecori te cilat e karakterizojne dhe e vecojne njeriun nga njerezit e tjere duke e ngritur ate ne me te vleresuarit dhe me te dalluarit ne shtresat e shoqerise njerezore.
Kam pershtypjen dhe bindjen personale se dy karakteristikat kryesore te personalitetit te nje njeriu jane pavaresia dhe paanshmeria e tij ne te menduar, logjikuar, ne marrjen e nje vendimi dhe veprimin e tij.

Cfare perbene per mua pavaresia dhe apanshmeria.

Pavaresia per mendimin tim eshte cilesi e cila ka nje rendesi te madhe ne personalitetin e nje njeriut. Aftesia e nje njeriu per te menduar, logjikuar, vepruar dhe ne marrjen e nje vendimi te duhur pa ndikimet e rrethit shoqeror, grupeve te biznesit, familjareve, aferise se gjakut, apo afersise dhe varesise tjeter quhet pavaresi personale. Pra njeriu ne keto raste na paraqitet si nje teresi i cili vepron vetem ne kuader te sjelljeve te normave morale dhe ligjore qe percakton nje shoqeri.

Panaesia?! Edhe paanesia eshte vrityt dhe cilesi me ndikim mjafte te madhe ne personalitetin e njeriut. Aftesia e njeriut per te menduar, logjikuar, vepruar dhe gjykuar pa ndikimin e emocioneve, pa ndikimin e ngjyres, gjinise, besimit fetar, grupit shoqeror, rendit shoqeror, fizikut quhet paanesi.

Te dy keto elemente per mendimin tim jane ato me kryesoret te cilat kan nje rendesi te posaqme ne eprsonelitetin e njeriut.
 
Pe: Mbi personalitetin

Shumë artikull interesant.
Ma kujtoi kohën kur në shkollë lexonim ndonjë roman,
mësuesi së pari kërkonte që t'i përshkruajmë personazhet ( karakteret)
para se ta shpjegonim atë.

Më lartë është është shpjeguar shumë mirë sa që nuk është nevoja pë ndonjë
shtojcë.
Në lidhje me këtë do të cekë një anketë që përafërsisht para një viti
është mbajtur me shtetas të ndryshëm.
Pyetja ka qenë se a do ta kthenit një portofolio (kuletën) nëse
rastësisht do ta gjenit?

Personat që kanë marrë pjesë, është dashur vetëm të thonë Po ose Jo.

Si rezultat përfundimtar ka qenë se Zviceranë kanë qenë në vend të parë
si më të ndërgjegjshëm, ndërsa në vendt të fundit Rusët duke i paraprirë
vendeve më pal të zhvilluara.

Këtë desha ta lidh vetëm me karakterin kolektiv si dhe se si ndikojnë
kushtet jetësore edhe në mënyrën e të menduarit.
Natyrisht, zvicerani këu e sheh si të arësyeshme ta kthej portofolion,
jo që pse me të vertetë është i ndërgjegjshëm, por për shkak të standardit
jetësor.
 
Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Teresia e vecorive psikike të karakterit, te sjelljes, te veprimtarise etj. te njeriut, te cilat e
dallojne ate nga te tjeret. Jane ne pergjithesi vecori te cilat e karakterizojne dhe e vecojne njeriun nga njerezit e tjere duke e ngritur ate ne me te vleresuarit dhe me te dalluarit ne shtresat e shoqerise njerezore.
Kam pershtypjen dhe bindjen personale se dy karakteristikat kryesore te personalitetit te nje njeriu jane pavaresia dhe paanshmeria e tij ne te menduar, logjikuar, ne marrjen e nje vendimi dhe veprimin e tij.

Cfare perbene per mua pavaresia dhe apanshmeria.

Pavaresia per mendimin tim eshte cilesi e cila ka nje rendesi te madhe ne personalitetin e nje njeriut. Aftesia e nje njeriu per te menduar, logjikuar, vepruar dhe ne marrjen e nje vendimi te duhur pa ndikimet e rrethit shoqeror, grupeve te biznesit, familjareve, aferise se gjakut, apo afersise dhe varesise tjeter quhet pavaresi personale. Pra njeriu ne keto raste na paraqitet si nje teresi i cili vepron vetem ne kuader te sjelljeve te normave morale dhe ligjore qe percakton nje shoqeri.

Panaesia?! Edhe paanesia eshte vrityt dhe cilesi me ndikim mjafte te madhe ne personalitetin e njeriut. Aftesia e njeriut per te menduar, logjikuar, vepruar dhe gjykuar pa ndikimin e emocioneve, pa ndikimin e ngjyres, gjinise, besimit fetar, grupit shoqeror, rendit shoqeror, fizikut quhet paanesi.

Te dy keto elemente per mendimin tim jane ato me kryesoret te cilat kan nje rendesi te posaqme ne eprsonelitetin e njeriut.

Plotesisht dakord,skam ca shtoj asnje fjale me shume...Individualiteti dhe paaneshmeria,krijon njerez me karakter te forte dhe me personalitet te mirefillte...
 
Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Plotesisht dakord,skam ca shtoj asnje fjale me shume...Individualiteti dhe paaneshmeria,krijon njerez me karakter te forte dhe me personalitet te mirefillte...

Perfeksion dhe pagabueshmëri! Kjo është utopi!
Shkenca tregon se si formohet karakteri, ndërsa
ju dy si duhet të jetë karakteri!
Nuk e shihni dallimin?
 
Titulli: Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Perfeksion dhe pagabueshmëri! Kjo është utopi!
Shkenca tregon se si formohet karakteri, ndërsa
ju dy si duhet të jetë karakteri!
Nuk e shihni dallimin?

Me fal a mundesh me me tregu se cilet jan karakteret njerezore qe jane formuar ne baze te treguesit qe ka dhene shkenca?
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Me fal a mundesh me me tregu se cilet jan karakteret njerezore qe jane formuar ne baze te treguesit qe ka dhene shkenca?

Ti a hajgare po bën?

Postimi i parë sytë p t'i nxjerr!

Mundohu pak dhe e kupton.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Ti a hajgare po bën?

Postimi i parë sytë p t'i nxjerr!

Mundohu pak dhe e kupton.

Ndoshta per ty po por per mua ishte i zakonshem andaj edhe e zgjerova por me beri pershtypja ai dallimi qenesor qe kishe vene re?!

Megjithate po te pyes me seriozitetin ma te madhe: Me trego se cilet jan karakteret njerezore qe jane formuar ne baze te treguesit qe ka dhene shkenca?
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Ndoshta per ty po por per mua ishte i zakonshem andaj edhe e zgjerova por me beri pershtypja ai dallimi qenesor qe kishe vene re?!

Megjithate po te pyes me seriozitetin ma te madhe: Me trego se cilet jan karakteret njerezore qe jane formuar ne baze te treguesit qe ka dhene shkenca?

Lexoje vëlla e mirë e mos më lodh koti!

Kam thënë: "shkenca tregon......"
S'po kuptoj ku e gjete treguesin!


Zonja që e ka sjellë artikullin, aty thuhet si e shpjegon shkenca ( psikologjia).
 
اrregullimi skizotipal i personalitetit


اrregullimi skizotipal i personalitetit​


Cilat jane disa nga simptomat kryesore: personi kryen hera-heres veprime te pazakonta, ka sjellje te çuditshme dhe ç'eshte me kryesorja ka mendime dhe perceptim te pazakonte. Ne plan te pare duket sikur kemi te bejme me skizofreni, por jo, keta persona nuk shfaqin anomali ne te gjitha funksionet psikike apo motorike sikunder ndodh ne rastet e skizofrenise.

Individe te prekur nga çrregullimi skizotipal i personalitetit shfaqin forma te menduarit magjik, bejne interpretime jo reale shpeshhere per ngjarje te zakonta ose pretendojne se mund te lexojne mendimet e te tjereve, parashikojne te ardhmen, fantazojne dhe shpesh kane edhe iluzione trupore, etj.

Keta individe mendojne se kane nje force jo te zakonshme qe i ben ata te parashikojne hera-heres ngjarje te caktuara, jane shume supersticioze dhe mjaft te interesuar per fenomenet paranormale.
P.sh. nje skizotipal beson se gruaja e tij e cila ka nxjerre qenin shetitje, eshte si rezultat direkt i faktit qe ai e kishte menduar kete gje nje ore me pare. Apo jane te dhene mbas ritualeve magjike aq sa mund te krijojne rituale per çdo ngjarje te zakonte si psh: te rrotullohen tre here rrjesht prane nje objekti specifik per te shmangur nje ngjarje jo te kendshme apo nje rezultat jo pozitiv.
Probleme te perceptimit si psh: ndjen se nje person tjeter eshte i pranishem ose degjon zera qe peshperisin emrin apo flasin per te.

Keta individe me rendimin e gjendjes se tyre pesojne deficite sociale dhe nderpersonale, gjithashtu pesojne shtremberime te vazhdueshme te proceseve mendore dhe perceptive.

Keta individe jane shpesh dyshues dhe jo rralle here shfaqin mendime apo ide paranoide.

psikologji
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Lexoje vëlla e mirë e mos më lodh koti!

Kam thënë: "shkenca tregon......"
S'po kuptoj ku e gjete treguesin!


Zonja që e ka sjellë artikullin, aty thuhet si e shpjegon shkenca ( psikologjia).

Aha shkenca SHPJEGON,jo se formon pra:)...
Psikologjia merret me studimin e karakterit,personalitetit,po jo formimin e tyre...Kur i vjen rradha psikologjise te kape ne dore karakterin e dikujt,ai eshte nje personalitet e karakter i formuar...Ste formon psikologjia gje...

Per tju pergjigjesh pyetjes se pare tenden,e shoh dallimin dhe di ta bej,por ndonjehere nuk lexohet vec me sy...Pasi nese per ty paaneshmeria qenka e pa arritur,epo ke njerez mjaft te tille,ke njerez individuale(spo te thote kush puro individuale),por ne veprimet e tyre...E psikologjia sja ka forumuar kete,thjesht studion formimin e kesaj...Me duket po ngaterron ti konceptet...
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Mbi personalitetin

Aha shkenca SHPJEGON,jo se formon pra:)...
Psikologjia merret me studimin e karakterit,personalitetit,po jo formimin e tyre...Kur i vjen rradha psikologjise te kape ne dore karakterin e dikujt,ai eshte nje personalitet e karakter i formuar...Ste formon psikologjia gje...

Per tju pergjigjesh pyetjes se pare tenden,e shoh dallimin dhe di ta bej,por ndonjehere nuk lexohet vec me sy...Pasi nese per ty paaneshmeria qenka e pa arritur,epo ke njerez mjaft te tille,ke njerez individuale(spo te thote kush puro individuale),por ne veprimet e tyre...E psikologjia sja ka forumuar kete,thjesht studion formimin e kesaj...Me duket po ngaterron ti konceptet...

Nuk po kuptoj pse po çon pluhur?
Në vend se të flasim për diçka konkrete,
më duhet të skjarohem me dikend (ty)
se ku kam thënë se psikologjia krijon diçka !

Të gjitha shkencat në përgjithësi studjojnë
gjërat! Nuk krijojnë!
Pse gjërat i kapni nga prapa?


Edhe një: më ba me kërku dikush nuse në bazë të tipareve çfarë ka shkruar Kitra,
njeriu mbetet i pamartuar!

Për ta shkurtuar shumë: nuk është e mundur njeriu të jetë i pavarur
dhe i paanshëm, kur të është e pamundur të gjesh një karakter
që krijohet pa ndikim të diçkafit. Pik së pari emocionet si dhe instiktet.
Provo të ikësh nga këto! Mandej eja këtu e trego se ti vepron i pavarur
apo i paanshëm.
 
Personaliteti dhe crregullimet shpirterore


PERSONALITETI DHE اRREGULLIMET SHPIRTثRORE​

Vlerësimi i personalitetit është me rëndësi të madhe në shumë fusha të psikologjisë. Personaliteti përkufizohet si modelet e dallueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes që karakterizojnë përshtatjen në jetë. اdo matje e personalitetit duhet të jetë e vlefshme,e besueshme,e standardizuar dhe praktike. Vëzhgimi i sjelljes së një personi në situata të përditshme për një periudhë kohe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e personalitetit

STRESI

Stresi është çdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave ne duhet të përshtatemi. Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikologjike. Presioni ndodh kur përpiqemi shumë për të plotësuar kërkesat që ushtrohen mbi ne nga të tjerët dhe nga vetvetja. Ankthi është një ndjenjë e paqartë frike dhe shqetësimi për të ardhmen dhe shpesh është një reagim emocional ndaj stresit. Fakti se sa stres përjetojmë varet nga stresorët në jetën tonë,nga karakteristikat e personalitetit dhe nga aftësitë përballuese. Njerëzit që mësojnë se sjellja e tyre është jo efektive në arritjen e qëllimeve dorëzohen dhe përjetojnë paaftësinë e fituar për të ndihmuar veten.
psikologjia e shëndetit---synon të kuptojë ndikimet psikologjike në gjendjen shëndetësore të njerëzve. Përballimi i stresit i orientuar në zgjedhjen e detyrës përfshin zgjidhjen realiste realiste të problemit që shpie te stresi.

SJELLJA ANORMALE

Kur një individ nuk është në gjendje t'i përshtatet si duhet jetës së përditshme,ai vuan nga ndonjë çrregullim. Format më të lehta të sjelljes anormale quhet çrregullime të ankthit. Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë. Një person mund të quhet anormal në qoftë se ai ose ajo sillet në mënyrë të çuditshme në një formë që devijon në mënyrë të ndieshme nga norma. Një sjellje e tillë mund të shfaqet nëpërmjet iluzioneve (të besuarit në gjëra të paqena),halucinacioneve (ndjesi shqisore që nuk kanë lidhje me mjedisin e vërtet përreth), dhe frikës ose riteve të pazakonta që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të dukshëm.

ANKTHI

Zakonisht përkufizohet si një ndjenjë jo e theksuar frike dhe pasigurie. Ankthi mund të quhet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi kur ai nuk e di me saktësi ç'janë këto kërkesa. Personi vetë,në përgjithësi,nuk ka një ide të qartë për arsyen e vërtet të ankthit .Në fakt prirja është për ta shmangur të menduarit për frikën,sepse një gjë e tillë veçse e shton atë. Te personi me gjendje ankthi shpesh zhvillohen sjellje të caktuara ritualistike, që e ndihmojnë për të ulur ankthin përkohësisht,por që në fakt i shtojnë problemet,sepse nuk i zgjidhin ato.

اREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE

Kur një person provon një prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të themi se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore. Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni. -Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe te qenit i pavlefshëm. Depresioni mund të varrojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes. Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë, kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt. Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë. Simptomë tjetër mund të përfshijnë:prishjen e gjumit, rënien në peshë, këputjen, ndjenjën e fajit të kotë ose atë të qenit i pavlefshëm dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes. Këto simptome shfaqen në një periudhë të paktën dy javore. Personat të cilët janë në depresion të thellë e përshkojnë veten e tyre,si të trishtuar dhe të pashpresë. Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetëvrasje.



Studime dhe materiale -psikologji
 
Titulli: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

Nuk mund te percaktoj ne k'te rast pasi kemi forma te ndryshme studimi,

Kur behet fjale mes 2 individeve jam e afte te bej dallime,
 
Pe: Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

Parimisht dakord me kete studim (kjo sdo te thote qe po nuk isha dakord une studimi nuk vlen :P)
Si cdo studim ama eshte ``relativisht`` `i vertete`.Ne jeten e perditshme veshtire se ndeshesh me tipa qe karakterizohen brenda nje shablloni, cdonjeri prej nesh ne kufijte e tij, ne te mire e ne te keq del jashte cdo perkufizimi shkencor (shyqyr qe eshte keshtu thuaj :) )
 
اfarë tregojnë tiparet për personalitetin tuaj









timthumb12.jpg
ثshtë e vërtetë, tiparet e fytyrës suaj zbulojnë diçka për personalitetin tuaj. Këtë e pohon edhe Jean Harner, një eksperte e leximit të fytyrës, shkruan Shqip.

Keni lindur me tiparet e tanishme për një arsye. Fytyra është një hartë që tregon personalitetin tuaj dhe gjithë jetën po ashtu. Sytë, hunda, buzët, mjekra, faqet të gjitha këto i thonë botës diçka për ju.

Ballë i rrumbullakët

Ajo që kinezët i kushtonin më shumë rëndësi, kur lexonin fytyrën e dikujt 3000 vjet më parë, ishte forma e ndërtimit të ballit të tij. Kjo, sepse balli tregon shumë për një person. Nëse keni një ballë të rrumbullakët, për shembull si Christina Ricci, kjo zakonisht tregon se jeni kreativ, artist, me shumë emocione, por jo gjithnjë i arsyeshëm.

Ballë i pjerrët

Nëse balli juaj është i pjerrët, ashtu si ai i Ryan Seacrest, kjo nënkupton se jeni sipërmarrës dhe se ju pëlqejnë rezultatet e veprimeve tuaja, por që nuk flisni shpesh për veten. Nëse po dilni me dikë që ka këto tipare, duhet të dini se ata janë tipa që nuk u pëlqen të flasin për lidhjen, por më tepër për gjërat e veta.

Ballë i sheshtë

Nëse i dashuri apo e dashura juaj e ka ballin të sheshtë, për shembull si të Brad Pitt, kjo do të thotë se atij ose asaj i pëlqen të mendojnë gjatë para se të veprojnë.

Vetulla të trasha

Sa më të trasha të jenë vetullat e dikujt, aq më shumë besim ka ai te vetja. Nëse njihni dikë me këto lloj vetullash, atëherë njihni një njeri që jeton me shumë arsyetim dhe me tërheqje të fortë ****uale gjithashtu. Këta tipa janë emocionalisht të fortë.

Vetulla të holla

Bëhet fjalë për njerëzit që i kanë të holla natyralisht, si për shembull Paris Hilton. Për këta njerëz thuhet se kanë vetëbesim shumë të ulët dhe se mund të lëkunden shumë shpejt nga gjërat që besojnë.

Sy të mëdhenj

Sytë janë një stil tjetër komunikimi. Njerëzit me sy të mëdhenj, kanë zemër të mirë dhe duan t’i ndihmojnë të gjithë. Ata zakonisht priren të flasin shumë, si me miqtë ashtu edhe me të huajt.

Sy të vegjël

Njerëzit me sy të vegjël dhe të futur brenda, si për shembull Tylor Swift, janë të rezervuar dhe skeptikë. Ata kanë gjithnjë një ‘as’ nën mëngë. Për të fituar besimin e tyre duhet një kohë e mirë, por kur kjo ndodh, ata s’e humbin më besimin te ju.

Hundë e dalë

Kinezët thonë se sa më të dalë ta kesh hundën, aq më shumë do të kujdesesh që t’i bësh punët mirë dhe të vëresh me kujdes çdo detaj. Këta njerëz janë të ndjeshëm për gjëra të vogla dhe kanë gjithnjë plane.

Hundë e vogël

Këta njerëz kanë një moto: “punoj me zgjuarsi, jo shumë”. Ata nuk janë të dhënë pas perfeksionit, por kërkojnë dobinë dhe praktiken. Njerëzit me hundë të vogël nuk përqendrohen te detajet, por te gjërat e mëdha.

Gojë e madhe/buzë të plota

Një nga mesazhet më të forta që përcjellin njerëzit me gojë të madhe është fakti sesi ata janë në një marrëdhënie. Nëse keni buzë të mëdha dhe të plota, si Angelina Jolie, kjo nënkupton se për juve miqtë dhe të dashurit janë shumë të rëndësishëm dhe se jeni një person që i pëlqen të bëjë për të tjerët. Kjo është një shenjë që femrave me këtë formë goje u pëlqen të jenë nëna.

Gojë e vogël/buzë të holla

Nëse keni një gojë të vogël ose buzë të holla si për shembull Daniel Radcliffe, kjo nënkupton se nuk jeni shumë të dhënë pas modës. Me fjalë të tjera, keni nevojë për hapësirën tuaj, privatësi dhe nuk i doni miqtë apo shokët gjithë kohën rreth vetes.

Buzë të poshtme të mëdha

Nëse buzët tuaja të poshtme janë më të mëdha se ato të sipërmet, si Katy Perry, kjo nënkupton se jeni një gjuetar kënaqësish dhe se e gëzoni jetën. Në fakt, prireni ta gëzoni jetën pak si tepër duke i hapur vetes shpeshherë telashe. Nuk jeni të balancuar dhe në marrëdhënie krijoni dramë kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju.

Mjekër e theksuar

Mjekra tregon për nivelin e pushtetit, kokëfortësisë dhe këmbënguljes. Sa më e dalë të jetë mjekra, si për shembull Kristen Strewart, aq më kokëfortë është njeriu. Njerëzit me mjekër të theksuar kanë aftësinë të përballojnë situatat e rënda. Mjekra tregon për nivelin e testosteroneve në trup. Njerëzit me mjekër të theksuar, janë të pavarur dhe shumë të vendosur për monogami.

Mjekër e vogël

Nga ana tjetër, njerëzit me mjekër të vogël, kanë mungesë vetëbesimi dhe vullneti. Ata shpesh mendojnë (edhe pa të drejtë) se nuk janë të fuqishëm sa duhet. Për këtë arsye nuk janë të rralla rastet kur dorëzohen.

Faqe të theksuara

Faqet tregojnë për aftësinë e të folurit dhe janë shenjë e potencialit të menaxhimit të një stafi ose dhënies së këshillave ndaj njerëzve të tjerë. Nëse keni faqe të theksuara si Jessica Alba kjo është një gjë e mirë. Sa më të dukshme të jenë faqet, aq më shumë janë gjasat që këta persona të kenë një rol me rëndësi.

Faqe të rrafshëta

Nëse keni faqe të rrafshëta, si për shembull Rihanna, kjo nënkupton se juve nuk ju pëlqejnë urdhrat, as për t’i dhënë dhe as për t’i marrë.

Nofulla të dala

Sa më të gjera dhe të dukshme të jenë nofullat, si për shembull Olivia Wilde, aq më i dhënë dhe konkurrues jeni. Këta njerëz kanë sukses në jetë, janë gjithnjë të gatshëm për sfidën tjetër. Ata janë edhe paragjykues.

Nofullat e thjeshta

Këta njerëz janë të ndryshueshëm dhe të hapur ndaj gjërave të reja. Ata janë në gjendje t’i dëgjojnë të tjerët, por ndonjëherë mund të ndikohen shumë lehtësisht nga ato që thonë njerëzit.K.d
 
Titulli: Mbi personalitetin

Rendesi ka mos te ndryshoje Karakteri ne pergjithesi, personaliteti varet sipas situates,
 
Pe: Mbi personalitetin

Roli i njeriut zë një vend të rëndësishëm në jetën shoqërore, pasi ai kryen detyra e funksione të caktuara, lidhur me të drejtat, detyrat e normat sociale.Në jetën e përditshme, me personalitetin konceptohet njeriu që kryen funksione e detyra të rëndësishme shoqërore, fetare e shtetërore.Në fenë islame personaliteti trajtohet si njeri konkret, i vetëdijshëm e normal, të cilin Zoti xh.sh. e krijoi në mënyrë të përsosur e tha: “Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijtë e Ademit.” Pra, njeriu trajtohet si qenie që jeton në shoqëri, që ka vetëdije dhe punon aktivisht për zhvillimin e saj. Në Islam mendja, vetëdija është themeli i besimit (Imanit). Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Mendjes, kur e krijoi Zoti i tha: “Më të dashur se ty pranë meje, nuk kam krijuar tjetër send”. Dhe përsëri i dërguari i Allahut thotë: “Shpëtoi kush u pajis me mendje”. Nga kjo kuptohet se njeriu si qenie shoqërore e pajisur me mendje, karakterizohet për formimin e personalitetin si tërësi marrëdhëniesh shoqërore e dukurish psikike të shprehura në jetën praktike. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me ato që e rrethojnë. Por që këto marrëdhënie të jenë të sinqerta, duhet prej njeriut kërkohet të njohë vetveten e pastaj të fillojë me procesin e njohjes me të tjerët. Për këtë profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Kush njeh vetveten, njeh Zotin”. Një njohje e vetëdijshme, me mendje e zemër, që i bën vetëkontroll veprimtarisë të tij, i jep kuptim vetes si njeri, me tërësinë e cilësive morale, të mendimit dhe të gjykimit. Atëherë shpirti i njeriut i drejtohet krijuesit të tij, e falënderon për gjithçka i ka dhuruar me falje e përkushtim. Në këtë mënyrë unifikohet trupi me shpirtin, përmbajtja me formën, lënda me idenë, mishi e fryma e identitetit të tij si njeri besimtar. Duke qenë i tillë, roli dhe vlera e tij në jetën familjare e shoqërore ka karakter human sepse buron nga shpirti i pastër njerëzor.Ne si shoqëri trashëgojmë vlera morale pozitive si mbrojtja e nderit, mbrojtja e fjalës së dhënë, të qenët bujar e mikpritës, ndihma ndaj nevojtarëve etj. Feja islame, që i ka këto vlera në parimet e saj, i ka pasuruar e çuar më tej, duke e konsideruar moralin si hyjnor, për të cilin profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Jam dërguar për të përsosur moralin njerëzor”. Islami e ka detyrë të ditës që këtë moral ta shtrijë në të gjithë shoqërinë, e ta ruajë të pastër nga ndikimet e jashtme, që tentojnë të futen në emër të së resë apo modernes. Besimtarët myslimanë duhet t’i qëndrojnë vetëdijes islame, e nuk duhet ta humbin atë për asnjë çast, me qëllim që të ruhet e pastër struktura morale e shoqërisë sonë, që e trashëgojmë që në lashtësi. Por gjatë tranzicionit që po kalon shoqëria jonë, krahas vlerave të mëdha që na solli demokracia, kanë ngritur krye disa fenomene negative si: dhuna në familje, krimi, droga, prostitucioni, vjedhja, tradhtia etj., që dëmtojnë shumë karakterin shoqëror dhe bëhen pengesë serioze për të ndërtuar një shoqëri demokratike.Promovimi i vlerave pozitive është problem dite jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë institucionet arsimore e kulturore, si dhe i organizatave joqeveritare. Këto vlera janë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e jetës shpirtërore të shoqërisë, por, njëkohësisht, janë mjete të rëndësishme në ristrukturimin e saj ekonomik, arsimor e kulturor.Njohja e udhëzimit hyjnor, të Kur’anit Famëlartë si kod jetik, do të përbënte kushtin bazë në ndërtimin e një edukate të shëndoshë tek secili besimtar. Veçanërisht edukimi i rinisë, djem-vajza me besimin te Zoti, do t’i bënte të vetëdijshëm për pajisjen me vlera etiko-morale, si bazë e formimit dhe funksionimit të personalitetit të tyre në familje e shoqëri. Por, pa lënë mënjanë dhe prindërit e tyre, me synimin që të ripërtërihen vlerat e besimit, të dhunuar për një kohë të gjatë nga regjimi komunist. Duhet që edhe këta të bëhen të vetëdijshëm për rolin e vlerave etiko-morale në jetën qytetare, të frymëzuar nga ideja e lartë e besimit te Zoti. Pa këtë ripërtëritje, pa këtë vetëdijesim të besimtarëve nuk bëhet fjalë për t’i bërë tonat ato vlera të shëndosha, që të bëhen pengesë për depërtimin e antivlerave.Prandaj çdo njeri, në veçanti besimtari me vetëdije të plotë, duhet të ndiejë përgjegjësi si individ, por edhe ndaj familjes e shoqërisë, për ruajtjen e promovimin e vlerave morale. Ky është atributi hyjnor, i mbrujtur në shpirtin e njeriut dhe që e ushqen dhe e brumos personalitetin e tij. Ky i jep dritë materies, trupit si faktor që përcakton dimensionet e personalitetit të njeriut.Duke njohur tiparet morale të vetvetes e të shoqërisë që të rrethon, forcohet dashuria e harmonia në mes njëri-tjetrit ashtu siç thotë Zoti në Kur’an: “Besimtarët janë vëllezër”. Ndërsa profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Duaj për tjetrin atë çka do për veten tënde”. Pra, forcohet te secili ndjenja e lindur e dashurisë për njëri-tjetrin e deri për të sakrifikuar për të. Atëherë me vetëdije i bëhen pengesë shfaqjes së veseve negative si: egoizmi i tepruar, individualizmi, ryshfeti, korrupsioni etj.Intelektualëve e teologëve u takon barra kryesore, që me ndërgjegje të lartë, për ruajtjen e vlerave etiko-morale në shoqëri, të qëndrojnë në ballë të propagandës informuese e sqaruese për dëmin e antivlerave dhe rrezikun që ato i shkaktojnë individit, familjes e shoqërisë. Atyre u takon të parëve që t’u bëhen barrikadë veseve negative, që po ngrenë krye në shoqërinë tonë. Përdorimi i medias së shkruar e vizive nga ata, ka rol të rëndësishëm në sensibilizimin e të gjithë shoqërisë.Për besimtarin islam, Kur’ani, Fjala Hyjnore, është ligj psikologjik, është shpirti, virtyti që i jep jetë trupit të njeriut. Me këtë ai pasqyron karakterin e tij në ndërtimin e jetës. Shkeljet e ligjeve të virtytit, mosrespektimi i tyre në këtë botë ka më tepër ndëshkim moral si turpin përpara të tjerëve, degradimin e personalitetit si njeri, ndërsa në botën tjetër do të marrë ndëshkimin më të rëndë nga Autoriteti Absolut.Prandaj, përqafimi i Islamit është një nga elementet e rëndësishëm në personalitetin e njeriut për të mishëruar në të ato veti të larta morale, që pasurojnë botën e brendshme shpirtërore të tij. Në të përfshihen ndjenjat, idealet, interesat, bindjet që manifestohen në jetën e përditshme në marrëdhënie me të tjerët. Personaliteti përfshin dhe elemente të pavetëdijes që mund të çojnë në fenomene negative, por që thirrja e ndërgjegjes së besimit për vetëkontroll do të korrigjojë çdo gjë. Mendja drejton forcën e korrigjimit dhe harmonizon cilësitë e personalitetit të njeriut në zbukurimin e tij shpirtëror, moral e fizik.
 
Titulli: Mbi personalitetin

Familja dhe ambienti social
 
Back
Top