Masakër në Amerikë, 7 të vrarë në tempullin e fesë Sikh

Love

βeℓℓe â๓e
Agresori ka vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Dyshohet se ka qenë veteran i ushtrisë amerikane

ushtria.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tronditen nga një tjetër masakër. 7 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e breshërive të armëve në një tempull të fesë Sikh në Oak Creek pranë Milwaukee, Wisconsin.
Mbetet ende për t’u sqaruar dinamika e sulmit, që sipas të dhënave të para të policisë është vepër e një personi të vetëm, i cili ka mbetur i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agjentët e policisë.

“Oficerët tanë mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan viktimat dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me personin që qëllonte. Dyshohet se autori është një veteran me një eksperiencë 20-vjeçare në ushtri”,-thotë kreu i policisë lokale. Disa dëshmitarë në vendngjarje folën për më tepër se një agresor, por ky variant nuk është mbështetur nga policia.
“Disa njerëz erdhën dhe filluan të hapin zjarr. Fëmijët ishin të parët që bërtitën. Më pas, gratë rrëmbyen fëmijët dhe u fshehën pas dollapëve”,-rrëfen njëri prej tyre.

Sipas policisë, bëhet fjalë thjesht për perspektiva të ndryshme shikimi, për shkak të konfuzionit dhe shpejtësisë me të cilën lëvizte agresori që përshkruhet rreth të 30-ve e i armatosur me dy pistoleta. Hetuesit po e trajtojnë incidentin si një akt terrorizmi të brendshëm.

Presidenti amerikan, Barack Obama menjëherë pas tragjedisë u shpreh i pikëlluar për ngjarjen e theksoi solidaritetin me komunitetin Sikh në vend. Sikhismi është një fe monoteiste e themeluar më tepër se 5 shekuj më parë në Azinë e Jugut.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top