Masakër në Meksikë, policia gjen 15 trupa të gjymtuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
masakra-300x225.jpg


Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Meksikë ku rreth 15 trupa të gjymtuar janë gjetur nga policia në dy makina në shtetin perëndimor të Jaliscos. Një shënim kërcënues i lënë nga autorët i përshkruante trupat si viktima të një vrasje kriminale ndërsa prokurori i shtetit të Jalisos, Tomas Coronado u shpreh për mediat se nuk e përjashton mundësinë e gjetjes së viktimave të tjera. Ai tha se ishin gjetur 15 koka , por duke gjykuar nga numri i pjesëve të tjera të trupit, numri i të vdekurve mund të jetë më i madh.
Ky rajoni ka parë kohët e fundit një rritje të dhunës, pasi karteli i drogës Zetas po përpiqet të marrë kontrollin e zonës nga rivalët e tij, karteli i Sinaloas.Që nga koha kur Presidenti Felipe Kalderon erdhi në pushtet në vitin 2006 rreth 50.000 njerëz kanë vdekur për shkak të dhunës që lidhet me trafikimin e drogës .
B:al,abserver
 
Back
Top