Masa disiplinore ndaj dy oficerëve të lartë izraelit

Kresha

A pretty face can never trick me
Ishte bërë e ditur që Izraeli gjatë sulmeve të para një viti kishte përdorur bomba me fosfor të bardhë.

Merren masa disiplinore ndaj dy oficerëve të lartë izraelit që miratuan përdorimin e fosforit të bardhë gjatë sulmeve të vitit të kaluar në Gazë.

Sipas lajmit të gazetës Haaretz hetimet ushtarake vendosën që komandanti i ushtrisë izraelite për Gazën dhe një komandanti i brigadës kanë rrezikuar jetën e njerëzve duke përdorur municion jashtëzakonisht djegës ndaj një godine ku ishte e vendosur një organizatë humanitare e OKB-së.

Ndërsa në lajm nuk bëhet e ditur se çfarë dënimi iu është shqiptuar oficerëve.

Në sulmet e Izraelit ishin dëmtuar depoja e ushqimit e misionit të OKB për ndihma palestinezëve në Gazë, qendra e trajnimit dhe shkollat.

Krimet që kreu Izraeli gjatë sulmeve kanë zënë vend në raportin e Goldstone-it të përgatitur për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB.

Në raport, Izraeli akuzohej për krime lufte dhe për sulmet e kryera ndaj civilëve të pafajshëm.

Në raport ku bëhet e ditur se Izraeli me përdorimin e forcës joproporcionale ndaj civilëve, bombardimin e godinave dhe infrastrukturës së qeverisë, përdorimin e bombave me fosfor të bardhë, lëshimin e raketave, përdorimin e civilëve si mburojë e gjallë, ka kryer "krime lufte" në Gazë./trt/
 
Back
Top