Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

MASH-i shpall datat e provimeve për Maturën Shtetërore dhe provimet e Lirimit. Datat për secilin profil shkollor


Provimi i parë me detyrim do të jetë në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, më datë 1 qershor


Dhjetë ditë do të kenë në dispozicion maturantët për të rifreskuar njohuritë e marra gjatë viteve që ndoqën arsimin e mesëm. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit të nxjerrë ditën e djeshme, vitet e fundit të shkollave të mesme dhe profesionale do të mbyllin programin mësimor më datë 21 maj 2010-të.


Pas kësaj nxënësit do të kenë vetëm 10 ditë kohë për t'u përgatitur për provimet. I pari në listën e provimeve është provimi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë, i cili do të zhvillohet më 1 qershor.


Provimi i dytë, ai i Matematikës dhe do të zhvillohet dy javë më pas më 15 qershor. Ndërsa për dhënien e provimeve me zgjedhje (Z1 dhe Z2) është përcaktuar data 30 qershor 2010-të. Duke filluar që nga dita e përfundimit të shkollës dhe deri në ditën e provimit të parë, maturantët do të jenë nën këshillimin e vazhdueshëm të mësuesve të lëndës.


Në udhëzimin e nxjerrë nga MASH, ku janë përcaktuar datat e zhvillimit të provimeve të maturës, bëhet e ditur se për maturat dhe vitet e fundit të shkollave të mesme 4 dhe 5-vjeçare viti shkollor 2009-2010-të të përfundojë më 21 maj 2010-të.


Ndërsa për vitet e tjera të arsimit të mesëm programi do të vijojë normalisht deri në fillim të muajit qershor. Për vitet e fundit të shkollave të mesme dhe të përgjithshme viti shkollor përfundon pak me herët në mënyrë që t'u japë mundësi maturantëve që të përgatiten për provimet e fundit, që do t'u lejojnë të kandidojnë për në universitet.


Provimet e maturës edhe këtë vit do të jenë të ndara sipas profilit të shkollës së mesme që nxënësit ndjekin. Sesioni i parë i provimeve të maturës do të zhvillohet nga data 1 qershor deri me 30 qershor. Duhet theksuar se në këtë mënyrë Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, mbajti premtimin që u bëri pak kohë më parë maturantëve për përfundimin e Maturës Shtetërore brenda muajit qershor.


Ndërsa shkollat profesionale trevjeçare dhe niveli i parë trevjeçar i shkollave profesionale 3 + 2 do t'i zhvillojnë provimet gjatë periudhës 24 maj deri më 30 maj 2010-të. Të parët që do t'i nënshtrohen provimeve do të jenë maturantët në shkollat e mesme pedagogjike në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror), të cilët do të japin provimin e gjuhës së huaj më 24 maj 2010-të.


Një ditë më pas, më 25 maj, do të jenë nxënësit e shkollës se mesme Pedagogjike për minoritetin që do të japin provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Greke. Po më 25 maj do të testohen edhe nxënësit e shkollave të mesme Artistike dhe Sportive, të cilët do të japin provimet përfundimtare në lëndët e formimit teorik dhe praktik profesional.


Maturantët, të cilët nuk do të rezultojnë kalues qoftë edhe në një provim të Maturës Shtetërore, do të kenë një mundësi të dytë gjatë muajit tetor. Këta maturantë, gjatë sesionit të dytë kanë të drejtë të japin provim vetëm lëndët me detyrim, në të cilat kanë rezultuar mbetës.


Provimi i parë i këtij se sesioni është provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili mund të jepet më datë 08 tetor 2010-të. Ndërsa të gjithë ata maturantë, të cilët nuk do të arrijnë të marrin dot provimi e Matematikës, kanë një mundësi të dytë në datën 15 tetor.


Nxënësit e klasave të katërta të gjimnazeve dhe të shkollave social-kulturore, të klasave të pesta të shkollave teknike, të klasave të treta të shkollave profesionale (me kohë të plotë) dhe të klasave të pesta të gjimnazeve me kohë të shkurtuar, që kanë mbetur në klasë në një apo dy lëndë, me përfundime vjetore jokaluese, kanë të drejtë t'i japin ato provime klase në muajin shtator 2010-të, sipas një grafiku të veçantë që do të hartohet nga vetë shkolla.

Matura Shtetërore Datat e provimeve


Gjimnazet, me kohë të plotë ose të shkurtuar
a. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
b. Matematikë 15 qershor 2010
c. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010

Shkollat e mesme pedagogjike
a. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
b. Matematikë 5 qershor 2010
c. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin
a. Gjuha dhe letërsia greke 25 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja
a. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
b. Matematikë 15 qershor 2010
c. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror)
a. Gjuhë e huaj 24 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme artistike dhe sportive
a.Formimi Teorik-Praktik Profesional 25 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010
Shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike - profesionale 5-vjeçare dhe 3+2- vjeçare
a. Formimi Teorik-Praktik Profesional 25 maj 2010
b. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 01 qershor 2010
c. Matematikë 15 qershor 2010
ç. Provimet me Zgjedhje (Z1 dhe Z2) 30 qershor 2010

Lëndët e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë:


a) Fizikë
b) Kimi
c) Biologji
d) Histori
e) Gjeografi
f) Njohuri për Shoqërinë
g) Njohuri për Ekonominë, Filozofi
h) Gjuhë Angleze
i) Gjuhë Frënge
j) Gjuhë Italiane
k) Gjuhë Gjermane
l) Gjuhë Spanjolle

Urdhri/
Konsultime deri në ditën e provimit

Ministria e Arsimit këtë vit u ka diktuar drejtorive të shkollave një grafik për zhvillimin e konsultimeve për provimet e Maturës Shtetërore. Nëpërmjet një udhëzimi të nxjerrë dje, MASH u kërkon shkollave që në këndin "Matura Shtetërore" të publikojnë grafikun e konsultimeve për secilën nga lëndët e provimeve të detyruara dhe lëndët e provimeve me zgjedhje, bashkë me emrin e mësuesit që i zhvillon.


Konsultimet për lëndët e provimeve të detyruara do të zhvillohen në bazë të klasës, ndërsa ato për lëndët me zgjedhje mbi bazën e grupit të formuar nga drejtoria e shkollës, duke marrë për bazë të dhënat e formularit A/1.


Gjatë kësaj periudhe çdo klasë zhvillon dy orë konsultime në javë, një në Letërsi dhe një në Matematikë. Ky grafik i parë ka vlerë deri në përfundimin e shkollës, pra deri më 21 maj, pastaj do të zëvendësohet me grafikun e ri të konsultimeve të ditëve përpara provimeve. Në grafikun e dytë, i cili do të ndiqet gjatë ditëve përpara provimeve do të zhvillohen 5 orë konsultime në Letërsi, 8 orë konsultime në Matematikë dhe 8 orë konsultime në lëndët me zgjedhje.
/shekulli
 
Titulli: Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

Suxese maturanteve te forumit!!!
 
Titulli: Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

flm..:).:kiss
 
Titulli: Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

suksese braziljane,e te gjithe maturanteve ne fv:):)
 
Titulli: Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

Sukesi Maturatve te Forumitvirtual.com emrin tim Personale Uroje qe Ishalla Kaloje Testin e Matures gjithet kemi deshire ndegjoje Emrin tim Me shume Respket nga Qendrimi -VIP..
 
Titulli: Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

Suksese linde po cilat lende ke zgjedhur ti ?

kimi & anglisht....

Provimi i parë me detyrim do të jetë në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, më datë 1 qershor

obobo sa afer qe jan tani....:((((((((
 
Titulli: Matura Shtetërore, ja datat e provimeve

edhe une kimi &anglisht zgjodha ne kohen time
te uroj shume sukses Linda, dhe t'gjithe maturanteve te tjere, sa me pak stres dhe sa me shume frymezim :)
 
A ju kujtohet matura more djem dhe vajza?
Çfarë mbani mënd dhe kujtoni sa herë me nostalgji nga ajo kohë?
Me çfarë note dolët?
Do të dëshironit ta rijetonit?
 
Po, me kujtohet mire. I mbaj mend pothuej te gjitha detajet.
Nuk ndjej mall per at kohe. Ishte nji rruge qe duhej me u krye.
Me note kam dale ma mire se qe e kam marr me mend.
Kur me kujtohet ajo kohe e te mesmes, ndjej nji deshprim, meqe disa profesora nuk kan qene pedagoga,
nuk kan dit me spjegue si duhet.
 
Matura. Nje nder vitet me te bukura. 😍😍😍
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back