MBI DAFEN-1 (Lunyu2 )

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
MBI DAFEN1
(Lunyu2)


Dafa është mençuria e Krijuesit. Ajo është djepi i parimeve themelore të krijimit, mbi te
cilën janë ndërtuar qiejt, toka, dhe universi. Ajo përfshin gjithëshka, që nga grimcat me të vogla
deri tek më të medhatë, ndërsa shfaqet ndryshe në secilin prej niveleve ekzistuese të trupit
kozmik.
Nga thellësitë e trupit kozmik shfaqen fillimisht grimcat më të vogla, të ndjekura nga
shtresa përmbi shtresa grimcash të panumërta, që shkojnë në madhësi nga me të voglat në të
mëdhatë, duke arritur kështu në shtresat siperfaqësore që njerëzimi njeh—ato të atomeve,
molekulave, planeteve, dhe galaktikave—dhe më larg akoma, në atë që është akoma më e
madhe.
Grimca të madhësive të ndryshme përbëjnë jetë të madhësive të ndryshme, si dhe botët e
madhësive të ndryshme që mbushin trupin kozmik. Jetët në secilin prej niveleve të ndryshme të
grimcave i perceptojnë grimcat e nivelit më të madh se to të jenë planetet në qiellin e tyre, dhe
kjo është e vërtetë në çdo nivel. Për jetët në çdo nivel të universit, kjo duket sikur vazhdon
pafundësisht. Ishte Dafa ajo që krijoi kohën dhe hapësirën, shumëllojshmërinë e jetëve dhe
specieve, dhe të gjithë krijimin; çdo gjë që ekziston i detyrohet asaj, me asgjë nuk është jashtë
saj.
Të gjitha këto janë shprehjet konkrete, në nivele të ndryshme, të cilësive të Dafës: Zhen,
Shan, dhe Ren3

.
Sado të përparuara të jenë mjetet me te cilat njerëzit eksplorojnë hapësirën dhe
hulumtojnë jetën, njohuritë e fituara jane të kufizuara në disa pjesë të caktuara të këtij dimensioni
ku njerëzit banojnë në një nivel të ulët të universit.
Planete të tjerë ishin eksploruar më parë nga
njerëzit gjatë qytetërimeve të mëparshme parahistorike. Megjithatë, pamvarësisht nga lartësitë
dhe distancat e arritura, njerëzimi nuk ka arritur kurrë të shkëputet nga dimensioni në të cilën ai
ekziston.
Njerëzimi nuk do të arrijë kurrë të shohë imazhin e vërtetë të gjithësisë. Që një qenie
njerëzore të kuptojë misteret e universit, kohë-hapësirës, dhe trupit të njeriut, ai duhet të fillojë
kultivimin e një Rruge të vërtetë dhe të arrijë përndritje shpirtërore të vërtetë, duke ngritur
nivelin e tij të ekzistencës. Nëpërmjet kultivimit karakteri i tij moral do të ngrihet dhe kur ai të
ketë mësuar të dallojë se çfarë është me të vërtetë e mirë nga e keqe, dhe virtytin nga vesi, dhe ai
shkon përtej nivelit njerëzor, ai do të shohë dhe do të fitojë akses në realitetet e universit, si dhe
jetët e niveleve dhe dimensioneve të tjera.
Ndërsa njerëzit shpesh pretendojnë se kërkimet e tyre shkencore janë për të "përmirësuar
cilësinë e jetës", është konkurrenca teknologjike që i shtyn ato. Dhe në shumicën e rasteve ato
kanë ndodhur vetëm pasi njerëzit kanë përjashtuar hyjnitë and braktisur kodet morale që kanë për
qëllim vetëpërmbajtjen. Këto ishin arsyet që qytetërimet e së kaluarës u shkatërruan shpesh herë.
Eksplorimet njerëzore janë domosdoshmërisht të kufizuara në këtë botë materiale, dhe metodat
janë të tilla që vetëm ajo që është e njohur studjohet. Ndërsa, gjërat që janë të paprekshme apo të
padukshme në dimensionin njerëzor, por që ekzistojnë objektivisht dhe që na shfaqen në mënyra
të vërteta në këtë botë reale—të tilla si spiritualiteti, besimi, fjala hyjnore dhe mrekullitë—
trajtohen si tabu, sepse njerëzit kanë braktisur perënditë.
Nëse raca njerëzore është në gjendje të përmirësojë karakterin e saj, sjelljen, dhe të
menduarit duke i bazuar këto në vlera morale, do të jetë e mundur që qytetërimi të vazhdojë dhe
madje që dhe mrekulli të shfaqen përsëri në botën njerëzore. Shumë herë në të kaluarën, kultura
1 Dafa— Fa do të thotë Ligj i Universit; Dafa do të thotë Ligji më i Lartë. 2 Lunuy (lë-niu)—parathënie; koment. 3 Zhen, Shan, dhe Ren—Zhen do të thotë “e vërtetë, vërtetësi, ndershmëri”; Shan “kompasion, zemërmadhësi,
mëshirim, mirësi”; Ren “tolerancë, durim, vet-kontroll”.


që ishin sa hyjnore aq dhe njerëzore janë shfaqur në këtë botë dhe kanë ndihmuar njerëzit për të
arritur në një kuptim më të vërtetë të jetës dhe universit. Kur njerëzit tregojnë respektin dhe
nderimin e duhur ndaj Dafës ndërsa ajo shfaqet këtu në këtë botë, ata, raca e tyre, apo kombi i
tyre do të gëzojnë bekime apo lavdi. Ishte Dafa—Udha e Lartë e universit—që krijoi trupin
kozmik, universin, jetën, dhe të gjithë gjithësinë. اdo jetë që i largohet Dafës, është me të vërtetë
e korruptuar. اdo person që e rendit veten në anën e Dafës është me të vërtetë një njeri i mirë,
dhe do të shpërblehet dhe bekohet me shëndet dhe lumturi. Dhe çdo kultivues i cili është i aftë që
të bëhet një me Dafën është një i përndritur shpirtërisht—shenjtor.

Njё prezantim i shkurtёr i Falun Dafës
Falun Dafa (e quajtur edhe Falun Gong) është një praktikë e avancuar vetë-kultivimi e shkollës së Budës, e themeluar nga Z. Li Hongzhi, Mёsuesi i praktikës. Ajo është një disiplinë, ku "asimilimi me cilësitë më të larta të universit—Zhen, Shan, Ren (Ndershmëri, Dashamirësi,Tolerancё)—janë themelet e praktikës”. Praktika udhëhiqet nga këto cilësi shumë të larta, dhe bazohet në ligjet që shkaktojnë zhvillimin e kozmosit. Mësimet e Mёsuesit Li janë të shtjelluara në një numër tekstesh, ndër të cilat përfshihen Falun Gong, Zhuan Falun (Duke kthyer rrotёn e ligjit), Rruga e madhe e përsosmërisë së Falun Dafёs, Bazat për avancimin e mëtejshëm, dhe Hong Yin (Vargjet e larta). Këto dhe vepra të tjera janë përkthyer në tridhjetë e tetë gjuhë dhe janë publikuar e shpërndarë në mbarë botën.
Fokusi i praktikës së Falun Dafës është mendja, ku kultivimi i mendjes dhe mendimeve të personit, apo "Xinxing”, veçohet si çelësi për rritjen e energjisë Gong.
Lartësia e Gongut të një personi është drejtpërdrejt proporcionale me atë të Xinxing-ut të tij. Koncepti Xinxing përfshin transformimin e virtytit (një formë materie e bardhë) dhe karmën (një formë materie e zezë). Ajo gjithashtu përfshin vetëpërmbajtje, aftësi dalluese dhe braktisje—domethënë, heqjen dorë nga dëshirat dhe veset e zakonshme njerëzore, dhe aftёsinë për të duruar përvuajtjet më të vështira.
Koncepti përfshin shumë gjëra.
Falun Dafa përfshin gjithashtu kultivimin e trupit, që arrihet duke kryer ushtrime të veçanta. Një qëllim i ushtrimeve është të forcojë aftësitë e mbinatyrshme të praktikuesit dhe mekanizmat e energjisë me anë të forcës së tij/saj të fuqishme Gong. Një tjetër qëllim është që të zhvillojë shumë qenie të gjalla në trupin e praktikuesit. Në praktikë të avancuar, do të vijë në jetë Foshnja e Pavdekshme dhe do të zhvillohen shumë aftësi. Ushtrimet e Falun Dafës janë të nevojshme për transformimin dhe kultivimin e këtyre gjërave.
Një sistem gjithё përfshirës i kultivimit tё mendjes dhe trupit si ky i kërkon tё dyja si vetë-kultivimin dhe ushtrimet fizike, ku kultivimit i jepet përparësi kundrejt ushtrimeve. Gong-u i një personi thjesht nuk do të rritet në qoftë se ai ose ajo vetëm bën ushtrimet, dhe neglizhon kultivimin e Xingxin-ut. Ushtrimet janë kështu një mjet shtesë për arritjen e përsosmërisë shpirtërore.
Falun Dafa përmban kultivimin e një Falun, apo "rrotë ligji". Falun-i është një trup inteligjent, rrotullues, i përbërë nga materie energjie të lartë.
Falun-i që Mёsuesi Li Hongzhi vendos në pjesën e poshtme të barkut të një praktikuesi nё një dimension tjetёr rrotullohet vazhdimisht, njëzet e katër orë në ditë. Kultivuesit e vërtetë mund të përftojnë një Falun duke lexuar librat e Mësuesit Li, duke shikuar videon e leksioneve 9 pjesëshe të tij, duke dëgjuar leksionet 9 pjesëshe të tij në kasetë audio, ose duke studjuar së bashku me nxënësit e Falun Dafës.
Falun-i i ndihmon praktikuesit të praktikojnë në mënyrë automatike. Domethënë, Falun-i e kultivon praktikuesin në çdo kohë, edhe pse ai ose ajo nuk është duke bёrё ushtrimet në çdo moment. Nga të gjitha praktikat e bëra publike në botë sot, vetëm Falun Dafa ka mundur të arrijë një nivel në të cilin "Ligji kultivon personin”.
Falun-i rrotullues ka të njëjtat cilësi si të universit, dhe është një univers në miniaturë. Falun-i Budist, Yin-Yang-u Daoist, dhe çdo gjë e Botës sё Dhjetë Drejtimeve reflektohen në Falun. Falun-i i ofron shpëtim praktikuesit kur rrotullohet nga brenda (sipas akrepave të orës), pasi thith një sasi të madhe energjie nga universi dhe e transformon atë në energji Gong. Falun-i u ofron shpëtim të tjerëve kur rrotullohet nga jashtë (nё drejtim tё kundërt tё akrepave të orës), sepse lëshon energji që mund të shpëtojë çdo qenie dhe ndreqë çdo gjёndje jo normale. Pra duke qenë në praninë e dikujt që praktikon një person përfiton.
Falun Dafa “e sjell personin në një nivel mençurie dhe ekzistence harmonike”. Lëvizjet e praktikës janë konçize, pasi “udha e lartë është jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e lehtë.” Falun Dafa është e veçantё për tetë arsye:

1. Kultivon Falun nё vend tё njё elikziri energjie.
2. Falun-i kultivon personin edhe kur ai ose ajo nuk është duke bërë ushtrimet e praktikës.
3. Kultivohet shpirti kryesor i personit pra ёshtё vetё personi ai apo ajo qё merr energjinё Gong.
4. Kultivohen tё dyja, mendja dhe trupi.
5. Praktika konsiston nё pesё ushtrime tё thjeshta dhe tё lehta pёr t’u mёsuar.
6. Mendja nuk pёrdoret pёr tё drejtuar asgjё, nuk ka rreziqe, dhe energjia Gong rritet shpejt.
7. Vendi, koha dhe drejtimi nuk kanё rёndёsi kur bёn ushtrimet, dhe as mёnyra se si e mbaron radhёn e ushtrimeve.
8. Personi nuk ka arsye pse të frikësohet nga qenie keqdashёse pasi ёshtё i mbrojtur nga Fashen i Mёsuesit.

Mësimet e Falun Dafës janë kështu krejtësisht ndryshe nga ato të metodave të praktikave konvencionale ose të atyre që janë të bazuara në zhvillimin e një elikziri të brendshёm apo Dan.
Praktika e Falun Dafёs fillon në një nivel të lartë që nga fillimi, duke siguruar kështu mjetet më të volitshme, më të shpejta, më ideale, dhe më të çmuara të praktikës për ata që kanë një lidhje të paracaktuar nga fati ose që kanë praktikuar për vite me rradhë duke përdorur mënyra të tjera, por nuk kanё arritur të zhvillojnë Gong.
Kur Xinxing-u i një praktikuesi dhe forca e Gong-ut të tij arrijnë një lartësi të caktuar, ai ose ajo mund të arrijë një trup të pavdekshëm, të fort si diamant ndërsa jeton ende në kёtё botë. Një person mund të arrijë gjithashtu "اbllokimin e Gongut", përndritjen shpirtёrore, dhe ngritjen e personit në nivele më të larta. Ata me vendosmëri të madhe duhet të studjojnë këtë ligj të virtytshëm, të përpiqen për të arritur nivelin e tyre më tё lartё, tё ngrejnë Xinxin-un e tyre, dhe të braktisin veset e tyre. Vetëm atëherë është përsosmëria shpirtërore e mundur.
Vlerёsojeni atë—Ligji i Budës është përpara jush.
© Copyright FalunDafa.

31942556_617544991924378_8590907440747249664_n.png



Cfare eshte Falun Gong?

Falun Gong, shpesh e quajtur dhe Falun Dafa, eshte nje praktike vete-kultivuese tradicionale kineze, qe permireson shendetin mendor dhe fizik nepermjet nje sere ushtrimesh te hirshme e te ngadalta medituese. Motoja e Falun Gong eshte Ndershmeri, Miresi dhe Tolerance, qe per praktikuesit jane parime universale qe te lartesojne mendjen dhe permiresojne karakterin. Falun Dafa meson se qe te arrijne shendet dhe perndritje shpirterore, njerezit duhet se pari te kultivojne virtytin dhe moralin e te behen njerez te mire sepse trupi dhe mendja jane nje. Falun Dafa praktikohej privatisht per mijera vite para se te behej publike nga Li Hongzhi ne vitin 1992 ne Kine.
Praktikuesit e Falun Dafes ia dedikojne popullaritetin e saj ne bote efikasitetit ne permiresimin e shendetit dhe parimeve te saj te thella. Falun Dafa ka terhequr njerez ne mbi 60 vende, dhe shumica e qyteteve te medha dhe universiteteve ne SHBA, Kanada, Australi dhe Evrope kane grupe praktike te Falun Dafes. Praktika u perhap kryesisht goje me goje. Nuk ka qendra formale te mesimit dhe te gjitha aktivitetet e Falun Dafes behen nga praktikues vullnetare, pa pagese. Njerezit qe praktikojne Falun Dafen jane nga te gjitha fushat e jetes sepse Falun Dafa i tejkalon kufijte kulturore, sociale, ekonomike dhe kombetare.
Falun Dafa jashte Kines


Qe nga fillimi i persekutimit, Falun Gong ka marre mbeshtetje boterore nga qeveri e organizata nderkombetare. Falun Gong gezon mbeshtetje ne gjithe boten nga shume qeveri dhe organizata nderkombetare. Praktika ka marre mbi 800 lavderime dhe proklamime. Themeluesi i saj, Li Hongzhi, eshte emeruar tri here per Cmimin Nobel te Paqes.



Feja e së ardhmes do të jetë një fe kozmike.
Ajo duhet të kapërcejë Perëndinë personale dhe ti shmanget dogmave dhe teologjisë. Duke mbuluar të dyja, anën natyrore dhe shpirtërore, ajo duhet të bazohet në një kuptim fetar të dalë nga përvoja e të gjitha gjërave natyrore dhe shpirtërore, si një unitet kuptimplotë. Budizmi i përgjigjet këtij përshkrimi. ...
Nëse ka ndonjë fe që mund të përballet me nevojat bashkëkohore shkencore, do të ishte Budizmi."

- Albert Ainshtajn
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top