Masakrimi i kryeqytetit

Kresha

A pretty face can never trick me
126953595_2847876965456082_4304308565093864553_o.jpg


Masakrimi i kryeqytetit
Fotoja që shikoni i takon gjysmës së dytë të viteve ’30 dhe është edituar si kartolinë nga firma “Venus”. Është e pabesueshme të mendosh që të gjitha godinat që shikoni këtu janë shëmbur! Asnjë tërmet dhe asnjë luftë nuk mund ta bënte një gjë të tillë, përveçse barbarët. Mjaft prej tyre duhet të ishin monumente kulture sot, aq më tepër se shumë godina ishin qindravjeçare. Dhe nuk u ndërtua asgjë më e bukur apo më e arrirë! Por le të fillojmë me radhë:
1. Bulevardi “Zog I”. U ndërtua në vitet 1930-31, si pjesa e parë e aksit Veri-Jug. Ka fotografi më të bukura nga ky bulevard madhështor, por kam zgjedhur këtë sepse është më e plotë. Bulevardi është shkurtuar dy herë, duke prishur trotuarin e mesit: a) radhën e parë më 1980, kur u shemb Bashkia, u ndërtua “Muzeu” dhe zmadhua sheshi; b) radhën e dytë më 2017, (segmenti mes Muzeut dhe hotel “Tiranës”) kur sheshi “Skënderbej” mori formën që ka sot.
2. Rruga e “Dibrës” duket shumë pak këtu, por gjithsesi na mjafton drejtimi për të pasur një perceptim më të saktë për vendndodhjen e ndërtesave.
3. Bashkia. U inagurua më 1 shtator 1931 dhe pa dyshim ishte godina më e bukur në Tiranë. Ajo ishte ndërtesa kryesore në sheshin “Skënderbej” dhe u ndërtua aty ku “pritej” bulevardi “Zog I” me rrugën e “Durrësit”. Një pozicion i mirëmenduar dhe i shkëlqyer: Faqja lindore shihte në bulevardin “Zog I” dhe jugorja nga rruga e “Durrësit”; pjesa ballore ku ishte edhe ballkoni shikonte në sheshin “Skenderbej”. Siç dihet, Bashkinë e hodhën në erë më 1980. Vendi aty është pjesë e sheshit të deformuar “Skënderbej”.
4. Tabakhana. Ishte ndërtuar rreth vitit 1800 kur regjja e lëkurëve ishte në lulëzim të plotë. Kur kjo zeje ra dhe ndërtesa nuk kishte më këtë funksion, Tabakhana nuk u prish, por u përdor për dyqane dhe magaza. Në vitet ’70 të shekullit të kaluar ajo ka qenë pastiçeri. Ishte një ndërtesë shumë interesante me një lulishte të vogël përpara. U shemb përpara Bashkisë.
5. Hotel “London”. Përgjatë socializmit e quajtën hotel “Çajupi”. Pikërisht aty u ndërtua dhe është sot Muzeu Kombëtar, që sigurisht zë një sipërfaqe më të madhe se të hotelit të dikurshëm. E shembën!
6. Hotel “Berlin”. Përballë “Londonit” qëndronte hotel “Berlini”. Këtu nuk duket mirë, por në foto të tjera shihet qartë se ishte një hotel dinjitoz, me kafe në katin e parë dhe me tavolina në trotuar. E shembën bashkë me kishën për të cilën do të flasim më poshtë.
7. Kisha e “Ungjillizimit”. Kisha ortodokse e “Ungjillizimit” ishte ndërtuar në vitin 1874. Këtu dallohen këmbanarja e madhe dhe ajo e vogla, (të cilat i kam shënuar të dyja.) Rreth vitit 1970, e shembën kishën së bashku me “Berlinin”, për ndërtimin e hotel “Tiranës”.
8. Të gjitha ndërtesat që shihen djathas poshtë ishin pjesë e “Pazarit të Vjetër”, 400-vjeçar. Një pasuri e madhe e Tiranës. Në vitin 1959, barbarët e shembën “Pazarin e Vjetër” për ndërtimin e “Pallatit të Kulturës”.
I shembën të tëra! Një masakër e vërtetë mbi trashëgiminë e Tiranës!

Burimi: //fb
 
Jo vetem Tirana por edhe Durresi eshte masakruar, eshte shperfytyruar, fatkeqesisht ne nje qytet bregdetar mbizoteron betoni.
Nderkohe qe nje zhvillim gradual ne perputhje dhe harmoni me naturen, kulturen, historine ka qene dhe eshte i mundur jo vetem ne Tr e Dr por ne gjithe Shqiperine.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top