Maturantët jashtë shtetit, si do të aplikojnë

Зngjεll

___________
Nxënësit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e larta. Nëse kjo kategori nuk i ka dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore (provimet me detyrim D1 dhe D2 dhe ato me zgjedhje Z1 dhe Z2), për t’u pranuar në shkollat e larta publike duhet të japin provimet me zgjedhje. Ky është vendimi i shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me kriteret e ekuivalentimit dhe regjistrimin në Maturën Shtetërore 2009 të gjithë atyre shtetasve shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit, dhe kërkojnë të ndjekin studimet e larta në Shqipëri. Për ta, do të ngrihet një Komision i Posaçëm për të shqyrtuar kërkesat e tyre.

Kriteret

Të gjithë nxënësit që studimet e mesme i kanë kryer jashtë vendit duhet të paraqesin pranë Komisionit të Posaçëm një sërë dokumentesh. Bëhet fjalë për kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike, dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara dhe pasaportë ose certifikatë lindjeje me fotografi. Sipas rregullores së Maturës 2009, paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 1 deri 15 prill 2009. Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore. Për këtë kategori nxënësish, për të cilët Komisioni vlerëson se dokumentet shkollore të tyre nuk dëshmojnë për dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën Shtetërore, ky komision përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2.

Provimet me zgjedhje

Shtetasit shqiptarë, që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë publik duhet të japin provimet e lëndëve me zgjedhje. Për këtë Komisioni ia përcjell notat përkatëse të nxënësit zyrtarisht KMSH-se DAR/ZA-ve, ku nxënësi ka vendbanimin. KMSH e DAR/ZA-ve cakton shkollën ku kandidati do të kryejë provimet me zgjedhje dhe ku do të plotësojë formularët A1 dhe A2, duke i përcjellë kësaj shkolle dhe notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm. Formularët A1 të plotësuar nga nxënësit për të cilët bën fjalë ky nen dorëzohen zyrtarisht, si edhe në formë elektronike në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve, së bashku me përmbledhësen e të dhënave të nxënësve, brenda datës 5 Maj 2009. Nëse kandidatët duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, mund të konkurrojnë në këto institucione të arsimit të lartë publik pa qenë të detyruar të japin provimet e lëndëve me zgjedhje.

Dokumentet që duhet të paraqesin pranë MASH:

a. Kërkesën me shkrim për të vazhduar studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik.

b. Dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara.

c. Fotokopje e noterizuar e pasaportës/letërnjoftimit ose certifikatë lindjeje me fotografi.

Rregullorja

PثR KRITERET E EKUIVALENTIMIT DHE REGJISTRIMIN Nث MATURثN SHTETثRORE 2009 Tث SHTETASVE SHQIPTARث Qث KANث KRYER SHKOLLثN E MESME JASHTث SHTETIT

U D H ث Z I M

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 13 të ligjit nr. 7952 datë 21.06.1995, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar” i ndryshuar, të vendimit nr. 78, datë 8.02.2006, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimeve në shkollat e larta publike” i ndryshuar,

U D H ث Z O J:

1. Shtetasit shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit dhe kanë një diplomë të barasvlershme me Dëftesën e Pjekurisë të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.
2. Shtetasit shqiptarë, që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë publik duhet të japin provimet e lëndëve me zgjedhje.
3. Shtetasit shqiptarë, që do të japin provimet e lëndëve me zgjedhje, paraqesin për ekuivalentim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Drejtoria e Kurrikulës dhe Monitorim, Vlerësimit) deri më 15 prill 2009 dokumentet e mëposhtme :
a. Kërkesën me shkrim për të vazhduar studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik.
b. Dëftesat origjinale me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara.
c. Fotokopje e noterizuar e pasaportës/letërnjoftimit ose certifikatë lindjeje me fotografi.
4. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ngrihet komisioni i posaçëm për ekuivalentimin e dokumentacionit të shtetasve shqiptarë që kanë kryer shkollat e mesme jashtë shtetit dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në institucionet e arsimit të lartë publik.
5. Komisioni i posaçëm, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore të shtetasve shqiptarë që kanë kryer shkollën e mesme jashtë shtetit, ndjek hapat e mëposhtëm:
a) bën përllogaritjen e notës mesatare të viteve të shkollimit dhe të notave të provimeve të detyruara D1 dhe D2 ose, në mungesë të këtyre të fundit, të notave përkatëse të këtyre lëndëve.
b) përcjell zyrtarisht rezultatet e mësipërme në Komisionin e Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda datës 30 prill 2009.
6. Komisioni i Maturës Shtetërore pranë Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore ndjek hapat e mëposhtëm:
a) cakton shkollën ku shtetasi do të kryejë provimet me zgjedhje dhe do të plotësojë formularët A1 dhe A2;
b) përcjell pranë shkollave përkatëse notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm;
c) dorëzon zyrtarisht dhe në formë elektronike në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) formularët A1 të plotësuar nga shtetasit dhe përmbledhësen e të dhënave të shtetasve sipas tabelës T, brenda datës 5 Maj 2009.
7. Formularët A2 plotësohen nga shtetasit brenda datës 30 qershor 2009 dhe dorëzohen në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore.
8. Shtetasit shqiptarë, që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, mund të konkurrojnë në këto institucione të arsimit të lartë publik pa qenë të detyruar të japin provimet e lëndëve me zgjedhje.
9. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Kurrikulës dhe e Monitorim Vlerësimit, Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

FATOS BEJA
M I N I S T ث R
Shkruar nga: Elberta Spaho

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top