​​​​May: E gatshme të dorëhiqem që Brexit të miratohet në PE

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h]
B63460636_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-770x433-905x395.jpg[h=3][/h] Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqjen, në mënyrë që plani i saj për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian të miratohet në Parlamentin Evropian.

“Neve na duhet ta miratojmë marrëveshjen dhe të përfundojmë Brexitin”, u ka thënë May ligjvënësve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

“Unë jam e gatshme të largohem nga kjo pozitë më herët se që kam synuar, në mënyrë që të bëj çfarë është e drejtë për shtetin tonë”, është cituar të ketë thënë ajo.

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të mërkurën tetë mundësi për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që t’i japin fund bllokadës së krijuar në Parlamentin britanik për këtë çështje, transmeton Reuters.

Votimet, e ashtuquajtura treguese do të mbahen për një varg mundësish si: Brexit pa marrëveshje më 12 prill, krijimi i një tregu të përbashkët, marrëveshje për doganat, dhe plan për votim publik të marrëveshjes për Brexit.

Rezultati i votimit do të bëhet publik në orët e vona të së mërkurës, ka thënë kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow.

Deputetët britanikë kanë votuar të martën për të marrë përsipër kontrollin e procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja ndërsa 48 për qind e kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

l.h/ dita
 

Attachments

  • B63460636_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-770x433-905x395.jpg
    B63460636_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-770x433-905x395.jpg
    27.4 KB · Shikime: 0
  • B63460636_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-770x433-905x395.jpg
    B63460636_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-770x433-905x395.jpg
    27.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top