Mbi metamorfozën e shpirtit

Titulli: Mbi metamorfozën e shpirtit

Citim;
Të jesh shpirt sipërfaqësor, është dëmi më i madh ndaj vetvetes, duke i lënë gjërat të ndodhin tek ti dhe rreth teje, pa prezencën e vendimit tënd, edhepse ndonjëherë të duket se veprimet që bën, vijnë sipas teje. Gjatë gjithë jetës, njeriu përballet me autoritete të ndryshme që i imponojnë vendime dhe forma të ndryshme të mendimit, saqë kalimi i tyre në shprehi i bën të duken si të natyrshme, dhe fitojmë bindjen se po na flet vullneti jonë i lirë. Kjo shprehi veprimi, që na diktohet nga autoritetet, dhe që na vie si mirëqenia e vullnetit tonë, është vetë ndërgjegjia; shumë herë konflikti jonë i brendshëm me të, na jep bindjen se jemi duke i folur vetes. Por e vërteta e gjithë kësaj është se ne përballemi me shprehinë e veprimeve tona. Ato janë ngulitur në ne nga një mori autoritetesh, qoftë edhe nga predikimet hyjnore, e që dobësia e shpirtit tonë meskin i merr si të mirëqena.

Këtu Nietzsche e paraqet ndërgjegjen si produkt të moralit, ku morali nuk është gjë tjetër veçse i krijuar nga shprehia dhe zakoni. Sa më i vjetër të jetë zakoni aq më bindëse është ndërgjegja në zgjedhjen e rrugës së duhur. Shpirtërat meskin në mbrojtjen fanatike të ligjit moral, asnjëherë nuk i kanë kuptuar shpirtërat e lirë, dhe këtë e thotë shumë bukur Nietzsche, në veprën “Agu i mëngjesit”:


C;te thuash me shume,me bukur dhe me paster!! :)
 
"hapesire interiore,perfekte qe nga nisja"!
 
tani do deshiroja te me ndodhte nne metamorfoze materiale.. te trasformohesha ne fllad,ne ere e te arrija ku qendron mendja pavemendje mund te perqafosh e prekesh kedo e nese materiale nuk eshte era do mjaftonin dy flatra te forta per te pare nga lart e per te bere ca milje per atje e nese flatrat do ishin serish shume ne trasformim do mjaftonte thjesht te ndryshonte truri te rrinte si duket ne aparenc i dosave qe ju rri 12 ter kohen... e duke qene se di qe eshte shume edhe kjo e meqense vjeshta nis te ndihet me freskin e saj nuk mbetet gje tjeter pervecse te mbulosh ate qe je me leckat e kohes!
 
Askush nuk mund te flas per shpirtin kshu kot ne tym. E pse e them kete?! Shum e thjeshte, shpirtin e kemi me vete ne kete trup te perkoheshem qe okupojme dhe e kemi harruar sepse tashme mendojme dhe jetojme te dedikuar ketij mishi e ketij identiteti. Prandaj mos te bejme filozofi perderisa nuk kemi kontakt me shpirtin tone!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top