Masakra në Florida, Trump konsideron idenë e armatimit të mësuesve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Masakra në Florida, Trump konsideron idenë e armatimit të mësuesve

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me studentë të mbijetuar nga sulmi në shkollën në Parkland, duket i gatshëm për të konsideruar idenë që mësuesit, në fuknskion të një ligji, të mund të mbajnë armë. “Do ta analizojmë me kujdes, – ka thënë Trump. – E kuptoj që është një hipotezë kontroverse, jemi këtu për të dëgjuar”.

niko-1-2.jpg


Qindra nxënës të shkollës së mesme “Marjory Stoneman Douglas” të Parkland-it, u mblodhën të mërkurën në kryeqytetin e Floridës, Tallahasi, për të ushtruar presion ndaj ligjvënësve për miratimin e ligjeve më të ashpra për kontrollin e armëve. Tubimi vjen vetëm një javë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse në shkollat amerikane.

Një person i armatosur vrau 17 vetë në shkollën e Parklandit, duke shkaktuar një valë protestash të nxënësve jo vetëm në Tallahasi. Mësuesit dhe ligjvënësi i shtetit të Floridës demokrati Sean Shaë iu bashkuan nxënësve në kryeqytet.

“Ne patëm një shans për të bërë diçka dhe nuk e bëmë”, tha ligjvënësi demokrat lidhur me një votim të Dhomës së ulët legjislative të shtetit të Floridës, që nuk morri parasysh një projekt-ligj që kërkonte ndalimin e shitjes së armëve sulmuese. “Kjo është arsyeja pse ju jeni këtu. Shkoni dhe të kërkoni të veprohet! Kjo është për ju, kjo nuk është për ne”, tha ai.

Ngjarja e pak ditëve më parë, ka ngjallur gjithashtu një valë tubimesh në qytete të ndryshme të Floridës, por edhe në shtete të tjera, në një përpjekje për të detyruar udhëheqësit vendorë dhe kombëtarë të marrin masa për të parandaluar sulme të tilla.

Sipas policisë, i dyshuari për të shtënat Nikolas Cruz ka pranuar se ka vrarë 14 nxënës dhe tre të rritur në shkollën e mesme nga e cila ishte dëbuar një vit më parë. Ai pati mundësi të blinte një pushkë AR-15 edhe pasi ndaj tij ishte kryer një kontroll mbi të shkuarën.


(gazeta-Shqip.com)
 
mepara skisha frike nga asgjë, tani kam filluar te mendoj ndryshe..... asgje nuk eshte me e pamundur.
 
Qysh nuk doli nje i krisur, qe te ja fusi k'tij Trapit.... :nerv:
 
Arsyeja kryesore pse amerikanet jane pro mbajtjes se armeve eshte qe te mos abuzohen dot nga sistemi. Demokraci e detyrueshme dmth. Imagjino te revoltohet populli i armatosur. Nuk i mban dot te shtypur. Kane dhe precedent per kete fenomen prandaj nuk i leshojne me armet.
 
Shum e vertet kjo qe thua, edhe mjaft e njohur.... Ata skan mendje ti hjekun ato nga dora, sikur e kan diq te pazakontë per ta larguar...
 
Back
Top