Mashtrimi: Thanë është gur nga Hëna, doli dërrasë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Amsterdam – Në Muzeun Kombëtar të Holandës doli se ‘Guri i gjetur në Hënë’ ishte vetëm një copë dërrase e gurëzuar.
Guri hënor i rremë i ishte dhuruar kryeministrit holandez nga astronautët e Apollo 11 gjatë një vizite në Holandë. Pasi iu bë një studim shkencor, ‘guri hënor’ rezultoi se ishte një copë trungu peme i ashpërsuar me formë guri.

Autoritetet e Muzeut Kombëtar deklaruan se ata ishin habitur atëherë kur një gjetje e tillë aq e rëndësishme nga Apollo 11 i ishte dhuruar Holandës.

Guri hënor ishte midis sendeve më me vlerë në Muzeun Kombëtar të Holandës. Zëdhënësi i këtij muzeu Xandra van Gelder, tha se megjithëse i rremë, ‘guri’ do të ruhej dhe se do të kërkoheshin përgjigje për disa pyetje.

Guri hënor ‘i gjetur’ në 1969 nga austronautët e Apollo 11, iu dha Kryeministrit holandez William Dreesman si dhuratë personale nga Ambasadori Amerikan i asaj kohe. Pas vdekjes së kryeministrit holandez në 1988, “guri hënor” i kaloi Muzeut Kombëtar.
 

Attachments

  • gjoja_gur_henor1.jpg
    gjoja_gur_henor1.jpg
    5.5 KB · Shikime: 6

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top