ShkodranNe
Dwell in possibility
Shpesh themi që meshkujt "për një moment bëhen budallenj" kur e shohin një femër shumë të bukur. Duket që tani ka edhe mbështetje shkencore për këtë.
Hulumtimet e reja tregojnë që madje edhe vetëm përmendja e emrit të femrës mund të ndikojë përkohësisht në punën e trurit të mashkullit.
Universiteti holandez Radboud ka kryer testet në 90 heteroseksualë të rinj meshkuj dhe femra. Detyra ka qenë që të lexojnë me zë fjalë të shkurtra nga goja e hulumtuesve. Kur u është kërkuar, ta bëjnë këtë në prani të femrave, meshkujt e kryenin detyrën më dobët.
Nga ana tjetër, kur kjo provë është bërë me femrat nuk ka pasur asnjë dallim. Udhëheqësi i hulumtimit, psikologu Johan Karremans thotë se "vetëm përmendja e femrave ishte e mjaftueshme për të reduktuar aftësitë konjutive të meshkujve".
Po ky kërkues në vitin 2009 ka kryer hulumtimin nga i cili doli përfundimi se mashkulli përballë një femre vuan nga "budallallëku" i përkohshëm. Shkencëtarët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri, e as edhe për dallimin e dukshëm në mes reagimit të femrës dhe mashkullit kur përmendet gjinia e kundërt.
Ekziston teoria e cila thotë kështu: femrat për të tërhequr vëmendjen e gjinisë së kundërt mbështeten para së gjithash në pamje ndërsa meshkujt mbështeten në karakter dhe inteligjencë, prandaj sjellja e tyre në situatat e tilla përjeton ndryshime më të mëdha.
Megjithatë, duhet theksuar që mosha mesatare e të anketuarve ishte 21 vjeç, çka jep shpresë që meshkujt me kalimin e kohës do të sillen më me maturi.//albeu.com//