Mbi faraonët e Egjiptit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Mbi faraonët e Egjiptit


Kurani fisnik e përshkruan imtësisht faraonin, përshkrim i cili përmban detaje nga zullumi dhe padrejtësitë e tij ndaj krijesave të Zotit.


Kurani flet shpesh lidhur me faraonin, duke përshkruar madje dhe profilin e tij psikologjik. Prej nesh, kërkohet që teksa lexojmë profilin e faraonit të vjetër, për ta krahasuar me profilin e faraonëve të rinj të kohës tonë. Kurani fisnik e përshkruan imtësisht faraonin, përshkrim i cili përmban detaje nga zullumi dhe padrejtësitë e tij ndaj krijesave të Zotit.

“Ai ishte nga keqbërësit” (Kasas, 4)

Ky është një konfirmim i aktit të keqbërjes nga ana e faraonit, akt i cili përfshinte shumë dimensione të rënda.

Dimensioni i parë i keqbërjes: Arroganca dhe mendjemadhësia, nga e cila lindin një sërë padrejtësish të tjera, si; Shtypja e njerëzve, përdhosja e tyre, shkelja e dinjitetit të tyre, keqtrajtimi, mbjellja e armiqësisë në popullatë, ashpërsia dhe dhuna, mbjellja e panikut etj... Ky është dimensioni nënë i të gjithë dimensioneve të tjera të keqbërjes dhe padrejtësisë.

Dimensioni i dytë: Përçarja e popullatës në grupacione të ndryshme, disa i mban afër, të tjerët i largon. Kjo kultivon urrejtjen, mllefin dhe neverinë mes tyre.

Dimensioni i tretë: Një nga shtresat e shoqërisë, e mban të përçmuar, të përbuzur, të persekutuar, ua mohon të drejtat dhe i shndërron skllevër të shtresës në pushtet.

Dimensioni i katërt: Ekzekuton dhe vret fëmijët e shtresës së përndjekur, sidomos meshkujt, me qëllim që Benu Israilëve tu shuhet fara. Veç kësaj, kjo do i mundësonte faraonit që pushteti të qëndronte vetëm në duart e sojit dhe sorollopit të tij.

Ndërkohë që vullneti i faraonit ndaj Benu Israilëve personifikohej në dhunën, arrogancën dhe shtypjen, vullneti i Zotit ishte krejt i ndryshëm për këtë popull, Zoti donte ti shndërrojë në një popull të madh dhe të hakmarrej për padrejtësitë e faraonit dhe suitës së tij. “

Me të vërtetë që Faraoni madhështohej në Tokë dhe banorët e saj i kishte përçarë në grupe; disa prej tyre i përndiqte, ua vriste fëmijët meshkuj, ndërsa femrat ua linte gjallë. Ai ka qenë vërtet keqbërës. Por vullneti Ynë ishte që t’u jepnim mirësi atyre që qenë të shtypur në tokë, t’i bënim prijës e trashëgimtarë, t’i forconim ata në Tokë dhe t’u tregonim Faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre atë prej së cilës ata frikësoheshin.” (Kasas, 5-6)

Që gjatë kohës së vuajtjet dhe persekutimit, vullneti i Zotit ishte i tillë: Popullin e Musait alejhi selam ta shndërrojë në një popull madhështor.

Një nga ligjet funksionale të Zotit në këtë botë, është se kur cakton diçka, ia mundëson lehtësimin e kushteve dhe rrethanave në mënyrë të përshkallëzuar, jo njëherazi. Kur dhuna arriti kulmin dhe kur vuajtjet e njerëzve arritën maksimumin, erdhi momenti i transformimit të Benu Israilëve. Transformimi filloi që me interesin që i duhej kushtuar një foshnje të porsalindur dhe shpëtimi i tij nga masakra e ndërmarrë nga faraoni dhe ushtria e tij.

Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij dhe, kur të trembesh për sigurinë e tij, hidhe në lumë, pa pasur frikë dhe as dëshpërim. Me siguri që Ne do të ta kthejmë ty atë dhe do ta bëjmë të dërguar.” (Kasas, 7)


Edhe për faraonët modernë të sotëm do të aplikohet i njëjti ligj hyjnor. Në fund të fundit, ata janë në dorën e Zotit, i cili i afatizon, por nuk i harron.



Perktheu: Elmaz Fida
 
Back
Top