Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mbi 1 mln euro mashtrim kombëtar, hetohen 150 pacientë shqiptarë që përfituan falas kurimin e kancerit në Itali, SKEMA me punonjësit: Gënjeni për datë

Merren nën hetim 150 pacientë shqiptarë. Mashtruan sistemin shëndetësor në Itali në bashkëpunim me tre punonjës. Shkaktuan mbi 1 mln euro dëme. Përfituan fala kurën e kancerit kur nuk u takonte. Zbardhet skema e bashkëpunimit.

f-2.png

ITALI– 150 pacientë shqiptarë janë vënë nën hetim pasi akuzohet se kanë mashtruar sistemin shëndetësor në mënyrë që të përfitonin trajtimin falas për sëmundjen e kancerit, kur nuk u takonte kjo gjë, dhe pas pasojë kanë bërë që sistemi të humbasë më shumë se një milionë euro.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, në bashkëpunim me tre punonjës të qendrave shëndetësore në Torino, kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar kurimin, madje shumë prej tyre ishin nisur drejt Italisë, posaçërisht për këtë gjë.

Sipas karabinierëve të komandës provinciale të Torinos, ishin tre persona që krijuan këtë mekanizëm: dy gra, shtetase shqiptare, që kishin rolin e ndërmjetësueseve mes emigrantëve dhe qendrave shëndetësore dhe djali i njërës prej tyre. Hetimet e nisura që prej shtatorit të vitit 2019 dhe të përfunduara në tetor të vitit 2020, kanë dalë në përfundimin se tre punonjësit dhe pacientët shqiptarë kanë shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë për të hyrë në trajtim për raste urgjente.

Nëse kriteret njihen, caktohet një kod identifikimi dhe ka qasje në trajtim në objektet publike. Kështu, dy gratë dhe djali i njërës prej tyre u kanë sugjeruar emigrantëve shqiptarë që të deklaronin një datë të rreme të hyrjes në Itali, prej më shumë se tre muajsh, të deklaronin humbjen e mjeteve të identifikimit në mënyrë që të shmangej zbulimi i datës së saktë, në mënyrë që të përfitonin kurën.

Tashmë, hetimi vijon për pacientët shqiptarë, ndërsa tre punonjësit, dy gratë dhe djali i njërës prej tyre janë njohur me masat e sigurisë. Njëra prej tyre është vendosur në ‘arrest shtëpie’, gruaja tjetër në masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa djali është pezulluar nga puna.

(/dosja.al)
 

Attachments

  • f-2.png
    f-2.png
    381 KB · Shikime: 0
Këto me siguri do hajnë burg më shumë se sa ato drogshitësit nga Shkodra lool
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back