Materializmi

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Materializmi
Materializmi - Përkufizime & Doktrina
Materializmi si koncept i referohet; preokupimit të thjeshtë për botën materiale, si e kundërvënë ndaj koncepteve mendore apo shpirtërore, ose teorisë se materia fizike është gjithçka që ekziston. Kjo teori nuk kufizohet thjesht në gjërat materiale. Ajo pretendon se gjithçka që ekziston në univers është materie (materiale), për të nënkuptuar se ato nuk ka ndonjë ekzistencë të mirëfilltë shpirtërore apo mendore. Materializmi gjithashtu mund t’i referohet një doktrine sipas së cilës suksesi dhe progresi material janë vlerat më të larta në jetë. Kjo doktrinë duket se është mbizotëruese në shoqërinë e sotshme perëndimore. Materializëm mundet gjithashtu ti referohet termit, materializëm kulturor.
Materializmi - Filozofitë dhe Botëkuptimet
Materializmi dhe teoritë e tij mund t’i gjurmojmë mbrapa në kohë deri tek poema “Natyra e gjërave”, shkruar në shekullin e parë para Krishtit nga Lukreti. Vepra të tjera përkufizuese përfshijnë “Sitemi i Natyrës” nga Paul d'Holbach, “Forca dhe materia” nga Ludwig Buchner dhe kërkimi më i afërt bërë nga Richard Vitzthum, “Një histori afirmuese dhe përkufizim” (1996).
Materializmi si filozofi mbahet nga ata që thonë se ekzistenca është e shpjegueshme vetëm duke marrë materien për bazë, pa llogaritur shpirtin apo ndërgjegjen. Individët që bazohen në këtë bindje e shohin universin si një paisje të madhe e mbajtur së bashku nga pjesë materie që funksionojnë sipas të ligjeve të natyrës. Meqë materializmi mohon të gjitha konceptet e Krijimit të Veçantë, ai mbështet në teorinë e evolucionit për të shpjeguar vetveten, duke bërë që besimet në materializëm dhe në evolucion të jenë të ndërvarura.
Pyetja e parë që ky botëkuptim do të na nxiste të bënim do ishte: "Nëse çdo gjë që ekziston është vetëm materie, nga erdhën ligjet e natyrës që e qeverisin atë?" Zbulime të reja shkencore në fushat e kompleksitetit biologjik, dizenjos kozmologjike, fizikës kuantike, dhe teorisë së informacionit, i vënë këto supozime materialiste në dyshim. Një sasi e madhe provash demonstron se universi dhe aspektet e tij materiale janë të lidhur nga një rrjet energjie, dizenjo dhe informacioni. Ne tani shohim shumë më tepër se materia, ne mund të shohim rezultatin e një krijimi me ndërgjegje.
Materializmi - اështje besimi
Materializmi, në nivelin e tij më të thjeshtë, përfshin fokusin mbi "gjërat" materiale në dallim nga ajo që është shpirtërore apo intelektuale në natyrë. Ne jetojmë në një botë që është e rrethuar dhe e përbërë nga materia. Si rrjedhim është e natyrshme, që ne mund të shpërqendrohemi nga ndjekja e shpirtërores apo intelektuales për shkak të pronave apo pasurive materiale, por këtu në mënyrë të shpeshtë ndodhin problemet. Ne mund të jemi të fiksuar nga një dëshirë për ti arritur ato, apo thjeshtë të frustruar nga nevoja për ti mbajtur ato.
Pyetjet që kjo sjellje do të na shkaktonte do ishin: "A janë me të vërtetë gjërat materiale më të rëndësishme se çdo gjë tjetër? A është suksesi material synimi më i lartë? Nëse gjërat janë ato që janë, për çfarë është jeta në fund të fundit? Pse jam këtu? Nëse jeta është vetëm për materializmin, përse duhet të pë-rpiqem të jetoj një jetë morale? Përse ka rëndësi si i trajtoj të tjerët apo se si jetoj, për sa kohë që kam atë që dua? Përse ka rëndësiçfarë unë besoj për origjinën e jetës?"
Në një gjyq të një gjykate për krimet, dënimi që vjen nga çdo juri kërkon prova tej hijes së çdo dyshimi. Teoritë e tashme të materializmit duken se janë të mjegulluara nga hije dhe dyshime. Ne nuk kishim nevojë të dilnim në përfundimin se duhet të dalim në një pikëpamje krejt të kundërt. Në fund të fundit, si C. S. Luis ka thënë, "Perëndia … e pëlqen materien. Ai e bëri atë." Përkundrazi merrni në konsi-deratë se si ajo që zgjedhim të besojmë ndikon në mënyrën se si jetojmë, pasi siç ka thënë dhe Luisi, "besime të ndryshme mbi universin çojnë në sjellje të ndryshme." اfarë ne besojmë duhet të jetë ose e vërtetë ose e rreme. Përpara se të vendosni përpozicionin që do të mbani, ju i detyroheni vetes të vazhdoni të kërkoni të vërtetën rreth jetës, vdekjes dhe universit.

Marre nga AllAboutGod.com Ministries
 
Titulli: Materializmi

Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit materia është primare, baza më e thellë e çdo gjëje që ekziston, kurse vetëdija apo ideja është sekondare. Materializmi filozofik nuk e mohon në përgjithësi idenë e as rëndësinë e saj, por vetëm ngulmon në faktin se materia është primare kurse vetëdija sekondare.
Primariteti i materies, dhe sekondariteti i idesë (vetëdijes) do të thotë se:
- së pari ka ekzistuar materia si realitet objektiv, kurse madje, në një fazë të caktuar është paraqitur vetëdija, mendimi, ideja.
- Materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se të paraqitet njeriu me vetëdijen e tij, ekziston dhe do të ekzistojë pavarsisht se ekziston apo jo vetëdija subjektive.
- Vetëdija nuk është gjë tjetër, sic thotë Lenini, veçse produkt i materies.
- Vetëdija, mendimi apo ideja janë në një mënyrë ose në një tjetër, pasqyrime të sakta të botës materiale dhe të proceseve, fenomeneve dhe të ligjësive të saj, dhe në fund.
- Përveç materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetëdijes dhe e formave të shumëllojshme të saj si pasqyrime të materies në lëvizje, askund nuk ka asgjë mbinatyrore dhe hyjnore.




5.1. Materializmi naiv

Materializmi naiv është forma e parë dhe më elementare e filozofisë materialiste që zuri fill në shoqërinë greke dhe romake. Filozofia e materializmit naiv grek e romak përmbante elemente mitike, fantastike e joshkencore, por megjithate në esencën e saj ishte filozofi kryesisht materialiste. Përfaqësues të materializmit naiv janë: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Herakliti, Parmenidi, Leukipi, Demokriti, epikuri në Greqi dhe Lukreci në Romë. Që të tre miletasit (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni) konfirmojnë se baza më e thellë dhe e parë e botës është materia dhe se çdo gjë zanafillën e ka në materie. Talesi thoshte se uji është parashkak i çdo gjëje. Anaksimandri thonte se baza e çdo gjëje është substanca e pafund (e pafukishme) të cilën ai e quajti Apejron. Anaksimeni si bazë të çdo gjëje dhe parashkak i botës thoshte se është ajri.
Një shkallë më të lartë të materializmit naiv e paraqiti Herakliti. Sipas tij, bota në esencën e saj më të thellë është një zjarr, pra një materie, që ekziston objektivisht. “Kjo botë, të cilën nuk e ka krijuar askush prej njerëzve dhe askush prej perëndive, ka qenë është dhe do të jetë një zjarr i gjallë, i amshueshëm, i cili me masë ndizet, me masë shuhet”. Herakliti, jo vetëm që e pranon primaritetin e materies, por kundron se kjo botë lëviz ndryshon dhe zhvillohet pareshtur në bazë të luftës së të kundërtave. Sipas tij, lëvizja, ndryshimi dhe zhvillimi janë të pandarë prej zjarrit dhe të pareshtur. “اdo gjë rrjedh, dhe në të njëjtin lum nuk mund të hyjmë dy herë”.
Demokriti - gjithashtu është materialist. Sipas tij, bazën e çdo gjëje e përbëjnë atomet. Atomet janë thërrmija të pandara, të padukshme dhe të pazhdukshme materiale, prej të cilave përbëhet çdo gjë në këtë botë. Atomet as nuk janë krijuar, as nuk vdiren, ato janë të amshueshme. E tërë bota përbëhet prej dy principeve materiale: prej atomeve të cilat janë “qenie” dhe prej hapësirës apo zbrazëtisë e cila paraqet ‘joqenien’. Kjo e fundit (zbrazëtia, hapsira) është kusht i domosdoshëm që atomet si qenie materiale të mund të lëvizin dhe të zhvillohen. Asgjë nuk mund të ekzistojë jasht atomeve dhe pavarsisht prej tyre. Shpirti nuk është i pavdekshëm. Për dallim nga Platoni, Demokriti thotë: Shpirti nuk është gjë tjetër veçse produkt i materies së veçantë, respektivisht kombinim i atomeve të lëmuara dhe të rrumbullakëta të cilat duke lëvizur me shpejtësi e mundësojnë shpirtin. Me shpartallimin e këtyre atomeve vdes edhe shpirti. Përfaqësuesi më i dalluar i materializmit naiv në Romën e vjetër ka qenë pa dyshim Tit Lukreci. Në vepren e tij “Mbi natyrën e sendeve” Lukreci dha një goditje të rëndë dhe bindëse fesë dhe idealizmit. Lukreci thotë se: Unë do të flas për ligjet madhështore në të cilat janë mbështetur qiell e hyri dhe për atomet, se si vetë natyra krijon e rrit dhe ushqen çdo gjë e si ajo e shkatërron sërish. Atomet në trajtimin e subjektit, ‘materie’ do t’i quajmë “trupa shkajmues” ‘farë të çdo qenie’ bile do t’i quajm ‘trupa të parë’ sepse çdo gjë përbëhet prej elementesh të tilla primordiale… Këtej pra rrjedh se përveç materies dhe zbrazëtirës apo hapsirës nuk ekziston askund natyrë e tretë. Materializmi naiv antik është hap i parë në të shikuarit e botës me sy njerëzor, shpjegimi i parë i botës, kryesisht në bazë të arsyes.





5.2. Materializmi metafizik

Fillet e materializmit metafizik i gjejmë në Greqinë e vjetër. Parmenidi dhe Zenoni e shtjelluan një filozofi tipike materiliste metafizike. Parmenidi kundron se bota është qenie materiale dhe se jasht kësaj nuk ka asgjë. Qenia – thot Parmenidi – nuk është krijuar dhe nuk mund të vdiret, sepse sikur të ishte krijuar, do të duhej të ishte krijuar prej diçkafit të kundërt me qenien, pra prej joqenies, kurse kjo e fundit nuk ekziston, nuk mund të vdiret, sepse sikur të mund të vdirej, atëherë do të mund të shndërrohej në diçka të kundërt me qenien, pra në joqenie, kurse kjo nuk ekziston.
Zenoni tentoi që me anë të “aporive” ta argumentojë pamundësinë që me mendje ta kuptojmë dhe ta shprehim lëvizjen dhe zhvillimin e gjësendeve. Zenoni e hetoi drejt karakterin e kundërthënshëm të lëvizjes dhe të zhvillimit, por e kundroi gabimisht kundërthënshmërinë si indikatorë të gënjeshtrës. Zenoni nuk qe në gjendje ta shpjegojë racionalisht raportin midis kufishmërisë dhe pakufishmërisë, kontinuitetit të kohës dhe hapsirës, të ndijes dhe të mendjes, të lëvizjes dhe të qetësisë etj.
Materializmi metafizik lulëzoi dhe dominoi kryesisht gjatë shekullit XVI, XVII, XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit XIX. Përfaqësuesit më të njohur janë: Spinoza, Hobsi, Bekoni, Lametri, Holbahu, Helveciusi, Fojerbahu etj.
Sajimin e materializmit metafizik e kanë kushtëzuar shumë rrethana gnoseologjike dhe historike – shoqërore, ndër të cilat më të rëndësishme janë:
- Procesi i konstituimit të shkencave të veçanta si nevojë e shoqërisë së re borgjeze,
- tentativa që mekanika e më vonë edhe shkencat e tjera (fiziologjia, biologjia, medicina etj.) të aplikohen edhe në sferat e tjera të njëmendësisë – në histori dhe filozofi – të cilat karakterizohen me ligjshmëritë e tyre specifike, dhe
- Synimet atëbotë moderne kah kurdisja spekulative e sistemeve të mbyllura filozofike.
Me fillimin e sajimit të raporteve të reja shoqërore zuri fill edhe procesi i shkoqitjes së shkencave të veçanta nga gjiri i filozofisë, në kuadrin e së cilës ekzistonin deri atëherë. Sejcila shkencë e veçantë zuri t’i trajtojë ligjshmëritë e veçanta të një sfere: matematika – ligjet e raporteve numerike, gjeometria - marrëdhëniet e trajtave hapsinore, biologjia – qeniet e gjalla, fiziologjia e anatomia - funksionimin e organizmave dhe veçanërisht atë të njeriut, astronomia - ligjet e lëvizjes së trupave qiellore etj. Materializmi metafizik i cili e kundron botën si shumë e sendeve, e proceseve dhe raporteve të izoluara, është një anticipim dhe refleks edhe i raporteve të reja shoqërore borgjeze, ku njerëzit si individ janë ndër veti të izoluar. Materializmi metafizik i ka kryesisht këto forma të veçanta: materializmin metafizik spekulativ, materializmin metafizik mekanicist, dhe materializmin metafizik vulgar.

5.3. Materializmi dialektik

Materializmi dialektik i Marksit dhe Engelsit është forma dhe domeni më i lartë i filozofisë materialiste. Ai në vete përmban tërë begatitë e rezultateve progresive të praktikës sociale dhe të shkencave, të cilat mendimi njerëzor i ka realizuar deri në ditët e sotme. Materializmi dialektik si doktrinë për ligjet më të përgjithshme të lëvizjes dhe të zhvillimit të natyrës, shoqërisë njerëzore dhe të mendjes paraqet bazën e përgjithshme dhe fundamentale teorike e metodologjike të marksizmit si teori e revolucionit socialist, përkatësisht të kalimit nga shoqëria me klasa në shoqëri pa klasa. Materializmi dialektik është një materializëm i përkryer jo në kuptimin e përfunduar, por në kuptimin e mishërimit organik të materializmit me dialektikën dhe anasjelltas – të dialektikës me materializmin. Përveç asaj se është unitet i materializmit dhe i dialektikës, materializmi dialektik paraqet një hap të madh të zgjerimit të tij në sferën e historisë, të shoqërisë, njeriut e njohjes së tij. Pikërisht për arsye se është njëkohësisht materializëm dhe dialektikë, atij i shkoi për dore që ta shpjegojë në mënyrë të drejtë materialiste jo vetëm natyrën, jo vetëm materiet dhe sendet e proceset materiale, por edhe atë sferë të njëmendësisë, e cila, me gjithë hamendjet gjeniale, aty-këtu mbeti e panjohur dhe e pashpjegueshme për mendimin njerëzor deri te Marksi dhe Engelsi – sferën e njeriut, të shoqërisë dhe të historisë. Sipas Marksit dhe Engelsit, qenia shoqërore, respektivisht procesi i njëmendët i jetës së njeriut e determinon vetëdijen shoqërore. Kështu zuri fill materializmi historik, respektivisht dialektika materialiste për njeriun, shoqërinë dhe historinë. Në filozofinë jomarksiste – qoftë materialiste apo idealiste – teoria dhe praktika mbetën prore dy botëra ndër vete të ndara në mënyrë të pakapërcyeshme. Në filozofinë marksiste, teoria dhe praktika, nuk janë më të ndara. Materializmi dialektik nuk është vetëm shpjegim i drejtë i botës, por edhe kërkesë që bota të ndryshohet praktikisht në të mirë të njeriut dhe të njerëzisë, kërkesë që ajo të humanizohet. Sipas materializmit dialektik, historia dhe praktika nuk janë dy sfera të ndara, por dy anë ndër vete të gërshetuara në mënyrë dialektike të një procesi unik të të njohurit – të ndryshuarit të botës. Materializmi dialektik është pikpamje botëkuptimore e klasës punëtore si klasë deri në fund revolucionare, e aftë dhe e gatshme që t’i mposhtë të gjitha format e robërimit dhe të dehumanizmit të njeriut. Pra karakteri humanist dhe revolucionar i materializmit dialektik, konsiston në faktin se ai është i lidhur me interesat e klasës puntore, synimet historike e sociale, të cilat janë krijimi i shoqërisë pa klasa, për barabarsi, shoqëri që njeriut i ofron mundësinë reale për zhvillimin e tij të gjithanshëm.
 
Titulli: Materializmi

Materializmi eshte doktrine sipas se ciles nuk ekziston tjeter substance pervec materies, dhe gjithcka duke perfshire aty te menduarit, vullneti, mendjen apo ndjenjat mund te shpjegohen permes substances dhe fenomeneve fizike, dhe njekohesisht materializmi i kundervihet spiritualizmit sipas se cilit shpirti perben substancen e cdo realiteti.

Materializmi studjon natyren e realitetit apo te qenieve, ndersa doktrina e idealizmit studjon bazat e njohjes.

Materializmi ne pergjithesi hedh poshte ekzistencen e shpirtit, te botes se pertejme, te Zotit duke e konsideruar ate si nje "te dhene sekondare, te dyte" qofte kur e redukton ne fakt te thjeshte material, qofte kur e mohon ate si realitet dhe sheh tek ai nje lloj iluzioni (nje "epifenomen"), ashtu edhe kur e shpjegon gjenezen e tij duke u nisur nga materia.

Materializmi refuzon te njohe specifiken e psikikes (ai e lidh p.sh.zbulimin spiritual te nje ideje me nje reaksion fiziko-kimik qe ndodh ne tru ) dhe e konsideron njohjen e njeriut si nje vazhdim te thjeshte te njohjes se natyres. Por ai s'pranon asnje lloj nderhyrje "racionale" te realiteteve shpirterore dhe humane.

Kam lexuar diku nje thenie kuptimplote ku shkruhej se:
"Jemi njerez ne kete bote, nuk jemi njerez te kesaj bote."
-Saint Paul.
Un personalisht nuk e konsideroj veten materialist.

(Me thjesht) Materializmi eshte nje teori sipas te ciles mireqenia fizike dhe zoterimet materiale te kesaj bote prej njeriut, justifikojne apo perbejne "te miren" me te skajshme per njeriun dhe njekohesisht vleresimin me te larte ne jeten e njeriut.
Ose materializmi vlereson pertej te konsiderueshmes ceshtje qe kane te bejne me vleren qe posedojne zoterimi i te mirave materiale, te cilen un do e shifja si nje jete artificiale sesa perjetimin e nje realiteti.

Persa i perket Idealizmit"
Idealizmi eshte praktika e te vezhguarit te fenomeneve ne nje forme ideale
Ose idealizmi eshte ndjekja me besnikeri e idealeve per jeten prej dikujt.
Trajtimi me idealizem i nje subjekti ne letersi apo art me syrin idealist perben Idealizmin
Ndersa ne filozofi idealizmi njihet si teoria sipas se ciles objekti i perceptuar se jashtmi, ne vetvete apo menyra se si eshte perceptuar nga radari i ndergjegjes perben ate cka ka te beje me idete apo konsiston ne harkun e ideve.
Idealizmi eshte doktrina sipas te ciles idete, jane e vetmja forme qe perbejne realitetin, i japin te vetmin kuptim te posacem realitetit.

Njeru nga natyra eshte i prirur ti kushtoje rendesi te vecante interesave materiale, por natyra, jeta nuk eshte e perbere vec prej tyre, ka akoma me teper....
Ne pergjithesi (sidomos sot) njeriu i perkushtohet besnikerisht natyres materiale pasi jeta experienca i ka mesuar atij se per te mbijetuar ne kete bote materializmi eshte e vetmja rruge e shkurter...
I thone nje fjale rruga e shkurter te nxjerr me gjate...
Njeriu duke vleresuar dhe predikuar vleren materialistike, anashkalon ose me mire te them neglizhon dhe njekohesisht "vret pabesisht" kohen e kufizuar qe ka ne dispozicion, per vete faktin se jeta perbehet shume me teper sesa kenaqesia apo joshja qe vijne si rezultat i posedimit te vlerave materiale.
Jeta eshte nje labirint e cila merr kuptim vetem atehere kur njeriu arrin te perceptoje realitetin ne formen qe duhet te marre sipas te ciles te gjithe njerezit te kene mundesi te barabarta per egzistence dhe jo ndarje arbitrare dhe me baza materialistike.
Dikush do te mendonte se idealizmit i ka vdek nena prej kohesh, por ate e shprehin vetem materialistet te cilet e shofin me te lehte te shtypin te tjeret sesa te sherbejne me te njejten gatishmeri si nje idealist.
Me te vertet eshte per te erdhur keq, gjendja ne te cilen ndodhet bota sot.
Materializmi eshte duke shkurtuar ditet e kesaj bote.
Materializmi synon te "ndertoje" nje shoqeri te tille ne te cilen me i forti mbijeton ndersa ai i dobti vdes pa pik meshire.

Besimi tek ndjekja e idealeve perben cilesine e te besuarit se idealet duhet te ndiqen.
(Marr diku)
 
Titulli: Materializmi

Materializmi i thene ndryshe eshte kapja pas cdo sendi apo qenie,,kur arrin ta kesh eshte njesoj sikur nuk e ke (ate qe deshron)

Demton anen themelore te nje qenie (memorjen universale ose shpirtin arkaik) dhe krijon personalitete multiple duke humbur ne iluzione pa fund!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top