Mbi injorancën e një deputeti

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Mbi injorancën e një deputeti


…as çiften e gjuetisë, nuk bën të ja leni në dorë një fëmije ose një të rrituri që ka një mendësi të tillë. Për më tepër, dëmet që mund t’i shkaktojë pasja në dorë e saj nga ky i fundit, mund të jenë më të mëdha, andaj ju lutem, kini vëmendjen!

Për gjithçka mund ta akuzosh tjetrin dhe nëse ke të drejtë, mund t’i ekzekutosh një dënim në pajtim me ligjet e drejtësisë, përpos nëse ato veprime ai i bën nga mosdija. Njeriut të paditur, nuk mund t’i kërkosh llogari për disa nga veprimet që mund t’i veprojë, e aq më pak të akuzosh grupe të tëra, për faj të tij. I pa dituri, sado që të përpiqet të identifikohet me ndonjë grup interesi, ai në të vërtetë nuk përfaqëson asgjë tjetër, përpos paditurisë së tij. Ju lutem, padituria u takon vetëm të paditurve!

Një seri artikujsh, ende të pa përfunduar së shkruari, sigurisht janë duke pritur të editohen dhe ato sipas të gjitha gjasave, do të përmbajnë gjithçka ngapak. Këlbazën e autorit të ndarë në disa pjesë, një pjesë e së cilës do të bie furishëm mbi një injorant që u tha se urinoi afër shtatores së Skëndërbeut në Prishtinë, një pjesë tjetër do të shkojë për racat jo shqiptare, si turqit ose arabët (duke rrëshqitur kështu pavetëdijshëm në një racizëm pa vetëdije, sikurse në shembullin e Baton Haxhiut, icili në një reagim të tij me titull ‘Të dashur radikalë islamikë’; shkruante: “ Vetëm një gjë nuk përshtatet në këtë déjà- vu, dhe ishalla nuk kalon shumë kohë derisa ju nuk hetoni dimensionin e këtij vështrimi që po ju them: njerëzit këtu në Kosovë janë të bardhë! E gjithë kjo ndoshta juve nuk ju bën përshtypje, meqë ju më tepër interesoheni për peizazhe arabe se sa për banorët e Kosovës, të cilët i trajtoni si statistë”. ), një pjesë për “ekstremistët mysliman”, e kështu me radhë, e kështu me radhë. Nga e gjithë kjo të formulohet dhe të sillet nëpër mend një pyetje kryeneçe e cila nuk të hiqet kreje, a mos jemi racistë? A mos jemi popull përjashtues? Por sikur nuk kemi nevojë ta presim përgjigjen…

Bëhet që këtyre ditëve do t’ju bije të lexoni shkrime që përshkruhen nga një “ stil i naltë filozofik”, sikurse shkrimi i Ardian Gjinit (“Myslimanët e Kosovës duan të jenë edhe shqiptarë edhe myslimanë!” të botuar në të përditshmen TRIBUNA),

cili me “fuqi intelektuale” dhe me një “rezonim të thellë”, po mbërrin të na sqarojë se:

“… kombi dhe feja janë konsideruar dy identitete të rëndësishme por të ndryshme. Mund të jemi edhe Shqiptarë edhe myslimanë, edhe Shqiptarë edhe katolikë, edhe shqiptarë edhe ortodoksë, madje madje edhe shqiptarë edhe çfarëdo feje tjetër. Kjo ka qenë zgjedhja jonë, ndoshta tepër e hershme, në krahasim me kombet tjera.”

Ky binom identitar (atdhe, fe), i cili në të vërtetë është mjaft i thjeshtë për t’u ngatërruar, por që për habi ngatërrohet nga fort i përndrituri Gjini, na bën t’i rikujtojmë diçka këtij zotëriut se, të paktën, vota jonë si mysliman, nuk do t’i takojë kurrsesi AAK-së dhe për më tepër, do të përpiqemi të bëjmë një fushatë për t’i vetëdijesuar myslimanët në këtë drejtim. Ky subjekt politik, është duke e forcuar simptomën e islamofobisë dhe si e tillë, nuk bën të përkrahet. Politikat e këtilla të promovuara brenda këtij subjekti, veç ideve rekresive dhe çrregulluese, nuk sjellin gjë tjetër…


Autor: Imer Topanica
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top