Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Matura, provimet me zgjedhje, rezultatet të premten

Në 9 lëndë të dhëna në provimet me zgjedhje, rezultatet më të mira janë arritur në lëndën e Sociologjisë

Edmond Lulja, drejtor i AVA-s është shprehur se ka përfunduar korrigjimi, ndërsa pas tri ditësh rezultatet shpallen në shkolla

ثshtë gjithçka gati. Dora e fundit i është dhënë ditën e djeshme, ndërsa ditën e premte, rezultatet për secilin maturant, në lëndët me zgjedhje, nuk do të vonojnë të shpallen në shkolla, brenda afatit të fundit të përcaktuar në udhëzimin e dalë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave. Burime zyrtare nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve, janë shprehur për gazetën “Shekulli” se aktualisht ka përfunduar procesi i korrigjimit të testeve, në të 9 lëndët me zgjedhje, të dhëna provim më datë 10 korrik. Nga dita e martë, AVA ka nisur procesin e informatizimit të të dhënave për secilin maturant.

Procedura do të zgjasë 3 ditë, për t’ia lënë më pas radhën shpërndarjes së listave me rezultatet për secilin maturant në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Më datë 25 korrik, shprehen zyrtarë të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve, rezultatet do të shpallen në shkolla, nga ku maturantët do të marrin informacionin e nevojshëm, mbi atë çka ata kanë dhënë në dy provimet e fundit, që mbyllin historinë e Maturës Shtetërore për vitin 2008. Shpallja e rezultateve në dy provimet e lëndëve me zgjedhje, do t’u krijojë mundësinë maturantëve që iu nënshtruan testimeve jo vetëm të njihen me rezultatet, por edhe të llogarisin saktësisht pikët që ata kanë mbledhur, për të marrë pjesë më tej në fazën e pranimeve universitare, në fillim të muajit shtator.

Në provimet me zgjedhje morën pjesë 32 mijë maturantë, nga të cilët, rreth 5 mijë i përkisnin kategorisë së maturantëve që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit mësimor 2007-2008, por që për arsye të vazhdimit të studimeve të larta, u duhej të jepnin dy provimet me zgjedhje. Profesor Edmond Lulja, drejtues i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve, është shprehur në një bisedë me gazetën “Shekulli” se rezultatet më të mira, sipas vëzhgimeve të para të kryera nga kjo agjenci, janë arritur në lëndën e Sociologjisë. “Ka një arsye në këtë mes. Ndoshta kjo ka të bëjë me vetë lëndën, e cila të krijon hapësirë për t’u shprehur më gjerë”,- ka pohuar profesor Lulja, duke shtuar se në lëndën e Sociologjisë kanë marrë nota të mira edhe nxënës të pesës. Rezultate të mira janë vënë re në lëndët ekzakte, ku në Fizikë ato janë cilësuar, sipas drejtuesit të AVA-s, deri diku të kënaqshme. “Aktualisht nuk mund të flas për të 9 lëndët, por ajo që di është se në lëndën e Fizikës, maturantët janë shprehur më mirë se në lëndët e tjera ekzakte”,- ka informuar kreu i AVA-s.

Drejtuesi i AVA-s nuk ka dhënë një shifër të saktë të maturantëve që nuk kanë arritur të kalojnë provën e 2 lëndëve me zgjedhje, por nuk ka mohuar faktin se ka të tillë. “ثshtë numër relativisht i pranueshëm për provime të tilla. Sigurisht që nuk është në nivelet e paraqitura, në dy provimet me detyrim të Maturës Shtetërore të zhvilluara në lëndët e Matematikës dhe Letërsisë, por gjithsesi mbetet një shifër që do të analizohet pas përfundimit të shpalljes së rezultateve”,- citon drejtuesi i AVA-s.

Përsa i përket numrit të maturantëve kopjacë, në provimet e lëndëve me zgjedhje, drejtuesi i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve është shprehur se do të jetë KOPOTED, Komisioni për Shqyrtimin e Testeve të Dyshuara për Kopjim, ai që do të thotë fjalën e fundit, lidhur mbi administrimin e provimit në mënyrë korrekte. Në dy provimet e para me detyrim, numri i referuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave si maturantë të dyshuar për kopjim ka qenë shumë i vogël, ndërkohë që nuk kanë munguar zërat se tolerimet nga ana e administratorëve kanë qenë të pranishme në të gjitha provimet e zhvilluara.


Shekulli​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back