Mashtruesi që e bëri 20-vjeçaren t’i përgjërohej tek 'E Diela'

AnGeLiC

VIP
V.I.P
8644400aa7af7d4c2f1592a3d3fc11af.jpg
Sot një grua e quajtur Lumturie Kodra akuzoi publikisht shkrimtarin Amedeo Baçi se e kishte mashtruar duke e bërë për vete dhe i kishte zhvatur 15 mijë euro (lexo këtu).

Lumturie tha se ai përdorte të njëjtën skemë njëkohësisht edhe me gra të tjera, të cilat i bënte për vete, i çonte në hotele dhe u zhvaste para. Gjithashtu, Lumturie përmendi edhe se ai kishte marrëdhënie me një 20-vjeçare të cilën “e mban si grua, edhe pse është në moshën e vajzës së tij.”

E në fakt, Amedeo ka një vajzë në të 20-at nga një martesë e mëparshme, pasi ka më shumë se 10 vjet i divorcuar.

Në 2015-ën, 20-vjeçarja Edona Paloka iu drejtua “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”, sepse kishte rënë në dashuri me shkrimtarin, me të cilin punonte si korrektore letrare. Me të hyrë në studio, Amedeo i pyetur nëse ia merrte mendja kush mund të ishte pas murit, tha se “në pamje të parë ky mur duket shumë i papenetrueshëm, por përfytyrimi i shkrimtarit shkon përtej tij.”

Megjithatë, kur pa se ishte Edona, vajza me të cilën punonte për redaktimin e librave, ai tha se nuk e priste.

Studentja, shumë e emocionuar, nisi t’i shprehte ndjenjat pa mundur të artikulohej shumë qartësisht. Ajo u shpreh se është hera e parë që ia shpreh ndjenjat dhe i kërkoi ta priste derisa të mbaronte shkollën, duke i konsideruar vitet deri në përfundim të universitetit si një provë për veten e saj, gjatë të cilave do t’ia vërtetonte Amedeos dashurinë që ndiente për të.

“Ndoshta nuk është çasti i duhur por unë, siç ti e di, jam akoma një studente, jam e re dhe kam një jetë përpara, por ajo që kërkoj është që këto vitet e mia universitare të jemi si unë, edhe ti, në një provë për këtë dashuri që ka lindur, ekziston, por në fund të viteve të mia universitare të ta vërtetoj më mirë, të të jap një provë të qartë për dashurinë time. Jo thjesht fjalë, por një premtim, një provë gjatë këtyre viteve universitare. Pas kësaj prove, marrëdhënia jonë të marrë një emër.”

“Dua që pas kësaj periudhe ti të më lësh të hapur një dritë që të mund të ma ndriçojë rrugën drejt teje.”, dhe pasi ai nuk po reagonte, shtoi: “Ose në të kundërtën...”

Amedeo fillimisht heshti, pastaj pyeti Arditin nëse do të duhej ta jepte përgjigjen aty. Pasi Arditi i tha se duhej t’i përgjigjej Edonës, ai nisi të fliste me terma letraro-filozofikë përse nuk ishte i bindur për dashurinë ndaj saj.
f3cf6db26a6a4c7596e958de1e3f1386.jpg

“Këtu ka një lloj konflikti mes moshës së saj të re dhe thellësisë së pasionit. Këtë duel gjithmonë e ka fituar ndjenja. Mosha ndikon, por ndjenja është përcaktuese. Kjo është çështja në parim. Kurse në rastin konkret janë disa barriera penguese, jo të pakapërcyeshme, por që e vështirësojnë çështjen.”

Arditi e ndërpreu për të marrë një përgjigje konkrete, nëse kishte ndjenjë apo jo për Edonën. Amedeo u përgjigj:

“Në mënyrë kaq solemne dhe deklamative sa sot, unë nuk e prisja. Por përmes gjesteve unë e kam kuptuar se ajo e ka një thellësi ndjenje të tillë që e bën dashurinë e saj të besueshme.”

Arditit iu desh të këmbëngulte përsëri: “Po ju, ju vetë?”

“Unë kam patur një dashuri të madhe e cila ka krijuar një peng që nuk më ka lënë të ridashurohem. Kurse ky nuk është një rast analog, por është shumë afër kësaj.”

Përsëri ndërhyri Arditi, për ta ri-pyetur nëse ka apo një ndjenjë për Edonën 20-vjeçare. Përsëri përgjigja e Amedeos ishte filozofikisht e pakuptueshme.

“Po, unë mendoj se nëse ndjenja ime do të maturohet, do të përplotësohet, se ka nevojë të përplotësohet njëçikë më shumë, premisat janë. Se unë ua them se në moshën e kësaj, 20 vjeçe, unë nuk kam parë një vajzë më të përkryer se Edona Paloka. Ka cilësi karakteriale, padyshim paraqitje, është nxënëse e shkëlqyer, dhe i ka të gjitha rekuizitat e mira për të krijuar një terren pre-sentimental. Para se të hyjë tek dashuria e madhe, tek ai tempulli i madh i dashurisë, unë them se ajo dhomëza e bukur, ajo dashuriza, unë them se është e besueshme.”

navigo al
 

Attachments

  • 8644400aa7af7d4c2f1592a3d3fc11af.jpg
    8644400aa7af7d4c2f1592a3d3fc11af.jpg
    31.9 KB · Shikime: 0
C"te thuash,tani se te mashtron tjetri ska cte ben bota.
Jepi duart e shiko jeten tende.
E dyta kopuku ne fjale idiot i pa-permbushur.
 
Ne fakt une kete punen e mashtruesit se kuptova fort pasi vajza 20 vjecare vec sa e ka propozuar shkrimtarin Amedeo Baçi ne emision...

Kishte edhe video por se merrja dot...
 
Sillni tema e nuk dini c'postoni

po ta lexosh me kujdes thote nje emer aty..Znj Lumturie , qe eshte edhe denoncuesja. Vajza e ka emrin Edona dhe gazeta qe e ka publikuar ka marre nje lajm te shkuar kohe me pare dhe e ka lidhur me rastin per te kuptuar ata qe lexojne se per ke behet fjale.

Sot një grua e quajtur Lumturie Kodra akuzoi publikisht shkrimtarin Amedeo Baçi se e kishte mashtruar duke e bërë për vete dhe i kishte zhvatur 15 mijë euro (lexo këtu).

Lumturie tha se ai përdorte të njëjtën skemë njëkohësisht edhe me gra të tjera, të cilat i bënte për vete, i çonte në hotele dhe u zhvaste para. Gjithashtu, Lumturie përmendi edhe se ai kishte marrëdhënie me një 20-vjeçare të cilën “e mban si grua, edhe pse është në moshën e vajzës së tij.”



Pjesa tjeter eshte histori me vehte por qe lidhet me te paditurin ...
 
E c'perzihen njera me tjetren?

Lajmin se e lexova e s'po lidhja dot njerin tregim me tjetrin kete s'po kuptoja!

Por gjithsesi nese s'beni gje prej gjeje ne mbarevajtjen e ketij forumi,mos u beni pengese te pakten ne kontributin qe japin anetaret e tjere te ketij webi...!

Shendene!
 
C'lidhje ka mbarevajtja me ate cfare poston?
Je moderatore moj danay...pike e zeze!
Perpara se te sjellesh nje info lexoje ..kte te keshillova.

Te thuash faleminderit te kane mesuar, meqe te sqarova mbi dicka te sjelle nga ti?!
Apo te kane mesuar te besh te indinjuaren pa lidhje edhe kur nuk eshte e nevojshme!!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top